Kosovari Arifaj, polici Gjin Bushgjokaj më ofroi ndihmë në autostradë, Dr. e Policisë: Faleminderit Gjin!!!

Nga Pirusti News

Adnan Arifi, shtetas i Kosovës ka pësuar një incident në automjetin e tij, teksa udhëtonte përmes Mirditës në drejtim të bregdetit shqiptar. Gjatë rrugëtimit, ndoshta nga temperaturat e larta, automjetit të tij i është çarë njëra prej gomave duke stopuar lëvizjen e mëtejshme. I ndodhur në situatë në vështirë pasi në automjet kishte dhe familjen e tij, pozicionuar në korsinë e emergjencave ai ka pritur se mos ndonjë bashkëqytetar i tij nga Kosova, do të ndalohej për ta ndihmuar.

Në fakt pasi ka pritur disi, në anën tjetër të rrugës është ndaluar një patrullë policie  e njësisë së sigurisë së autostradës, polici i sëcilës ka kërkuar spjegime mbi arsyen e ndalimit. Pasi polici është njohur me situatën ka ndërhyrë menjëherë për ta transportuar në pikën më të afërt të serivisit. Por ajo çfar i ka bërë më shumë përshtypje shtetasit dardan, Adnan Arifi, ishte se polici vendor Gjin Bushgjokaj përveçse i kishte ofruar ndihmë për eleminimin e defektit, ka paguar edhe çmimin e shërbimit tek servisi.

Një ngjarje të tillë shtetasi Adnan Arifi, e ka referuar tek portali i Kosovës IndeksOnline.net, ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Lezhe, teksa ka percjellë këtë rast ka shkruar: Veprime të tilla nderojnë gjithë organizatën e Policisë dhe përmirësojnë imazhin e saj në sytë e vizitorëve, turistëve dhe pushuesve që frekuentojnë vendin tonë. Faleminderit Gjin!!!

Sipas portalit kosovar INDEKSONLINE.NET, Incidente të përvitshme shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur iu ndodhi e papritura.

Makinës iu ça goma, duke i lenë në korsinë e emergjencës. Ata kanë qëndruar aty për orë të tëra, pasi asnjë nga ata që kalonte nuk i ka ndihmuar.

Por befas një makinë policie është shfaqur, e ku Gjin Bushgjokaj Nënkomisar dhe Specialist shërbimi pranë njësisë së sigurisë së autostradës, nga Drejtoria e Policisë Rrugore i ka ofruar menjëherë ndihmë. Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterit.

Ai ka treguar, se shumë vetura me tabela të Kosovës as që morën mundin se paku ta pyesin se si mund t’i ndihmonin.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoi, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Nënkomisari, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment