Revista prestigjoze “Shqiptari” e Bukureshtit, një numër special për “historiografinë” e Mr.sc. Murat Ajvazi.

Nga Pirusti News

Nga: Atlant PICAKU, psikolog në sistemin arsimor, Mirditë.

Revista më e vjetër e Diasporës Shqiptare “Shqiptari” e cila del në Bukuresht me drejtor Dr. Xhelku Maksuti dhe Kryeredaktor Baki Ymeri i ka kushtuar një numër të plotë të saj Mr.sc. Murat Ajvazi. Nuk është rastësi që një revistë kaq presigjoze që prej disa dekadash është në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, t’i kushtojë një numër të plotë një idividi, në rastin konkret Mr.sc. Murat Ajvazi. Profili historik dhe shkencor në fushën e hulumtimit të arkivave ballkanike dhe europiane, ka tërhequr vëmendjen e faktorit kombëtar dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë. Në revistën “Shqiptari” janë publikuar shumë nga studimet e Mr.sc. Murat Ajvazi që nis me një shkrim nga kryeredaktori Baki Ymeri kushtuar librit “Skenderbeu në historiografinë zvicerane”. Më tej revista përmbledh aktivitete të shumta promovuese të punimeve të z. Ajvazi. Janë prezanime në konferena si në Institutin Albanologjik nw Prishtinë, Gjermani, Zvicër, Tiranë e Shkup. Gjithashtu janë takime pune me faktorin kulturor në Mirditë kryesisht, por edhe në Tiranë. Botimi është mjaft cilësor dhe me ngjyra ku spikat fotografia dhe një faqosje që ja lehëson mundësinë lexuesit.

Një vëmendje e tillë e faktorit kulturore e shkencor por edhe e vetë revistës prestigjoze “Shqiptari’ në Bukuresht, vjen prej faktit se me kalimin e muajve apo viteve, profili shkencor në rrafshin historik i Mr.sc. Murat Ajvazi, sa vjen dhe bëhet më i dukshëm. Kjo falë një shkollimi solid në Fakultetin Filozofik  të Universitetit të Prishtinë, dega e historisë, ndjekur me kohë të plotë e përfunduar në vitin 1983. Por nuk ka qenë vetëm shkollimi, pasi puna në heshtje e Mr.sc. Murat Ajvazi për një kohë të gjatë në arivat kroate, sllovene, por edhe zvicerane ka qenë mjaft efektive dhe produktive.

Pas hulumtimit të këtyre arkivave, Mr.sc. Murat Ajvazi nuk ka humbur më kohë, por ka nisr punën intensive për paraqitjen para publikut të gjetjeve të tij shkencore që hedhin dritë të pakontestueshme mbi fakte të rëndësishme historike.

Janë të shumta artikujt shkrimorë në disa numra rradhazi të revistës “Mirdita”, organ i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ku me fakte dhe dokumenta arkivorë ka hedhur dritë mbi anë të errëta të apo të padukshme të historisë, teksa ka nxjerrë në pah luftën e paepur të mirditasve për çlirimin e trojeve kombëtare nga pushtuesi turk, dhe shpalljen e pavarësisë. Por edhe në aktivietet e shumta, simpoziumet shkencore si në Zvicër, Gjermani, Prishtinë, Shkup e Tiranë argumentët historikë të Mr.sc. Murat Ajvazi janë mirëpritur dhe vlerësuar me nota maksimale për punën e përkushtuar në hapjen e arkivave të tjetra të disa prej shteteve ballkanike dhe europiane.

Tashmë është e qartë për të gjithë lexuesit, por edhe për institucionet shkencore historike si në Prishtinë, Shkup e Tiranë se puna hulumtuese e Mr.sc. Murat Ajvazi është mjaft e mirëpritur dhe që i shërben pasurimit të kolanës historike të kombit të përbashkët shqiptar.

 Por ajo çfar ka tërhequr vëmendjen e opinionit të gjerë ka të bëjë me faktin se Mr.sc. Murat Ajvazi ka sjell para lexuesit librin mjaft të vlerësuar “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane”. Është një libër tejet i veçantë pasi për herë të parë mësojmë një Skenderbe përmes këndvështrimit të dy historianëve të mirënjohur zviceranë të fillim viteve 1900, si Jean Charles Leonard Simonde de Sismondi dhe Ernst Münch.

Natyrisht libri pati një jehonë të gjerë në ambientin kulturor e historik mbarëkombëtarë, ndaj është vijuar me riprodhimin e tij. Pikërisht në këtë libër është dhënë e plotë pasqyra zvicerane e mendjeve më të shquara shkencore të kohës, jashtë çdo ndikimi folklorik tipik bashkombasish të Skendebeut. Për herë të parë përveç të tjerave në kemi në dorë letërkëmbimin mes Sulltanit dhe Skenderbeut, një letërkëmbim i cili tregon madhështinë e prijësit tonë Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Letra e sulltan Muratit dërguar Skënderbeut:

Sulltani nga Edrenja dërgoi një ambasador te Skënderbeu, me një letër të shkruar. Në këtë letër sulltani shkruante: Skënderbe me anë të kësaj letre unë Muratbeu, perandor i të gjithë linjës nuk mund të dërgoj shëndet as të pakët e as të shumtë, sepse më ke zhgënjyer dhe me je paraqitur si armiku kryesor. Unë me atë dashurinë time si është zakoni për fëmijën e vet, të kam rritë dhe jam përpjekur gjithë herë me të nderuar. Dhe ti tani je paraqitur përballë meje kësisoji, dhe më ke shkaktuar dëme të mëdha siç je edhe ti në dijeni,  dhe gjithë të tjerët janë në dijeni për armiqësinë tonë. Unë nuk mund të kuptoj nga rrjedh gjithë kjo armiqësi mes nesh, arsye ndoshta që nuk ta kam dorëzuar shtetin të cilin i takonte babait tënd.

Sigurisht të isha në dijeni për këtë dëshirë tënden, do të kisha bërë gjithçka po sikur të më kishte treguar dëshirën tënde, sepse ti je në dijeni se çdo dëshirë tëndet e kam përmbush, mbase isha i detyruar për vyrtytet tua të rralla dhe të kam dashur më shumë se askënd. Kur ti e dije se unë të premtova se do ta ktheja shtetin e atit tënd dhe ti veprove kundër detyrës që të është caktuar, me të vërtet ti meriton qortimin tim dhe urrejtjen time. Mirëpo kur mendoj veprat tua burrërore që me vite luftove dhe mbrojte shtetin tim, jam gati të zbus mërinë time ndaj teje, dhe të them se pranoj të zotosh i lirshëm shtetin që të është trashëguar nga babai yt, me kusht që të më kthesh pjesën e Arbënisë që u’a pushtuam të tjerëve veç asaj të babait tënd, të cilën ma ke grabitur kundër dëshirës sime.

Prandaj të kërkojë të mendohesh mirë dhe të ma kthesh pjesën që kërkoj, përndryshe të betohem në shpirtin e tim ati, që do të drejtoj të gjithë fuqinë time kundër teje. Do të dëboj nga ai vend për të zezën tënde, e në qoftë se do që të shpëtosh diçka gjallë, do të bëj të dalësh lypës rrugësh. Ti je në dijeni që përveç fuqisë sime, unë mund të dërgojë edhe njëqindë e pesëdhjetmijë luftëtarë dhe ti duke pasur pak ushtarë nuk mund të bësh ballë fuqisë sime. Të them këtë sepse nuk dua të të dëmtoj. Të gjitha të këqijat dhe të mirat i vura parasysh, prandaj zgjidhë tani atë që ty të duket në rregull. Këtë letër dërguesit tim Hajredinit t`i besosh plotësisht, sepse çdo gjë që ai ka për të thënë me gojë është porosia ime. Nga Edrenja me 16 qershor 1444.

Përgjigja e dërguar nga Skënderbeu, sulltan Muratit

Sipas Münch: Skënderbeu kur lexoi letrën dhe dëgjoi fjalët e thëna nga ambasadori ai i bëri nderime për kohën që qëndroi në pallatin e tij. Pas pesë ditësh qëndrim, Skënderbeu e nisi ambasadorin dhe me vete i dha një letër ku i përgjigjet sulltanit:

 Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbej, Princi i Arbnorëve, të dërgoj shëndet të pafund i nderuari Muratbej, Princi i turqve. Me anë të ambasadorit tënd Hajredinit, kam pranuar letrën tënde në të cilën që në fillim më drejtohesh se nuk mund të më japësh shëndet as pak as shumë, andaj edhe unë të përgjigjem në këtë mënyrë e në qoftëse ti dështon për këtë, je ti i vetmi shkaktar sepse më bëre armikun tënd, jam shumë i sigurtë që menjëherë do të gjykosh por unë të ndjej si shumë mik dhe për këtë mund ta vësh në provë miqësinë time ndaj teje.

Por nëse unë kam fituar lirinë e shtetit tim atërorë, nuk besoj se do duhej të jetë fyerje ndaj teje, meqë është vendi që më përket mua. Ndërsa në qoftë se ushtria jote që ndodhej në anën tjetër të Arbenisë që ti e ke nën sundim, kanë ardhur të armatosur për të më sulmuar dhe unë me meritën dhe fuqinë time e pushtova atë pjesë, me të vërtetë faji nuk ka qenë i imi, por i atij që i ka ngritur kundër meje, dhe për më tepër nëse unë kam thyer ushtrinë tënde e udhëhequr nga Alibej Pasha, nuk besoj se kam vepruar kundër asnjë detyre vetëm se kam mbrojtur vendin që më takon mua nga duart e atij që donte të më cenonte.

Prandaj përfundoj që me gjithë mbrojtjën nga sulmet e tua, prap jam miku yt. Të jap fjalën se nëse nuk bënë atë që të këshilloj, unë do të kthej jo vetëm pjesën që ti më kërkon por edhe gjithçka që kam në këtë botë, dhe do të jem gjithmonë në shërbimin tënd. Në të kundërtën të jesh i sigurtë se edhe në betimin që ke bërë për të më dëbuar nga vendi im, kam shpresë të madhe të mbrohem nga gjitha fuqitë tua dhe fitorja e një beteje nuk qëndron në numrin e ushtarëve, por qëndron në trimërinë dhe guximin e prijësit të tyre. Por të kërkoj që të mendosh në pjesët tua të ëmbla, sepse kërcënimet tua mizore nuk më tundin aspak dhe megjithëatë i premtoj shkelqësisë tuaj, që s’do të bëjë asnjë ndryshim, pa më trazuar ju i pari. Nga kampi ynë me 14 korrik 1444.

Ja pra pse aktiviteti i Murat Ajvazit është kaq i vlerësuar, ndërkohë që edhe revista më e vjetër e Diasporës Shqiptare “Shqiptari” i ka kushuar një numër të plotë reviste aktiviteti dhe punës së përkushtuar të Mr.sc. Murat Ajvazi.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment