Lufta e mirditasve për Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë në fokusin e shtypit kroat, përmes gazetave Hrvatski List dhe OZBOR

Nga Pirusti News

Nga Mr.sc Murat AJVAZI….-Botuar ne nr. 24 të revistës MIRDITA-

Lajmet e para për shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë në Kroaci arrijnë me 29.11.1912, nga gazeta Obzor, e cila njoftonte opinionin kroat: se në Vlorë, u shpall pavarsia e Shqipërisë.

Pozita gjeografike dhe politike e Kroacisë dhe interesimi për gjendjen e krijuar në ballkan  gjatë këtyre viteve kushtezuan krijimin e punkteve publicistike të cilat e njoftonin opinionin kroat. Gazetat më të rëndësishme ishin të organizuara sipas modelit të organeve evropiane të partive kroate të asaj kohe. Interesimi i fuqive të mëdha për fatin e Shqipërisë ishte shkak i presionit politik në të gjitha fushat, gjë e cila nga ana e vet shkaktoi që të gjitha specifikat e shtypit kroat të dalin në përkrahje të pavarsisë së Shqipërisë. Lidhur me shpalljen e pavarisës dhe kontributin e mirditorëve, në shtypin kroat në fjalë gjejmë të dhëna të rëndësishme për historinë e shqiptarëve dhe Mirditën në përgjithësi. Ky shtyp këkonte informata nga korespodentët e vet për rrjedhen e ngjarjeve të zhvilluara te shqiptarët.

Fitoret e shpejta të shteteve ballkanike kundër perandorisë osmane i detyruan fuqit e mëdha të rishikonin vendimin e tyre për mos lejuar ndryshimin e status kohës në ballkan. Në diplomacinë dhe shtypin evropian filloi flitej për nevojën e ndryshimeve teritoriale në të mirë të aleatëve ballkanik. Patriotët shqiptarë duke parë këtë ngjarje se si zhvillohej vendosën të marrin një veprim për shpëtimin e Shqipërisë, nga coptimi dhe të ruhej teritorësia e saj tokësore. Nismën e parë për këtë e morën Ismail Qemajli dhe Luigj Gurakuqi, të cilët mendonin se do të përkraheshin nga ana e lidhjës tri palëshe. Ata u nisën nga Stambolli për në Bukuresht, ku me 05.11.1912, mbajtën mbledhjen me kolonit shqiptare të atjeshme ku themeluan një komitet drejtues dhe të formohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur vendin para fuqive të mëdha.

Depërtimi i forcave serbe dhe malazeze në Shqipëri ndikoi në përshpejtimin e thirrjës së një kuvendi në të cilën do të shpallej pavarsia e Shqipërisë, i cili kunvend u mbajt në Vlorë me 28.11.1912, duke filluar nga ora 14, ku në këtë mbledhje morën pjesë 37 delegatë, por me pas  numri arriti në 63 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Lajmet e para për shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë në Kroaci arrijnë me 29.11.1912, nga gazeta Obzor, e cila njoftonte opinionin kroat: se në Vlorë, u shpall pavarsia e Shqipërisë. Ajo më tej shkruante se pas mbledhjes së Vlorës u konstitue qeveria shqiptare në krye me Ismail Qemaili i cili edhe mban postin e Ministritë të punëve të jashtme, ndërsa komandatët e ushtrisë shqiptare janë Isa Boletini, Riza Beu, Nikoll Kaçorri, zëvendës kryeministër, për të cilën shumë studijues sot mundohen ta konfirmojnë prejardhjen e tij, nga Mirdita.

 Hrvatski List“ transmeton telegramin e kryetarit të qeverisë Ismail Qemailit dërguar ministrit të punëve të jashtme të Austrohungarisë, Bert Holltit, ku ndër të tjera shkruante:  Asambleja popullore që sot u mbajtë në Vlorë nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare pa dallim feje, shpallën pavarsinë politike të Shqipërisë dhe zgjodhën qeverinë e përkohshme që ti mbrojë drejtat dhe ekzistencen e popullit shqiptarë. Ajo më tutje sjell informata rreth depërtimit  dhe torturave serbe ndaj shqiptarëve për të cilat do të shkruajmë në një punim të posaqëm.

Dom Nikoll Kaçorri  – figurë e madhe kombëtare

Sipas shtypit të lartpërmendur del se figura e Kaçorrit është një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptarë. Për të është shkruar shumë me këndvështrime të ndryshme. Ai ka lindur në Krejë të Lurës, i cili tërë jetën ia përkushtoi popullit shqiptarë. Ai shërbeu për 20 vite në famullin katolike të Durrësit. Ai del se është një ndër mbrojtësit më të mirë të gjuhës dhe kulturës shqiptare, merr pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 dhe të Elbasanit në vitin 1909. Sipas gazetës është kërkues i formimit të shtetit shqipatarë siç thonte ai, si të gjitha vendet e tjera balllkanit me gjithtë teritoret e veta. Sipas gazetës Obzor, del se është pjesmarrës në kryengritjët e vitit 1910-12, kundër pushtuesve osman, është një nisimtarë i shpalljës së pavarsisë dhe nënkryetar i qeverisë së parë të formuar nga kuvendi i Vlorës, shoqëron Ismail Qemailin në qarqet ndërkombëtare. Vlen të përmendet shkrimi i Faik Konicës për Kaçorrin nga Vjena, i cili shkruante: Kontributi i Dom Nikoll Kaçorrit dhe shokëve të tij janë kundër qëndrimit të Austrisë që duan të dërgojnë një princë në Shqipëri të zgjedhur prej saj. Ndërsa doktor Turtuli, një figurë e njohur nga Franca, në letrën e dërguar shkruan mbi arrestimin e Kaçorrit në Shkodër nga austriakët dhe dërgimin e tij në Durrës për ta nxjerr në një Gjykatë ushtarake. Kaqorri në vitin 1914, largohet nga Shqipëria, i cili vendoset në Vjen deri në vdekje në vitin 1917,  i cili gjithmonë punoi në interes të popullit shqiptarë.  

Përkrahja e mirditorëve të qeverisë së Vlorës

Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë sipas shtypit në fjalë u prit me interes të madh. Për këtë gazeta Slobodna Rjec, shkruante : me 28.11.1912, shqiptarët në kuvendin e vet të Vlorës, shpallën pavarsinë e shtetit të tyre, kurse me 04.12.1912, ky kuvend formoi qeverinë e parë të përkohshme me kryeministër Isamil Qemailin. Ky lajm në fshatrat e Mirditës u prit me ngritje të flamurit në gjithë Mirditën, si në fshatrat Fan, Orosh, Rreshen etj.

Rubiku qendër e përkrahjes së pavarsisë të Shqipërisë

Me 02 dhjetor të vitit 1912, në Rubik të Mirditës,  sipas gazetës Novosti, janë mbledhur përfaqësuesit e 12 bajraktarëve të Mirditës, Bregut të Matës, Kurbinit, Fanit, Oroshit, Rubikut etj. Në këtë mbledhje përfaqësuesit e këtyre viseve formojnë beslidhjen e këtyre vendeve për mbështetjen e qeverisë së Vlorës dhe miratojnë përshëndetjen dhe ia dërgojnë qeverisë në Vlorë duke garantuar se do të jenë në ndihmë në të gjitha rrethanat që mund të krijohen. Luftat ballkanike dalin se ishin lufta për ndarjen e teritoreve, kufijtë e Shqipërisë dita ditës u cungonin, shqiptarët nëpërkëmbën dhe në ndryshimet administrative të viteve 1912 -1913, ku në përbërje të prefekturës së Shkodrës, përfshihen 9 prefekturat Malsia e Madhe, Dukagjini, Puka e Lezha dhe Mirdita. Mirdita del se ishte nënprefekturë me një popullsi prej 16.602 banorësh, bajraktërët e Selitës, Rranxës dhe  Kthellës, kalojnë nën prefekturën e Matit që i përfshinte prefektura e Dibrës. Sipas shtypit në fjalë shpallja e pavarsisë së Shqipërisë del se ishte një akt me rëndësi duke mbyllur një epokë të tërë luftash e përpjekjës shekullore për të shliruar nga sundimi osman dhe ruajtur tërësinë teritoriale nëpërmejt formimit të shtetit të lirë kombëtarë shqiptarë.

 Ngritja e flamurit kombëtarë në Vlorë ishte sukses i të gjitha trevave shqiptare prej brigjeve të Adriatikut, Jonit, Rrafshit të Dukagjinit, fushat e Kosovës, Tetovës, Shkupit, Luginës së Preshevës e të Kumanovës deri në Çamëri. Kuvendi i trajtoi teritoret shqiptare një e të pandarë. Qeveria doli në arenën ndërkombëtare si përfaqësuese e gjithë popullsisë shqiptare dhe të gjitha tokave shqiptare edhe pse një pjesë e saj ishte e pushtuar nga ushtrit e shteteve ballkanike (Serbia e Mali i Zi), duke iu dërguar notat e protestës vendeve ballkanike dhe komandave të tyre ushtarake në të cilat kërkohej largimi i menjëhershëm i forcave të tyre nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë.

BURIMET:

Fondi i gazetave kroate : Crvena Hrvatska -1912, Hrvatski Pokret – 1912, Narodni List – 1912, Pozor Politicki dnevnik – 1912,  Dnevni List – 1912, Novosti – 1912, Obzor – 1912, Slobodna Rjec -1912, Hrvatska– 1912, Hrvastko pravo – 1912, Hrvatska sloboda – 1912, Hrvatska zastava istine – 1912, Hrvatski dnevnik – 1912, Crvena Hrvatska – 1912.

Literatura e konsulltuar:

Ajvazi Murat – Çështja shqiptare në shtypin kroat ( 1881-1912) , Prishtina Pres – Prishtinë 2012,

Ajvazi Murat – Kryengritja shqiptare 1911-1912 dhe shpallja e pavarsisë së Shqipërisë sipas shtypit kroat, Prishtinë 2016,

Aptiev S.J Das Deutche Reich und die Mazedonische frage 1908-1912, Munchen 1985,

Buxhovi Jusuf – Kosova, libri 2, Prishtinë 2012,

Cana Zekirija –  Kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912, gjurmime albanologjike seria e shkencave historike nr.9, Prishtinë 1980,

Dardan Gashi  dhe Ingrid Steiner –Albanien archaisch orientalisch Europaisch, Ëiene 1997,

Ernest Nolte – Geschichte Europas 1848-1912, Munchen 2002,

Edgar Hosch – Geschichte der Balkan Lander , Munchen 2002,

Ferenc Majores – Bern Rill, Das Osmanische Reich 1300 – 1922, Die geschichte einer grosmacht, Ëeisbaden – 2004,

Georges Gasellon – Historia e Ballkanit, Tiranë 1996,

Historia e popullit shqipatarë II, Tiranë 2002,

 Nue Oroshi – Prenk Bib Doda – Emblemë e beslidhjeve kombëtare për Shqipërinë etnike,  e djathta shqiptare në mbrojtje të Shipërisëetnike , libri 5, Orosh – 2007,

Nikollë Loka – Prengë Bibë Doda, Dritëhijet e njëburrështetasi ,Tiranë 2017,

Mehmet Hachsalihoglu – Die Jungturken und die Matedoniche frage 1890 -1918, Munchen 2003,

Mitrovic Andrej – Prodor nga Balkanu i Srbija 1908-1912, Beograd 1981,

Michael Ëeithmann  – Ballkan Chronik 2000 jahre zëischen Orient und okzident, Regenzburg 2000,

Preng Marku – Mirdita dhe njerëzit e saj, Tiranë 2005,

Romeo Gurakuqi – Shqipëria 1911 -1914, Tiranë 2012.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment