Shqiptarët e “Artë” të Zarës në Kroaci. Nga Anton DEDAJ

Nga Pirusti News

Qyteti i Zarës ndodhet në Kroaci. Është qytet që ndodhet në breg të detit, ndërsa përveç kroatëve dhe etniciteteve të ndyshme, në këtë qytet janë banorë të përhershëm mbi 2000 shqiptarë. Ata kanë bisnese të shumta dhe shquhen si njerëz elitarë të cilët kanë bërë vend të merituar në këtë qytet turistik. Njëri prej tyre është Anton Dedaj, lindur e rrituar në fshatin Marmull të Gjakovës, ndërsa si shumë shqiptarë të tjerë, jeton dhe punon duke drejtuar një bisnes të suksesshëm me dyqane bizhuterie. Më herët madje deri në disa shekuj e në vijimsi opinioni kroat gjithmonë është shprehur me superlativa për komunitetin e shqiptarëve, si njerëz korrektë e punëtorë që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në qytetarinë e Zarës kroate.

Në faqen e tyre https://shqiptaretezares.com z. Anton Dedaj, në cilësinë e Kryetar i Keshillit te Pakices Shqiptare te Zares, përcjell një historik të shkurtër të shqiparëve të Zarës. (Shënimi im A. Ndoja)

 

Nga: Anton Dedaj*

Qyteti i Zarës ka mbi 2000 Shqiptarë. Ky qytet ka shumë histori. Para erës sonë banohej nga Ilirët. Në vitin 1396 nje Shqiptar mendjendritur mbërriti ne Zarë, me te cilin krenohemi jo vetem ne Shqiptarët, por dhe vete Kroatet. Ai është Gjon Durrësaku.

Universiteti i Përgjithshëm Filozofiko-Teologjik i tipit Studium Generale, u themelua nga urdhëri domenikan në Zarë në vitin 1396. Më saktë, më 14 qershor të vitit 1396, Gjon Durrsaku (Eng: John of Dyrrachium, Croat:Ivan iz Drača) caktohet Rektor i parë i këtij Universiteti. Sot, ky Universitet konsiderohet Universiteti i parë dhe më i vjetri në territorin e Kroacisë. Ky Universitet ka funksionuar deri në vitin 1807 kur u mbyll nga autoritetet Franceze, dhe në vend të tij, në Zarë u hap një Lice me programe studimi nga fusha e kirurgjisë, mjekësisë, kimisë dhe drejtësisë. Liceu në fjalë nuk pati jetë të gjatë pasi, për shkaqe financiare, u detyrua të mbyllej në vitin 1811. Që nga ajo kohë, në qytetin bregdetar të Zarës, kanë funksionuar një varg institucionesh të arsimit të lartë, deri kur në vitin 2002 rifilloi punën e tij Universiteti i Zarës.
Me pas ne Zare vijne Arbeneshet, te cilet janë një komunitet me prejardhje Shqiptare në trevën e Zarës, që flasin dialektin Arbërisht të Gegërishtes.

Përveç Arbëreshëve, në Zare jetojnë edhe shqiptarë që mërguan këtu në kohën e pas luftës se dyte botërore si punëtorë sezonalë, kryesisht nga trevat Shqiptarë nën ish-Jugosllavi.

Këta te fundit u vendosën ne Zarë diku ne vitet 1950 – 1960. Shumica erdhën nga Kosova dhe hapën këtu dyqane ARI. Nje pjesë tjetër e konsiderueshme shqiptarësh qe u vendosën në këtë qytet dhe hapen ëmbëltore ishin nga trevat Shqiptare të Maqedonise. Bukëpjekësit e këtij qytetit erdhën këtu nga trevat e Hasit të Kosovës. Argjendarët (filigranistert) erdhën kryesisht nga Prizreni, Gjakova, Peja dhe rrethinat e këtyre qyteteve. Bizneset e këtyre japin një kontribut te vyer në zhvillimin e turizmit në Zarë.

Stolite e punuara prej tyre ne filigran dhe ari, te blera nga turistët në dyqanet e shqiptarëve në këtë qytet janë bërë të famshme në mbarë botën.

Lufta për pavarësinë e Kroacisë qe një provë tjetër e vitalitetit të Shqiptarëve ne këtë qytet. Ata qenë ushtarë dhe komandantë me kontribute te spikatura në këtë luftë, përkrah luftetarëve Kroate në mbrojtejen dhe shtetformimin e Kroacisë.

Shumë biznese të shqiptarëve te Zarës ndihmuan luftën për pavarësinë e Kroacisë me para, bukë dhe mjete te tjera.

Tash, pasi kane kaluar me se dy dekada nga kjo luftë dhe Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian, shqiptarët e Zarës janë në radhën e parë te zhvillimit dhe modernizimit europian te këtij qyteti. Ata me plot gojën mund të thirren “Shqiptarët e Arte te Zares” , pasi nga 41 dyqane ari ne kete qytet 39 prej tyre kane pronare shqiptare. 

Ata jane te “Arte” jo vetem per shkak te ketyre dyqaneve me flori. Ata jane te arte ne te gjitha fushat ku punojne, jane si te thuash Gjon Durrësaket e rinj te ketij qyteti. Ne faklutetin filozofik te Zares punojne dy profesoresha shqiptare Prof.Dr. Arta Dodaj dhe Prof. Dr.Teuta Serreqi. Pra shqiprët në këtë qytet janë profesorë te zotë, doktorë, pronarë firmash te sukseshme, footbollistë, studentë te shkëlqyer etj.

Edhe shqiptarët e ardhur në këto dy tre vitet e fundit nga Shqipëria dhe Kosova po ndjekin shembullin e shkëlqyer te këtyre Shqiptarëve që banojnë këtu prej vitesh. Ata po punojnë dhe integrohen ne mënyre krejt të natyrshme me Kroatët dhe komunitetin Shqiptar të këtij qyteti. Dhe të gjithë sëbashku Kroatë dhe Shqiptarë 

duke bashkëpunuar pa ndërprerë po kontribojnë në zhvillimin progresiv të këtij qyteti, duke e bërë Zarën një destinacion shumë të pëlqyer per qindra mijëra turiste nga mbare bota.

Kryetar i Këshillit të Pakicës Shqiptare të Zarës*

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment