Dioqeza Rrëshen: Ky grup njerëzish nuk janë dhe nuk përfaqësojnë Kishen katolike..

Nga Pirusti News
1 086 Shikime

Dioqeza Rrëshen: Theksojme se ne nuk detyrojmë apo pengojmë askënd që të ndjekë ndërgjegjen e tij dhe të shkojë aty ku ndjehet më mirë dhe më i realizuar për jetën e tij”.

Njoftim per publikun dhe besimtarët, nga Dioqeza Rrëshen:

Të dashur besimtarë të qytetit të Rrëshenit,

Këto ditët e fundit, disa prej jush, personalisht apo nëpërmjet telefonit, na kanë pyetur rreth ekzistencës së një qëndre që i ka vënë vetes emrin Kisha e Krishtit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Disa kanë ardhur dhe kanë pyetur rreth disa aktiviteteve të zhvilluara nga një grup njerëzish të kësaj qendre në sheshin e qytetit gjatë mbrëmjeve, ku janë përfshirë edhe fëmijët e qytetit. Po ashtu është vënë re prej disave se në këto aktivtete ka pasur dhe propagandë fetare pikërisht nga kjo qendër.

Për t’ju përgjigjur të gjithë atyre që kanë pyetur po ju sqarojme sa më poshtë:

-Ky grup njerëzish nuk janë dhe nuk përfaqësojnë Kishen katolike dhe iniciativa e tyre është krejtësisht personale dhe private e madje as nuk i njohim se kush janë;

-Këta persona nuk kanë asnjë autorizim nga Kisha katolike dhe as nga ipeshkevi, si bari shpirtëror i bashkësisë së krishterë katolike të Dioqezës së Rrëshenit;

-Kisha katolike nuk përdor asnjëherë veprimtaritë sportive apo ndihmën ndaj të varfërve për të bërë propagandë fetare, sikurse e dini tashmë që në mensën e të varfërve të qytetit tonë janë edhe katolikë edhe myslimane e aty nuk bëhet asnjëlloj propaganda fetare;

-Besimi që shpallet nga ky grup njerëzish nuk është krejtesisht si ai që besojmë dhe shpallim ne në komunitetin e krishterë katolik, pasi në atë grup përjashtohen disa të vërteta të besimit tonë sikurse janë sakramentet, nderimi ndaj shenjtërve, ndaj Nënës së Krishtit, Zojës së Bekuar, nderimi ndaj martirëve që kanë dhënë jetën për besnikërinë ndaj Krishtit Jezus dhe ndaj Kishës, lidhja shpirtërore me Papën Françesku dhe me traditat tona të krishtera.Gjithashtu fjala “Kishë” e përdorur nga ky grup nuk është i njëjtë me atë që përdoret në traditën tonë.

-Të gjithë ne që jemi këtu, përfaqësojmë një traditë 2000 vjeçare në këto troje, duke predikuar Krishtin dhe Fjalën e tij e mundohemi të ruajmë e të përçojmë atë besim që na është përçuar prej apostujve dhe pasardhësve të tyre e prej të parëve tanë. Jemi këtu për të predikuar e jetuar dashurinë e Hyjit që na është dëftuar nëpërmjet Birit të Hyjit, Jezu Krishtit, Zotit tonë.

-Ne besojmë dhe predikojmë se Krishti është i pranishëm nëpërmjet Shpirtit Shenjtë në Kishën Katolike dhe apostolike e udhëhequr nga Ipeshkëvinjtë, në bashkim me Papën Françesku, si pasardhës të apostujve të Krishtit dhe në sakramentet e jetës së krishterë sikurse janë pagëzimi, krezmimi, kungimi, vajimi, rrëfimi, urdhëri i shenjtë dhe kurora e martesës.

Pas këtyre sqarimeve, që na duken të domosdoshme, theksojme se ne nuk detyrojmë apo pengojmë askënd që të ndjekë ndërgjegjen e tij dhe të shkojë aty ku ndjehet më mirë dhe më i realizuar për jetën e tij.

Republikën e Shqipërisë çdo njeri është i lirë të zgjedhë besimin e tij apo të ndërrojë besimin duke përqafuar edhe një fe tjetër krejt të ndryshme nga ajo që ka apo të mos besojë fare duke u shpallur ateist. Këtë të drejtë e garanton ligji natyror dhe Kushtetuta e vendit tonë.

Ne nuk jemi në garë me askënd dhe nuk kemi ndërmend të “rrëmbejmë” besimtarë për të mbushur stolat e Kishës. Ne dëshmojmë besimin tonë, por nuk detyrojmë askënd e çdo njeri gëzon lirinë e tij.

Ju shkruajme këto gjëra që të jeni të qartë së paku nga ana jonë dhe t’u përgjigjeni atyre pyetjeve që mund të keni ngritur në mendjet tuaja e atyre që m’i keni drejtuar në disa raste e kështu të mos kemi pështjellime të panevojshme.

Dioqeza Rreshen

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan