Për dy netë me rradhë në sheshin “Abat Doçi” gratë duararta shpalosin produkte ‘bio” të trevës së Mirditës

Nga Pirusti News

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm mes Bashkisë Mirditë dhe Komunës së Ulqinit në Malin e zi, qëllimi i të cilit ka qenë të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të dy zonave ndërkufitare, me projekte të ndërlidhura përmes tre shtylla kryesore si nxitja e turizmit, trashëgimia kulturore dhe natyrore; mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes së lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut, si dhe nxitja e punësimit dhe lëvizja gjeografike e punonjësve, përfshirja sociale dhe kulturore përtej kufirit.

Pas aktiviteve të shumta në Ulqin, Përmet e Gjirokastër ku kategori sociale, kryesisht gra shtëpiake, të pamundura  për tu integruar në administratë apo bisnese të mëdha, janë suportuar për për bërë bisnes me produkte bios, prodhime fshati, apo prodhime nga vetë natyra në mënyrë të pavaruar.

Në këto vizita janë shkëmbyer praktikat më të mira, jo vetëm mbi përpunimin e resurseve që ato mund të prodhojnë, por mbi të gjitha të mësojnë servirjen e produkteve në mënyra cilësore, në përputhje me standartet europiane e jo siç ka ndodhur rëndom që mjalti serviret në shishe coca-cola, ndërsa produktet e tjera në çese plastike pa etiketa

“Abat Doçi” shpalosen produktet e duarartave mirditase.

Gratë dhe vajzat e Mirditës tashmë të trainura edhe për servirjen e produkteve natyrale që ofron Mirdita, për dy ditë me rradhë kanë ‘pushtuar” në orët e mbrëmjes sheshin “Abat Doçi”. Ato kanë shpalosur mundësite e tyre te “Pjesa Femërore” e Cilësisë në kuadër të Projektit të Bashkimit Europian për punësimin e grave dhe vajzave ne bashkëpunim me Komunën Ulqin dhe UET.

Në stenda u panë shumë produkte tradicionle si mjalti, fruta të ndryshme, vera, rakia, produkte e nënprodukte të qumshtit, por edhe vera, rakia, shurupe të ndryshme, bimë medicinale por edhe produkte mali.

Një speciale nga nata e parë, përgatitur nga gazetari Gjergj Marku;

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment