Tre artiste të pikturës nga Prishtina çelin ekspozitë të përbashkët në Muzeun Historik. Vendosen piketa bashkëpunimi me revistën “Mirdita”

Nga Pirusti News

Prej dy ditësh salla e ekspozitave në pikturë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ka pasur aktorë të veçantë të artit figurativ. Janë tre vajza nga Prishtina si Shkurte Ramushi, Leoneta Avdyli dhe Besjana Kryeziu  të cilat sipas njërës prej tyre, piktores Ramushi, kanë plotësuar një ëndërr të kahershme, atë të çeljes së një ekspozite në kryeqytetin e Shqipërisë. Edhe sot në ditën e dytë të kësaj ekspozite salla ka pasur vizitorë të shumtë, ndër edhe drejtuesit e Akademisë së Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita”. Në sallë sot u ndodhen dy prej autoreve të ekspozitës, Skurte Ramushi dhe Besjana Kryeziu. Ndërkohë që disa televizione të Tiranës shprehnin interesimin e tyre mbi ekspozitën dhe dy protagonistet e saj, eksponatet ishin nën vështrimin e kuoriozitarëve dhe dashamirësve të pikturës.

Sipas Ramushit, ekspozita “Mozaiku i jetës” u çel një ditë më parë dhe sot në përfundim të ditës së dytë ato do të udhëtonin në drejtim të Prishtinës, sëbashku me krijimet e tyre. Sipas saj, ekspozita është kuruar nga Prof.Ass.Dr.Arsim Sinani, një piktor me përvojë të spikatur nga Prishtina, i cili ka qenë i pranishëm edhe në ditën e parë të hapjes së ekspozitës. Gjithashtu në çeljen e ekspozitës i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili ka falenderimet nga ana e tyre për ofrimin e sallës pa asnjë kosto financiare.

Ekspozita përcjell brenda një salle tre talente prishtinase në pikturë, në tre ide të ndryshme. Ato kanë zgjedhur pjesë të ndryshme të relitetit tokësor e njerëzor, kur piktorja Besjana Kryeziu përmes penelit të saj, na paraqet jetën e shqiptarëve përmes trashëgëmisë së banesave, modelit të tyre ndër vite dhe evolucionit nga koha në kohë. Piktura e saj përveç artistikes që përcjell, ka edhe një mesazh. Ajo i ben thirrje brezave ta tanishëm dhe atyre që do vijnë, që të jenë më të kujdesshmëm ndaj trashëgëmisë, pasi pa e kuptuar mirë nga erdhëm, nuk mund të kemi të qartë se nga do shkojmë.

Ndërsa piktorja Shkurte Ramushi duket se është e apasionuar ndaj parajsës që ka përcjellë vetë natyre me ligjësitë e saj. Në pikturat e saj spikat kërpurdha e sidomos bimët nënujore. Ajo tenton që me penelin e saj të hulumtojë thellësitë e natyrës, krijesat e pambaruara të saj, pra siç e përshkruan vetë artistja, në këtë ekspozitë ka tentuar të përcjellë parajsën tokësore të natyrës.

Gjthashtu Leoneta Abdyli është e apasionuar siç duket ndaj natyrës dhe ambientit ku është rritur, ndoshta ka parasysh Bujanovcin e saj ku ka mbaruar deri dhe arsimin e mesëm.

Të tre piktoret e eskspozitës më të fundit në Muzeun Historit Kombëtar janë emra të njohur në artin, kulturën dhe mësimdhënien në Kosovë.

Shkurte Ramushi ka lindur në Verban të Vitisë, ndërsa ka përfundur Universitetin “Hasan Prishtina”  në degën e artit figurative, drejtimin e pikturës. Punon si petagoge në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ndërsa është pranuar si petagoge e jashtme në Universitetin e Prishtinës, në lëndën e pikturës. Ajo ka çelur pesë ekspozita personale, ndërsa është pjesmarrëse në më shumë se 25 ekspozita në hapësirën mbarëkombëtare, por edhe në Europë e SHBA.

Besjana Kryeziu është e lindur në Prishtinë, ndërsa ka kryer masterin në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në degën e pikturës. Ajo njihet si veprimtare në lëmin artistik në aktivitete të shumta, ndërsa piktura e parë e saj është shitur për bamirësi. Në aktivitetin e saj ka të shënuar si kurtatore e eKspozitës së “Kundër dhunës ndaj gruas” ndërkohë është pjesmarrëse në disa ekspozita të tjera.

Ndërsa Leoneta Abdyli e lindur në Bujanovc është e diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës, në degën e pikturës. Ndërsa jeton në Prishtinë është pjesmarrëse dhe aktore në 17 ekspozita, pa përfshirë ekspozitën e fundit në Tiranë.

Në një takim të shkurtër, artistet nga Prishtina u njohën me pikturën dhe artin e Pjetër Markut, ndërkohë u diskutua mbi bashkëpunimin e ardhshëm me revistën “Mirdita”.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment