Profili historik e atdhetar i Nikollë Preng Lleshit (kapedanit) çimentohet në vargjet e Viktor Gjikolës e zërin e Servet Carës..

Nga Pirusti News

Prej disa ditësh ka dalë në qarkullim një këngë e cila nga momenti në moment shënon ngjitje të dukshme në rrjetin youtube, në seksionin “Arkiva Shqip”. Kënga e titulluar Kush qe burrë, do mbetet burrë” i kushtohet njërës prej figurave të mirënjohura të Mirditës nga dera e Kapedanit të Oroshit, Nikoll Preng Lleshit.

Kënga përcjell në pak minuta një histori të lavdishme me pjesë tragjike, kur protagonisti i këngës pushkatohet pa gjyq, në dhjetor të vitit 1946.

Teksti është shkruar nga poeti i mirënjohur i Mirditës, z. Viktor Gjikolaj, ndërsa këndohet me plot pasion nga zërat brilantë të këngëtarëve të mirënjohur Servet Cara, Bardhok Deda e Gëzim Ahmeti, shoqëruar nga grupi i burrave të Mirditës.

Kush ishte Nikollë Prengë Lleshi.

Nikollë Prengë Lleshi ka lindur në Orosh me 1910. Preng Llesh Gjoni (i ati i tij) ka qenë ish minister lufte në Qeverinë e Mirditës (Zef Noci Minister i jashtem dhe Marka Gjoni president) ndërsa ka qenë dhe deputet i pare i Mirdites.

Nikollë Prenge Lleshi ka mbaruar Akademinë e lartë ushtarake (ka qenë ndër akademistët më të përzgjedhur në Shqiperi). Nga viti 1932 dhe deri me 1944 ka qenë oficer i lartë i Ushtrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe me urdhra të ndryshëm mbretëror ka shërbyer si komandant batalionesh të mbrojtjes së kufirit. Nikolle Prengë Lleshi  është pushkatuar pa gjyq me 26 dhjetor 1946.

Përgatiti: A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment