Skandali, TV publik i Kroacisë HRT vendos në sfond flamurin e Serbisë për zgjedhjet në Kosovë. Reagon deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj

Nga Pirusti News

Ermina Lekaj Prljaskaj e vetmja deputete shqiptare në parlamentin e Kroacisë gjithmonë ka qenë e vemendshme për të mbrojtur identitetin dhe vlerat e flamurit shqiptar. Janë të shumta përpjekjet e saj në politikën dhe parlamentin e Kroacisë, për evidentimin e vlerave të shqiptarëve në republikën më mike të Ballkanit. Ndërkohë dje, në ditën kur Kosova zhvillonte zgjedhjet për përcaktimin e udheheqjes qëndrore, një televizion i Kroacisë ka nxjerrë nga sënduqet e ndryshkura të politikës së vjetër një flamur të Serbisë dhe pa pikë përgjegjësie e ka përdorur për ilustrim për zgjedhjet e këtij vendi i cili u shkëput nga pushtuesi barabar me një luftë të përgjakshme, njëlloj si vetë Kroacia.

Shumë analistë kanë theksuar se televizioni publik kroat, HRT, ka bërë një gafë, duke e ilustruar lajmin për zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë.

Ndërsa moderatorja po lexonte lajmin: “Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për herë të pestë në 12 vitet e fundit”, në prapaskenë në ekran shfaqej flamuri i Serbisë.

Pas kësaj ngjarjeje i mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj – Përlaskaj, e cila përfaqëson komunitetin shqiptar dhe 4 komunitete të tjera në Parlamentin kroat.

Në mendiat pranë saj Ajo ka njoftuar se HRT në programin e radhës informativ për t’u njoftuar më shumë për rrethanat politike në Kosovë do të ftojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin dhe vetë atë.

“Gjithashtu i kemi kërkuar televizionit publik të Kroacisë që si burim të informacionit të drejtpërdrejt lidhur me situatën në Kosovë ta ketë Radio Televizionin publik të Kosovës, RTK. HRT dhe RTK kanë një marrëveshje bashkëpunimi, por ky bashkëpunim nuk është zbatuar në praktikë sa duhet, edhe kjo është arsyeja pse ekzistojnë lëshime të tilla”, thuhet në njoftimin e deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment