Tashmë 8 piktorë të vegjël të “Syrit të Mjeshtrit”, punimet e tyre në një botim cilësor

Nga Pirusti News

Janë 8 fëmijë të cilët prej vitesh të falë talentit të identifikuar nga mësuesit dhe prindërit,  i janë përkushtuar artit të pikturës. Çdo të shtunë për rreth tre orë janë ushtruar nga piktori me përvojë të gjatë në këtë fushë, z. Pjetër Marku i cili në rininë e tij ka përfunduar Akademinë e Lartë të Kulturës në degën pikturë. Pjetër Marku thotë se prej afro shtatë vitesh në Rrëshen funksionon kursi i piktorëve të vegjël “Syri i Mjeshtrit”.

Ndërsa më herët dhe në mënyrë periodike janë organizuar ekspozita publike në sheshin “Abat Doçi’ të Rrëshenit, këtë rradhë kanë avancuar në idetë e tyre, teksa prindër dhe nxënës nën kujdesin e piktorit Pjetër Marku njëherit dhe drejtues i këtij kursi kanë mbledhur pikturat më cilësore për sejcilin nga piktorët e vegjël, për ti publikuar në një botim cilësor e më ngjyra.

Në botimin “Syri i Mjeshtrit” nën kujdesin e Akademisë së Artit, Kulturës e Letrave “Mirdita” janë publikuar punimet më të mira të piktorëve të vegjël Xhimi Çupi, Rigela Shqefanaku, Eni Tusha, Uendi Baloj, Laura Lekgegaj, Paulo Gjikolaj, Kimberli Pali e Samanta Leti. Botimi në formatin e revistës “Mirdita” në kondicionin e një albumi me pikturat më cilësore është prodhuar në shtypshkronjën GEER me pronar z. Gjon Jaku, në Tiranë.

Pikërisht sot në mesditë u zhvillua një ceremoni e vogël, ku nxënës dhe prindër morën revistat në të cilët janë punime të piktorëve të vegjël. Pjetër Marku tha se piktorët e vegjël janë në rrugë të mbarë dhe sëshpejti do të jenë një “fidanishte” për shkollat artistike, siç është vepruar me të tjerë kursantë të mëhershëm duke evidentuar piktorin Klarenc Simoni i cili e nisi këtë kurs në moshën 5-vjeçare ndërsa sot ka mbi 600 punime me vlerësime të larta e medalje kombëtare e ndërkombëtare. Është për tu evidentuar fakti se kursantë të tjerë si Roaldo Vokrri, Anselmo Filopati, Dajana Lleshi si dhe gjashtë të tjerë që ndjekin Liceun artistik në Tiranë, ndërsa të tjerë janë bërë piktorë të njohur si Ornela Gjoci, Markeljan Gjoka, Alda Kaçorri dhe Emanuel Karaçi.

Prindërit e fëmijëve janë shprehur të kënaqur me arritjet e fëmijëve të tyre, ndërsa botimin e kanë parë si një kujtim i bukur që do t’u mbëse piktorëve të vegjël nga mosha e fëmijërisë, pra e fillimeve të tyre në artin e pikturës.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment