Nga Dr. Rovena VATA “Qeniet mitike-korniza e ndërtimit të Lahutës së Malsisë së At Gjergj Fishtës”

Nga Pirusti News

Kumtesa e mbajtur në Simpoziumin Shkencor “Fani në letërsi, arte e sport” organizuar nga Akademia e Arteve, Kulturës e Letrave “Mirdita”

Miti shërben si njëmodel përveprime të tjeratë rëndësishmetë njeriut[1], këto modele gjenden në traditat primitive dhe në mënyrën e të jetuarit, së bashku më botën e këtij miti.

Mitet kanë rrënjët e tyre në kohë shumë të lashta, fjala mit evokon imazhe të çuditshme dhe fantastike, gjatë ekzistencës së tyre të gjatë të këtyre miteve në male, shpeshherë përbëjnë një pengesë e pakapërcyeshmepër përhapjen eteknologjisë[2].

Në veprën “Lahuta e Malsisë” së Fishtës, nuk mund të kuptojmë botën mitologjike, pa njohur qeniet mitike që gjallojnë, përmes kësaj bote mitike dhe që ndërtojmë kornizën e vetë Lahutës së Malsisë, pasi kështu në këtë mënyrë kuptojmë në fund të fundit vetë vlerat estetike dhe letrare të saj vepre.

Çdo komb ka mitet e veta dhe çdo mit ka rrënjët e tij në historinë e qytetërimeve, mund të ndodh, që mitet të shkrihen në një histori të vetme, por e rëndësishme është se secili prej tyre të ruajnë mesazhin që përcjellin[3]. Po kështu orët dalin në poemë sipas emrave të fiseve dhe zanat sipas emrave të maleve, si në rastin e mëposhtëm:

Zana e frymëzimit-Ora e Trojanit,

Zana e Haramisë-Ora e Maleve,

Zana e madhe-Ora e Turkut,

Zana e Malcis-Ora Karadake,

Zana e Miliskaut-Ora e Dukagjinit,

Zana e Shqipërisë-Ora e Mirditës,

Zana e Shqipnisë-Ora Malazeze,

Zana e Veleçikut-Ora e Shalës,

Zana e Vizitorit-Ora e Dormitorit.

Ora është një frymë e pyllit, shpirti i një trualli apo shkëmbi, shpirtra të natyrës, Oreadat e Mëdha, ky është emri grek i orëve shqiptare; grekët i kanë marrë ato nga shqiptarët[4].

Shpirtii pyllit,është menduar të ekzistojnë nëpyjetë ndryshmenë të gjithë botën, ku zëri i tij është dëgjuar në shushurimën e gjetheve. Zakonishtai jeton në një pemë, veçanërisht në qoftë se është e vjetër dheme gunga. Në shumë nga vendetveriore të Evropës një Pishw e vjetër mendohet të jetë vendi i tij i preferuar.

Ndër ato male Ora kishte ruajt kombin e kishte shitue me doke, me gjuhë, me kreshniki, tue e mbajtë shqiptar për t’a lëshue nëpër botë, porsa të mbërrinte koha e ringjalljes kombëtare. Gjenís së Fishtës Ora i lëshoi në dorë këtë visar, e filloi atëherë me u ndigjue rishtas kanga kreshnike e Oso Kukave, e Marash Ucave e Tringave[5].

Kurse Zanat, këto qenie mitike të mitologjisë sonë shqiptare nuk i gjejmë vetëm të Fishta, ato aty vetëm sa na si përsëritën, Zanat i kemi hasur që në ciklin e Kreshnikëve dhe njohim edhe rolin dhe funksionin, që ato shfaqen në vepër. Në “Lahutën e Malcís” Zanat jepen si mbrojtëse dhe paralajmëruese të luftëtarëve.

Në këngën e XXIV të lahutës Fishta e titullon këtë këngë me emër Zane dhe e quan “Zana e Vizitorit”. Poeti i atribuon këto cilësi kësaj Zanë, e mir, e bukura e dheut, e bukura shtojzovalle, e bardha Zanë, kurse njëra nga Orët që diskuton me Zanën e Vizitorit e përshkruan Tringën njëlloj, siç përshkruhet Tanusha në eposin e kreshnikëve.

“Me njatë shtat filiz çetine,

me ato vet’lla si fiskaja,

me ata sy kokrra qërshie,

me dhambë si gurt e zallit,

 Se, maná, kur t’ bâhet nuse,

shoqja kund s’ ka për t’i dalë

 as n’ Malsí, as n’ Shllak, as n’ Shalë”[6].

Zana është një lloj kryehyjnie etnikisht shqiptare, që ndjek e përcakton fatin e kombit tonë e të historisë së tij. Veprimtarinë e saj Zana e shtrin vetëm brenda etnisë shqiptare. Zana është e pranishme kur ndodhin ngjarje të rëndësishme për fatet e fisit, të etnisë.

Zanat duken si hyjni indiferente ndaj ngjarjeve njerëzore, por, në fakt, ato mishërojnë fatin që paracakton rrjedhën e tyre, prandaj ato kryesisht vrojtojnë ç’po ndodh. Poeti vendos Zanën në anën e shqiptarëve. Ajo gëzohet e këndon për fitoret e tyre dhe hidhërohet për fatkeqësitë e disfatat që pësojnë.

Autori i drejtohet Zanës duke ju lutur që t’i tregonte sesi do të vijonin ngjarjet, se çfarë do t’i ndodhte personazheve të poemës me këto shprehje:

“Deh! moj Zanë, ty t’ kjosha true,

a thue din ti me m’ kallxue,

se ç’ ka ndejë tue bumbullue

andej larg kah Rumelia”[7].

Zana ka aftësi të jashtëzakonshme komunikuese. Ajo transmeton mesazhe duke komunikuar me pyjet, me ujërat, kafshët, malet, pemët.

“Deh, moj Zanë, m’a thuej nji fjalë”; “O, moj Zanë, a din me m’thanë”. Figura e Zanës hyjni është e inkuadruar në konceptin politeist të besimeve pagane, sepse ajo vepron krahas hyjnive të tjera të shumta e të ndryshme.

Krahas Zanës së Madhe (me fuqi më universale), ekzistojnë edhe zana të tjera, që paraqiten si hyjni të përveçme të një fisi, të një zone ose krahine.

Kështu kemi Zanën e Malcis, të Mirditës, poeti i konsideron të shenja vendbanimet e zanave duke i quajtur logu i Zanave, log Zanash etj, ato kanë të bëjnë me toponime vendëse, me fusha, me male, gryka, zabele.

Në këto vende “LoguiZanave” zhvillohen beteja e përleshje të ashpra midis forcash antagoniste; aty duket dhe ndërhyrja e zanave në rrjedhën e ngjarjeve, në fatin e njerëzve, heronjve dhe antagonistëve të tyre.

Zanës Fishta i vesh edhe funksionin e orakullit, që paralajmëron rrjedhën e ardhshme të ngjarjeve. Poeti ne heronjtë, sa herë e kanë të vështirë të dinë përfundimin e ngjarjeve, u drejtohen zanave, të cilat me parashikimet e tyre marrin anën e heronjve dhe i ndihmojnë.

Konflikti i shqiptarëve dhe i malazezve është përplasur edhe ndërmjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanën malazeze të Durmitorit dhe Fishta shqipton fjalët e Zanës shqiptare në atë konflikt me emocionet, me ironinë dhe me krenarinë shqiptare.

“Fort gjimue kanë bjeshkë e male,

fort shung’llue kanë përroje e zalle,

përroje e zalle edhe livadhe,

kur piskatë ka Zana e Madhe,

Zana e Madhe e Vizitorit:

Ushtoi bjeshka e Durmitorit!

Larg piskatën paska ndie

Ora thepe e Malit t’Zi”[8].

Fishta me mjeshtërinë më të madhe, Zanat i përshkruan me bukurinë mahnitëse, ashtu siç di ta qëndisë vetëm vargu popullor vajzën shqiptare. Zana është vetullhollë, vetullngjalë, belhollë, syqershi, rreze nëpër frengji.

Zana kryesore është zana e madhe që i organizon punët me të tjerat, shpeshherë duke i urdhëruar ato. Disa veprojnë, si: p.sh. Zana e Sharrit, Zana e Mirditës, Zana e Malësisë, Zana e Vizitorit[9].

Orët gjithashtu janë figurat që në poemë janë shumë prezente. Ato bashkëpunojnë me Zanat sepse mbajnë anën e trimave shqiptarë dhe veprojnë kundër Orëve të Malit të Zi. Orët, ashtu si Zanat, janë nga më të ndryshmet: Ora e madhe e bjeshkëve të Trojanit, Ora e Dukagjinit, Ora e Shalës, Ora e Mirditës, Ora e bardhë e Shqiptarisë. Ato janë të bukura, si: Zanat dhe për nga veprimet nuk dallojnë shumë nga ato.

Janë të lidhura më fort me fatin e individit, janë forca hyjnore që përfaqësojnë edhe fatin e një etnie ose të etnive të tjera. Ora e Malit të Zi ose Karadakut, siç e quan ndonjëherë autori duket e shëmtuar: / vetull rreptë/ njani sy si i vanktë /. Ajo nuk e ka vendin në male e bjeshkë të larta, por nëpër gryka e lugina.

Edhe Zanat, edhe Orët kanë më shumë tipare njerëzore se mbinatyrore sepse janë të mveshura me ndjesi e përjetime sikurse njerëzit. Në momente të caktuara dinë të gëzohen, të zemërohen, të pikëllohen të qajnë, të luajnë, të këndojnë, por edhe të hakmerren sikurse njerëzit. Ato janë të ngarkuara me funksion kombëtar[10].

“Por kur mrrijtë kanë mbi atë rudinë

 e kanë pá shtrî n’ barë të njomë

 trupin t’ dekun t’ Tringës s’ mjerë,

 “kuku”! t’ madhë fort gërthitën,

 rrah shuplakë e lëviru fëtyret,

 lënu’ru flokësh fijesh s’mundashit,

 njana dënes e tjetra fshâjë:

 fshâjë e kjajë e shkrehu n’ vajë,

 rá përmbys rreth trupit t’ sajë,

 dhimet zemra gjak tue u pikë”[11].

Kanga XVI e poemës titullohet “Kulshedra”, ajo na del në përleshje me Dragoin. Ky i fundit është cilësuar një krijesë mitike në botën e legjendës, përrallës dhe vetë mitit[12].

“Shpejt Drangojtë për ajr janë çue,

zgjetë n’ Kulshedër, dhe janë lëshue”[13].

Dragonjtë, që në mitologjinë biblike përfaqësojnë fuqitë armiqësore të Zanafillës, ndaj të cilëve Perëndisë i duhej të fitonte, për disa popuj konsiderohen simbol krenarie për prejardhjen e tyre. Në trojet arbërore, para dhe pas Skënderbeut, kanë lindur vazhdimisht Dragonj, individë me aftësi mbinatyrore, të përmendur për trimëri e urtësi[14]. 

“Kështu tue i dhanë pesë herë a gjashtë,

 xier përgjysë Kulshedrën jashtë.

 atëherë t’ madhe, sa i mujt’ zani,

 briti shokëve Kapidani:

 ushtoi ashta lak e m’ lak,

 tremë Kulshedra, pëshurri gjak”[15].

Emrat e dragonjve të LahutëssëMalcís jepen sipas krahinave ashtu siç krahinë që kishte Orën e saj, ashtu kishte edhe emrin e Dragoit[16].

Poeti me luftën e dragojve kundër “Kulshedrës”, sikurse në fakt me krejt veprën, ka dashtë me krijue rishtas vetedijen kombtare nji populli, të cilit, mbas pesë shekujsh shtypjesh e errsijet i kishte shkue aq në zgrip, sa gadi me u zhdukë faret. Kulshedrat jan armiqtë e Shqipnis që jo vetëm duen ta zhdukin nga harta gjeografike, po e shajnë, e përbuzin popullin e sajë te shtetet Europijane, heshtin dhe shtremrojnë me qëllime t’ ulta Historinë e Ti, per t’ arrijtë, po të mujshin, me ia mohue deri qenien ethnike si popull i dauem nga popuj të tjerë Ballkanikë. Poeti, i ngjitun ndër majet e larta, ke mrizet e Zânave e Shtozovalleve, i ka kundrue për të gjithë jetën e vet levizjet dredhacake e dinake të ketí perbindshi të pangishëm[17].

At Gjergj Fishta ka arritur të sjellë kryeveprën e tij, përmes Lahutës së Malsisë dhe të ndërtojë një botë mitologjike, ku bëjnë pjesë qeniet mitike, të cilat janë pjesë e jetës së herove të veprës së Fishtës.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment