Në Muzeun Historik Kombëtar, Akademia e Artit, Shkences e Letrave “Mirdita” mban sesionin shkencor “Fani në letërsi, arte e sport”

Nga Pirusti News

 “ Personalitet i shquar i Kulturës”, për koreografen Angjelina Leka

Akademia e Artit, Shkences e Letrave “Mirdita” e cila në projektin e saj ka evidentimin dhe çuarjen më tej të vlerave të trevës së mirënjohur të Mirditës, në një prej aktiviteteve të saj të rradhës ka organizuar simpoziumin shkencor me temë: “Fani në letërsi, kulturë dhe në sporte”. Eventi i rëndësishëm u mbajt në sallën “Shpataraku”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ditën e shtunë datë 19 tetor 2019. Ajo çfar u evidentua me këtë rast ishte interesimi i madh dhe pjesmarrja elitare jo vetëm nga banorë dhe origjinas të trevës së mirënjohur të Fanit që jetojnë në Fanë, por edhe shumë bij të kësaj tereve që jetojnë në Rrëshen, Lezhë, Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Klinë etj.

Pjesmarrës të tjerë ishin edhe shumë miq e dashamirës së trevës së Fanit, por edhe të Akademisë së Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita”.

Në fillim artistja e vogël e valles tropojase Klea Rrapi e ftuar nga studiuesja Dr. Rovena Vata, ka hapur Konferencen Shkencore duke recituar poezine “Era dhe flamuri”, ku edhe ka marrë duartrokitje të shumta të pranishmëve.

Studiuesja Rovena Vata, një bashkëpunëtore e hershme dhe mjaft cilësore e Akademisë “Mirdita” me një aktivitet të gjerë kulturor e shkencor si Drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Albanologjike, por edhe si studiuese e shumë personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit, ndër ta dhe Atë Gjergj Fishta ka hapur sesionin shkencor.

Më tej kryetari i Akademisë z. Pjetër Marku ka prezantuar një pjesë nga të pranishmit, duke veçuar koreografen Angjelina Leka, ardhur enkas nga Zvicra për të marrë pjesë në këtë tubim shkencor e festiv, me cilësinë e asaj që para viteve 90-ta, ka vënë në skenë një ndër perlat koreografike të kohës, të njohur si vallja e gurës së lashtë.

Pjetër Marku ka vlerësuar për pjesemarjen e tyre personalitete të larta me kontribut në shkencë, arte, histori, letersi e kulturë nga treva e Kukesit e Lumës, nga Dibra, Tirana, nga Tropoja, Tetova, Gjakova, Peja e Prizreni, Nikaj-Merturi si dhe Zvicra. I pranishëm ka qenë edhe Këshilltari i Presidentit te Republikes Dedë Prenga (Gjeneral ne rezerve) si dhe akademikë, profesorë e doktorë të shkencave te fushave te ndryshme si dhe artiste, këngetare, sportiste, ushtarakë e tjere.

Në një përcjellje për publikun e gjerë, ushtaraku Viktor Përshqefa ka bërë të ditur se në këtë sesion shkencor lexuan 15 kumtesa nga rreth 30 te tilla të pergatitura per kete aktivitet. Te gjitha kumtesat kishin ne qender te tyre treven e Fanit ne Mirdite dhe personalitetet qe kane dale nga kjo treve dhe kane kontribuar ne shkencë, arte, kulturë, letërsi, histori, arsim, sport dhe ne sherbim të lirise e pavaresise se vendit. Personalitete nga Fani janë, Gjergj Fishta, Anton Çeta, Dom Gjon Bisaku, Lazer Çeta, Zef Nekaj, Roza Anagnosti, e tjere e tjere…qe ishin objekt diskutimi edhe ne kete simpozium. Pati edhe kumtesa te tjera ku evidentohen vlerat e treves se Fanit e personaliteteve te tij ne fushen e historisë, letersise, piktures, arteve muzikore, artit te punimit te drurit e gurit, sportit e tjere. Te gjitha kumtesat do te botohen ne numrat e ardhshem te revistes “Mirdita” dhe do të jenë një kontribut i veçantë per krahinën e Fanit ne Mirdite e me gjerë. Pjesemarresit u njohen me shume botime per Fanin e personalitetet e tij dhe nje pjesë e këtyre librave te botuar se fundmi u shperndanë në sallë.

Një një prej senacave sekretari i kësaj Akademie z. Aleksandër Ndoja mori fjalën dhe u bëri të ditur të pranishmëve se Akademia e Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita” i akordonte koreografes Angjelina Leka, titullin e lartë Personalitet i shquar i Kulturës”, me motivacionin: “Për kontribut të shquar kombëtar në vendosjen e themeleve të valles në Mirdite. Titullin e lartë të kësaj Akademie i’a dorëzuan gjeneralët mirditas Ded Prenga dhe Skënder Doda. Nga ana e saj koreografja Angjelina Leka përmes emocioneve të shumta ka shprehur falenderimet e saj për Akademinë Mirdita.

Pas përfundimit të sesionit shkencor të pranishmit gjatë një kokteji të shtruar me këtë rast, kanë shkëmbyr kujtime të shumta, pasi siç vleresuan, Akademia e Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita” përpos të tjerave po bashkon asetet kualitative intelektuale nga mbarë Mirdita natyrale e më gjerë.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment