“Nëna shqiptare” e poetit Viktor Gjikolaj, kënduar nga Kol Zefi, Servet Cara, Ndrec Buraku e Bardhok Deda, një ndër perlat e artit mirditas

Nga Pirusti News

Ajo çfar vërehet lehtësisht kohët e fundit përmes rrjeteve sociale, është një rivitalizim i perlave të muzikës mirditase. Natyrisht emra të shquar të këngës mirditase që nisin shumë më herët se sa sot, pra në një kohë të vështirë por që talentit nuk mund tja mbyllnin derën për fatin e mirë të kulturës mbarëkombëtare, janë prezentë edhe sot. Natyrisht koha ka risjellë më fuqishëm se më parë në skenë, këngëtarët e mirënjohur si Servet Cara, Mark Gjoka, Kol Zefi, Gjin Dona, Fran Preçi, Kastriot Kola, Fran Tusha, Ndoc Lekgega, Ndue Picaku, Bardhok Koka e shumë të tjerë, ndërsa ngjiten me shpejtësi këngëtarë me zëra magjepës si Bardhok Dedaj e Marjan Lleshi, vëllezërit Shqalëshi e shumë të tjerë.

Natyrish kënga e tyre nuk ka se si të triumfoja aq bindshëm pa gërmat e arta të vargut të poetit e prozatorit Viktor Gjikolaj, Fran Laskës apo Gjovalin Totrit.

 Pas disa këngëve të suksesshme ku spikat bashkëpunimi i Viktor Gjikolës me Servet Carën apo Bardhok Dedën, por edhe shumë të tjerë të sipërcituar, dy ditë më parë ka dalë në qarkullim një kengë sa epike aq dhe historike. Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Nëna Shqiptare” me tekstin e poetit Viktor Gjikolaj, kënduar mjeshtërisht nga këngëtarët e mirënjohur Kol Zefi, Servet Cara, Ndrec Buraku e Bardhok Deda. Kënga përveçse art e muzikalitet, përcjell histori, përcjell krenari kombëtare. Në 4 minuta e 16 sekonda jepet i plotë profili i nënës shqiptare, i nënës që lindi Gjergj Kastriotin, i nënës që lindi Gjergj Fishtën, i nënës Terezë, i çdo nënë shqiptare.

Kënga është realizuar nën orkestrimin e Fred Qemaljes, me kameren profesioniste të Mark Palokës, me klipin e punuar punuar mjeshtërisht në studion  Preng Simon Gjikolës, ndërsa producent është Ndrec Buraku.

Kënga ende në orët e para të hedhjes në rrjetin social youtube, shënon rezultate të larta klikimesh.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment