Ne jemi sot të gjithë këtu, por më këtu se të gjithë ne, është Nikollë Skana…

Nga Pirusti News

Nga fjala e avokat Alfred Duka, ne promovimin librit ““Nikollë  Skana inxhinieri që sfidoi diktaturën” 

Të  nderuar pjesëmarrës!

Të nderuar familjarë  të Nikollë Skanës! 

Së pari dua të  falenderoj Z. Mark Zefi, autorin e librit memuaristik  “Nikollë  Skana inxhinieri që sfidoi diktaturën”, i cili me përkushtimin e pazakontë, ka risjellë ndër  ne, tanimë përgjithmonë, intelektualin që sfidoi diktaturën bash aty ku ajo ndjehej më e fortë, në bankën e akuzёs së saj, duke e shndërruar atë bankë, në tribunë  të lirisë si askush tjetër në  historinë e shtetit shqiptar.  Mark Zefi me Monografinë e tij, percepton  duke e provuar me fakte konkrete, se heroi i tij është  një  titan i vërtetë. Duke qene se memoria, nuk eshte nder ne tipari me i spikatur, kete dobesi kolektive, e ka korigjuar autori me librin e tij te pare, ne perjetesimin e Nikolle Skanes, qe kam frike se sado qe ka per te shkruar te tjere, do te mbetet pasaporta e tij, befasuese do te guxoja, si bashkekumbari ndermjet tij dhe jush. Pa hyre ne analizen letrare te librit, garantoj se pas leximit te tij, autori do te fitoje nje dimension tjeter nga ai qe kemi pas deri me tani per te.

Ne jemi sot të gjithë këtu, por më këtu se të  gjithë ne, është Nikollë Skana, i sjellë  prej mikut të tij, si Lajmëtari i Lirisë, i asaj kohe kur liria po i afrohej 40 vjetorit tё vdekjes së saj. Liria i numëron vetë ashtu ne heshtje vitet e vdekjes se saj dhe po vetë prej varri thërret një prej bijëve të vet ti japin frymën e ringjalljes. Ajo në vitin 1982, thirri birin e saj Nikollë Skanën,  për të  lajmëruar njerёzinё se ajo nuk ka vdekur përgjithmonё dhe se do të kthehet përsёri, sigurisht që me një çmim, të cilin i pari e mori përsipёr për ta paguar Biri i Lirisë, qoftë edhe me vdekje, drejt së cilës ishte nisur krejt i qetё, pa zhurmë, pa britma, zaten duke e argumentuar e provuar se ishte në kahun e duhur të të drejtës, së lirisë, anipse ajo kёrkonte jetёn e tij! Askush nuk ka lindur hero. Askush nuk ka jetuar njё jetё heroike. Heronjtё i lind nёna dhe koha pёr njё ҫast tё vetёm, pёr tё luajtur nё skene Luftetarin e Lirise. Askush nuk e ka interpretuar ate rol si Nikolle Skana!

Ajo ngjarje e famshme, pra ai proçes gjyqёsor apsolutisht i pazakonte, perceptohet kёshtu vetёm prej atyre që e kanë jetuar me ndërgjegje atë kohë, të tjerët, si fatlume, qё lindёn mё vonё, le ta shohin si Proçesin e Kafkës.

Ndërkohë që Nikolle Skanёn të gjithë e lanë vetёm në fatin e tij të zi drejt vdekjes, vetëm 28 vjeç, si prej qielli zbriti në atë sallё arenë kafshësh dhe egërsirash mbuluar me toga te drejtësise së djallit, një burrë, i cili guxoi e tha “Jo, kёtu nuk ka sabotim”. As ai nuk e dinte se me atë togfjalësh do ti priste litarin në grykën e mikut të vet, por ai e shpëtoj Nikollё Skanёn nga pushkatimi. Ai është këtu në këtë sallë, quhet Gjergj Preka dhe ju ftojë  të  gjithëve që me duartrokitje ta ftojmë në pod, si burrë nderi!

Kemi dëgjuar e lexuar përralla të stisura e stolisura por, bankën në tribunë nuk e ka shndёrruar askush si Ing. Nikollë Skana. Ai ka vlerën dhe peshën e Luftëtarit të Lirisë. Për 159 ditë hetuesie intensive që do të thotë nën tortura shtazarake të të  gjitha formave dhe mënyrave, të cilat ja ka rrëfyer mikut të tij, njёkohësisht autorit të librit që sot po promovojmë, si dhe katёr ditë gjyqi publik, Nikollë Skana, provoi mbi psikikёn dhe trupin e tij dhunë të pandërprerë,  shtazarake,  çnjerёzore, pasi për hetuesit e tij, fjala njeri ishte shpërfytyrim i kësaj fjale, por ai u ngrit mbi ta si titan, si askush si ai.

Njerёzit e mëdhenj, veҫanёrisht luftëtarët e lirisë, nuk shkruajnë asgjë për veten e tyre, kësisoj ata janë të rrezikuar të mbulohen nga makina e pamëshirshme e harresës.

 Kështu ndodhi edhe me N. Skanën, ai pothuajse nuk la asgjë të shkruar nga jeta e tij me nje kulm titanik, zeusian do të thosha, me rrufetë përvёluese të lëshuara në sallën e gjyqit kundёr diktaturёs, pavarësisht se zotёronte një stil virtuosi, kuptuar kjo nga dy a tre fletë të shpëtuara nga koha, por ai e skaliti me rrufe ne qiellin e erresuar portretin e tij, si me burrerorin e kohes.

Salla e gjyqit, duke qenë në peshore jeta, por edhe vdekja, është i vetmi vend ku fjalët nxirren si numruara,  të mirëllogaritura e kalkuluar pafund. Kështu ka ndodhur gjithmonë, vetëm në raste jashtëzakonisht të rralla, dhe njeri prej ketyre ratseve, me kulmori prej tyre, eshte Nikolle Skana.

Çfarë  nuk kanë parë bankat e akuzës së diktaturës, por asnjë si Nikollë Skanën! Askush si ai nuk e ka sfiduar diktaturën mu në zemrёn e shtëpisё së saj, në sallën e gjyqit, duke i dhënë frymë lirisë së vdekur përmbi tridhjetë vjet, e cila do të rikthehej përsëri në gjallje vetëm tetë vjet me pas,e paralajmёruar si Orakulli i Delfit,  nga banka ku e kishin gozhduar!

Për diktaturën, gjithçka ishte nën diktatorin, ishin lodrat e tij, veglat e veta, kafshët e arenës. Ai i ndërsentë dhe në ato ndeshje, njëra palё vdiste, pastaj i vinte rradha edhe fitimtarit për të pasuar fatin e viktimës së tij, e kështu me rradhё deri në grahmёn e fundit. Gjithsejcili priste rradhën. Kështu ka funksionuar rrethi vicioz i diktaturës, ku secili ia numëronte pas kreje tjetrit, duke e ditur se të njёjtin fat priste edhe vete. Te gjithe prisnin ne rradhe si delet. Sejcilit i vinte rradha!

Do ju kёrkoj pak minuta pёr t’ju shpjeguar se si pёrfundoi nё bankёn e akuzёs ing Nikollё Skana. Sigurisht qё nuk kam ndёrmend pёr tё bёrё gjyqin e gjyqit dhe as mbrojtjen e tij pas afro 40 vjetёsh.

Pёr ata qё e kanё njohur, apo tё tjerёt qё do ta njohin nga libri qё po promovojmё sot, Nikolli nuk e kishte konstruksionin e karakterit qё tё ndillte sigurimin nё ndjekje tё tij, megjithё formimin liberal demokrat, tё cilin e ndante me miq tё afёrt, si rasti i autorit tё librit. Ishte i pazhurmё, me imazhin e njё personi nё dukje i kёnaqur me jetёn dhe rregjimin, pamvaresisht brendesise se tij. Pёrgjatё rinisё sё tij, ai nuk kishte kohё pёr tё mёsuar djallёzitё qё ushqente koha dhe diktatura, ai merrej me ndёrtimin nё liri tё vetvetes, duke studiuar e mёsuar sa mё shumё pёr tё ndriҫuar veten dhe tё tjerёt, nisur nga parimi i famshёm se padijenia pikёsёpari ёshtё paburrёri, ja kishte vёnё kёtё detyrё vetes dhe duhet thёnё se ai mund tё ishte 28 vjeҫari mё i iluminuar, jo vetёm i nahijes sonё, por shumё mё tej. Ka zotёruar tregues sintetikisht tё matshёm pёr tё ardhur nё kёtё pёrfundim.

Ka ndodhur kёshtu. Nё vitet 80 e 81 nё sektorin pyjor te Kunorёs, ishin kryer ca fallcifikime pёr disa sasish lёndё drusore, tё paprodhuara, me qёllim pёr te realizuar treguesit e planeve 3 dhe 6 mujore e me rradhё. Nё kёtё kuadёr ishin kryer edhe abuzime me detyrёn duke paguar pёr punё tё pakryera disa punёtore dhe dyshohej se njё pjesё e kёtyre pagesave ju ktheheshin mbrapsht personave pёrgjegjёs qё kishin bёrё tё mundur kёto veprime, por qё nuk rezultoi i provuar e dokumentuar edhe njё lek i vetёm qё ta kenё pёrfituar kёta persona.

Sigurimi ngriti njё stuhi agjenturore duke i pёrpunuar me intensitet tё lartё, si pёrpara arrestimit tё tyre, ashtu edhe nёpёr biruca sapo arrestoheshin. Veprat penale pёr tё cilat akuzoheshin ishin Shpёrdorimi i detyrёs, Pёrvetёsimi i pasurisё socialiste dhe Fallcifikimi i dokumenteve, tё cilat vlerёsuar nё optikёn e kohёs, ishin konsumuar prej tyre, pёrveҫ vjedhjes. Filluan arrestimet, nё fillim magazinieri, pastaj brigadieri, mё pas normisti, ndёrsa pёrgjegjёsi i sektorit, duke qenё se ishte komunist i vjetёr dhe i dekoruar, po hezitohej pёr ta arrestuar dhe kёshtu e lanё arrestimin e tij pёr nё fund, pak pёrpara fillimit tё shqyrtimit gjyqёsor.

Dashi i kumborёs i kёtij grupi qё ishte pёr tu therur, nuk therej dot, pёr shkak tё cilёsive dhe rrethit miqёsor e shoqeror. Kurbani kerkohej domosdoshmerisht! Pak muaj me pare, ishte pushkatuar nje njeri i partise, ne sektorin e tregtise, dy brenda nje viti beheshin shume.  Po cili athere, perderisa me i madhi i kesaj beme nuk mund te behej kurban?

Ndёrkohё qё po grumbulloheshin tё dhёna pёr grupin e tё arrestuarёve, gjatё hetimeve dolёn ca tё dhёna pёr Nikollёn se kishte bёrё disa biseda “armiqёsore” kundёr partisё dhe rregjimit. Eureka! U gjet kurbani! Ai do te ishte Nikollё Skana. Ai kryente detyrёn e inxhinierit dhe nuk kishte asnjё lloj pёrgjegjёsie materiale, nuk bёnte hyrje e as dalje dhe nё kёtё mёnyrё, nuk kishte jo vetёm lidhje por as dijeni pёr atё se ҫfare kishte ndodhur nё atё sektor.

 Megjithese deri nё arrestimin e personit tё parё mё 14.07.1981, pёr Nikollё Skanёn sigurimi nuk kishte asnjё tё dhёnё! Sapo doli kjo e dhёnё, nё :”Vendimin pёr hapjen e dosjes agjenturore Sharra” tё datёs 07.10.1981, pra 11 ditё pas arrestimit tё tij, emri i ing Nikollё Skanёs nuk figuronte, por kryetari i deges sё punёve tё brendshme tё Mirditёs bёn njё shёnim nё fund tё vendimit ku thotё se:”Duhej futur edhe Nikollё Skana, inxhinieri i sektorit, i cili ёshtё marrё nё pёrpunim, ndiqet nё 2A pёr tendencёn e sabotimit nga ana e sigurimit dhe qё ёshtё arrestuar e pёrpunohet, po ashtu ёshtё marrё nga sigurimi edhe pёrgjegjёsi i sektorit nё PP”

Pra ёshtё pёrzgjedhur kapo i kёtij grupi, jashte grupit, zaten pa asnje lloj lidhje me grupin, si dhe ka mbёrritur “Urdhёri” pёr pushkatimin e tij tek Kryetari DPB Mirditё. Duheshin gjetur vetёm “mjetet ligjore” pёr ta ҫuar nё plumb! Po nё ҫfarё mёnyrё? Me Agjitacion, qё nuk ishte fare e veshtire pёr ta bёrё pёrgjegjёs, kjo veper penale nuk mjaftonte, pasi kjo vepёr  parashikonte njё dёnim deri nё 10 vjet! Duhej shpikur njё vepёr tjetёr penale dhe u gjet ajo e Sabotimit. Sabotimi po, ai e kishte vdekjen brenda. Mirepo cfare shkeljesh kishte bere ai, per ta akuzuar per sabotim, pasi nuk ishte pjese e dallavereve me lendet drusore?

Kёtij kombinimi ja kishte marrё dorёn sigurimi, dhe gjykatat vetёm sa i jepnin formё ligjore e drejt e nё plumb. Mjaftonte njё Akt Ekspertimi formal dhe kaq. Me ane te kesaj manovre, nё harkun kohor tё  mё pak se 2 vjetёve, vetёm nё sektorin e tregtisё janё pushkatuar mё shumё se 25 persona nё gjithё Shqipёrinё. Nuk ёshtё e panjohur praktika e kёsaj natyre edhe nё Mirditё.

Pёr tё justifikuar dёnimin kapital tё Nikollё Skanёs, sigurimi ёshtё shtrёnguar tё arrestojё duke e sakrifikuar edhe pёrgjegjёsinё e kёtij sektori me datё 14.01.1982, pak ditё pёrpara fillimit tё shqyrtimit gjyqёsor, dhe ekzakt 6 muaj pas arrestimit tё tё parit tё kёtij grupi, qё pёrveҫ tё tjerave ishte lidhje e afёrt miqёsore e njёrit prej njerёzve mё tё pushtetshёm nё Mirditё. Ashtu siҫ rezulton nga dosja hetimore, duhet thёnё se ai ishte autori kryesor i gjithҫka kishte ndodhur nё atё sector, por nuk ishte ai qe duhej therur si dashi i kumbores. Por kishte një problem. Si duhej vënë N. Skane në  krye te ketij grupi, duke mos pasur asnjë  lloj lidhje as dijeni me këto abuzime? Do ti shohim me poshte montimet e pamontueshme qe ka bere gjykata.

Qёndrimi pёrpara gjykatёs. Nikollё Skana, nё pёrfundim tё hetimeve kishte kuptuar se do tё dёnohej me vdekje dhe duket qartё se kishte vendosur qё dritёn e qiriut tё jetёs sё tij, ta shpёrthente tё gjithin nё njё ҫast tё vetёm, pёr tё ndriҫuar errёsirёn. Ky ishte njё vendim i marun tanimё prej tij. Gjithё proҫesi ёshtё dёshmitar i kёtij vendimi tё tij. Rregjimi kishte gabuar rёndё me vendin e zhvillimit tё kёtij proҫesi publik pёr ta demaskuar Nikollё Skanёn.

 Nuk kishte llogaritur se nё pёrfundim do tё demaskohej vete si asnjёherё tjetёr. Nёse shqiptarёt nuk bёnё dot njё si “Revolucioni hungarez”, nuk patёn dot njё “Pranverё tё Pragёs”, kёtё e bёri i vetёm njё njeri, Nikollё Skana. Guxoj tё them se, nёse ai proҫes do tё zhvillohej si gjyq publik, ta zёmё nё Shkodёr, nuk do tё kalohej aq lehtё sa u kalua nё Rrёshen.

Vendimi i gjykatёs. Gjykata arsyeton se:”…Këto shkelje i pandehuri Nikollë Skana i ka shfrytëzuar për të kamufluar veprimet e tij sabotuese në dëm të ekonomise socialiste. Format që ka përdorur i pandehuri për të dëmtuar ekonominë socialiste janë: Hartimi dhe përpilimi i projekteve teknologjike janë bëre nga ana e të pandehurit formale, pa u plotësuar të gjitha kërkesat tekniko ekonomike, si te tilla këto projekte nuk janë zbatuar mbasi nuk kanë pasqyruar realitetin, sepse janë bërë direkt nga zyra, pra kanë qenë formale, në këtë mënyre planifikimi i  punimeve nuk perputhej me kryerjen në fakt të tyre. Ky veprim ka sjelle anomali në shfrytezimin e parcelave dhe në treguesit ekonomiko financiar. Në kundërshtim me  rregulloren e shfrytëzimin pyjorë të  Ministrisë së Industrisë të vitit 1972, shfrytëzimin e parcelave nuk e ka filluar nga lart poshtë siç përcakton kjo rregullore, por nga poshtë-lart. Ky veprim ka sjellë si pasojë se punëtorët janë shpërblyer për punë të pakryer, janë bërë shpërblime suplementare për shfrytëzimin e pjesëve të parcelave të mbetura pa u shfrytëzuar , ka ngjallur pakënaqësi tek punëtorët sepse për të njejtën  punë kanë marrë pagë të ndryshme. Qëllimi i të pandehurit ishte për të argumentuar se kjo rregullore nuk është e saktë dhe duke rënduar  ekonominë me pagesa të tepërta. Duke mos u zbatuar kjo kërkesë e rregullores ka sjellë si pasojë që 22 parcela kanë mbetur pa u kolauduar, pra nuk i janë rikthyer ndërmarrjes pyjore. Kjo ka sjellë si pasojë zhvillimin jo normal të pyllit në gjeneratën e tij, ka ndikuar negativisht në realizimin ritmik të planit në sektorin Kunorë- Valmorë, rrezik zjarri e sëmundjesh në pyje.”

Ky eshte arsyetimi i gjykates. Nje montim frazash pa asnje kuptim as teknik dhe sigurisht aspak ligjor, por vihet re vetem tendenca e gjykates qe shkeljet ligjore qe kishin ndodhur nga dallaveret e te arrestuareve, tja veshin Nikolle Skanes, duke arsyetuar se gjithecka qe kane bere te arrestuarit, ka ardhur si rezultat i moszbatimit te rregullores! Pra nje si pune shkak pasoje! Po se cfare lidhje ka sistemi i shfytezimit te pyjeve me dallaveret e tjera, kete vetem gjykata e di! Per te mos permendur pastaj se “keto projekte jane bere direct nga zyra”(projektet nuk behen pylles, por ne zyre) dhe qe nuk jane zbatuar! Pra njehere eshte shkelur rregullorja, pastaj ajo shkelje nuk eshte zbatuar! Pastaj kjo rregullore qe nuk e kuptojme a eshte zbatuar apo jo ka qene nxitese per dallaveret me lenden drusore, pastaj mufka pa fund.

Duhet theksuar se vepra penale si Sabotimi, kёrkojnё domosdoshmёrisht njё Akt Ekspertimi, nё krye tё tё cilit qёndrojnё Konkluzionet pёrfundimtare, tё cilit gjykata detyrimisht ёshtё e detyruar ti referohet si fakte. Pa njё Konkluzion tё tillё nuk ka vepёr penale tё kёsaj natyre. Pas deklarimit burrёror dhe me integritet profesional tё ing Gjergj Prekёs, se “Nuk ka sabotim”, praktikisht nuk mund te kishte elemente te Sabotimit, si mjet qё e shpiente nё plumb Nikollё Skanёn, por mbetej vetёm njё dёshirё e akuzёs. Pra pushkёs ju hoq fisheku. Paradoksialisht, ai u dёnua pёr Sabotim, por ky ishte kompromisi i pamundёsisё.

Tjetёr gjё qё bie fort nё sy, nё atё vendim, ёshtё fakti se nuk pёrmendet asnjё fjali e vetme prej dёshmise nё gjyq tё Nikollё Skanёs dhe e dini se pёrse? Se do tё rezultonte njё Manifest politik Anikomunist! Kjo sigurisht qe do te ishte e “tepert” dhe e patolerueshme qe grushti ne surratin e diktatures te ishte i perjetesuar ne nje vendim gjykate.

Nёse Nikollё Skanёs nuk ju dha njё ҫmim, ju siguroj se ka pёr tё pasur njё ҫmim “Nikollё Skana”. Ky ёshtё njё Premtim, dhe ata qё mё njohin e besojnё!

Faleminderit!

Rrёshen, më datë 16.11.2019

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment