“Paqja është perandori i mendjes dhe shpirtit” … “Ese” nga nxënësja Xhoviana Dedaj

Nga Pirusti News

Eseja fituese në konkursin rajonal me temë “Imazhi i Lirisë” i zhvilluar në Shkodër, në kuadrin e 75-vjetorit te çlirimit, nën kujdesin e DRAP Lezhë, ku perfaqesuese e Zyrës Arsimore Vendore Mirditë ishte përzgjedhur gjimnazistja Xhoviana DEDAJ.

Gjithnjë e më shumë kërkoja të gjeja shkakun dhe lidhjen  e udhëtimit të Statujës së Lirisë nga Parisi i Francës, për në Ameriken e arritjeve të mëdha demokratike.

 Fakti që ishte zgjedhur një femer me një pishtar më rriste më shumë kërkesen për mendim dhe ashtu pa asnjë kushtëzim, mendja ime identifikonte femren si  mitrën e botës humane burimi i së bukurës, unikes, perandoreshë e paqes  që  me fortësinë e saj mban në dore pishtarin që simbolizon sfidën për tmerrin e skllavërisë…

Media tradicionale dhe moderne, trokiste dhe godiste  për çështjen problem “Emigrimin”  mbulonte me informacion komunikimet horizontale dhe vertikale, ndërsa brenda meje  gdhendte bindjen  se udhëtimi  i “Statujës së Lirisë” ishte përmbi udhën e vështirë të emigranteve, konkuruse me Kolombin, Amerigo Vespucci  dhe zbriste deri tek ata që shkrujtën  Deklaratën e Pavarësisë,  e ata që na dhanë   Kartën e të Drejtave të  Njeriut…

Historia shkollore dhe ajo faktike, oxhaku dhe librat, titrat dhe zëri, bisedat  e gjalla dhe ato virtuale më përforconin arsyetimin shpirtëror, për kapjen a konceptet sikurse i quanim,  se  bota i kishte të freskëta plagët e poshtërimeve  dhe skllavërimit, përplasjet e luftrave, peshën e hidhërimit, botën e gjymtuar të dhunës dhe frikës dhe  besoj se nuk  mund  ta harronte lumin e gjakut të atyre njerëzve, që në shqipen time u identifikuan  me flamurin e kuq të flaktë.

Flamuri  i  krenarisë shqiptare, kjo bashkësi provash e shenjash për ngjarje, figura historike, interpretime të së shkruarës dhe të tashmes, pararojë e ndryshimeve të së ardhmes  mbarte me vete mungesën e burimeve të shkruara kulturën materiale pellazgo ilire e dukshëm rivalizonte udhëtimin e Statujës së Lirisë, me siguri që qytetet me gjuhë pellazge, përpjekjet ilire për të qenë të lirë e bënin statujën një variant të Teutes në breg të Adriatikut, e cila në mungesë të një statuje të ngjashme faktike ngrihej po aq madhështore në mendësinë dhe vendimarrjet e kombit tim.  Mendja ime prej nxenësje më thoshte se në atë udhëtim oqeanik  ecnin doradorës themelet e qytetërimeve, kultura, shkenca, besimi,  athinase, romake, sllave dhe ajo çka kishte qënë dhe ishte mes tyre, etnosi iliro arbëror shqiptare.

Luftërat e popullit tim, rënia në këto beteja e njerëzve që kishin qenë edhe pa një arsimim  formal, më thoshte  se Liria paska qënë gjithçka e brendshme… sepse ishin ato nacionalistë liridashës, dëshmor të lirisë  që luftuan, mbeten ndër beteja, harruan veten për të lënë pas njerëzimin plot jetë në  botën ku e keqja ndodh shumë më shpesh, se e mira  secili duke mbrojtur tjetrin e secili duke përfaqësuar për tjetrin, pjesën tjetër të tokës.

Në fund jeta nuk është veçse një fryme,  tashmë të paktën frymojmë lirisht… sa këndshëm belbëzon lirisht, por sot LIRIA është brenda nesh, rritet me ne e përforcohet nga ne shtigjeve, udhëve, autostradave  nën hapat e shekullit XXI  teksa lakmohet, zotërohet, komentohet, nënshkruhet, diskutohet nëpër turra librash në qytetarinë tonë (duke na treguar edhe kufirin e vetëm të saj, deri në cënimin e tjetrit) , në filozofinë e filozofëve (duke e kërkuar atë edhe pas vdekjes) në gjithcka sepse është bërthama e qenies njerëzore, më e mira vlerë, është jeta e Jeta është LIRIA .

Një mori përzierjesh, “statuje krijimi” teksa kafërdiseshin  në mundësinë e aftësive të mia që prodhonin avuj  formues të një statuje me përkrenare ilire që do të dëshmonte unifikimin në një nderim të pacedushëm të heronjve të kombit tim, dëshmoreve që kishin fituar emërtimin  e “Buleverdit kryeqytetas” dhe martirëve të lirisë,  të cilët deformimet historike të diktaturës   enveriste  i  mbanin  ende në mungese të rritjes  dhe shpërblimit moral për kontributin e tyre për lirinë.

 Të gjitha shprehjet e artit dhe historisë së fitoreve për lirinë nga niveli i detërave tek lartësitë e maleve si shtëpi të Zotit, rrëfenin se njeriu mund të jetojë, të marrë frymë, të mbijetojë por asnjëherë nuk do të arrijë potencialin e tij njerëzorë pa Lirinë, këtë material lidhës te ndërtimeve demokratike, bashkimeve shpirtërore  të qytetarëve dhe integrimit në komunitete fuksionale, që shërbejnë e garantojnë  Paqe Sociale.

Statuja, betejat, lumenjt e dhimbjeve, dëshmorët, historia e gjithçka do jetojë me ne dhe do na kujtojë kurdoherë këtë ndjenjë sublime që patëm fatin të jetojmë, dhe besoj  fort se do jemi nëato që do plotësojmë këtë “artfakt”  dhe do kontribojmë në vlerësimin dhe ruajtjen maksimale të saj, sepse vazhdoj të jetoj e udhëhequr nga një frazë : “Paqja është  perandori i mendjes dhe shpirtit” …

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment