Akademia “Mirdita” në takimin madhështor të fundvitit, vlerësime të larta për Krenarinë Mirditase

Nga Pirusti News
1 882 Shikime

Në përmbyllje të vitit të gjashtë të aktiviteteve të saj Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, ka zhvillluar aktivitetin e saj tradicional e përmbyllës të një viti kalendarik i cili pati zhvillime dhe aktivitete të shumta.

Ajo çfar u vërejt në aktivitetin e ditës së shtunë datë 7 dhjetor 2019 ishte interesimi i jashtëzakonshëm i njerëzve të artit, kulturës dhe shkencës nga mbarë trojet shqiptare, përderisa salla qëndrore e Muzeut Historik Kombëtar ishte tejmbushuar një orë para takimit të paralajmëruar, madje në pikun e saj qytetarët ishin mbledhur edhe në derë, apo në koridorin hyrës.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin personalitetë të shquara kombëtare si rektori i Universitetit të Prishtinës z. Marjan Demaj, Donika Çetta e bija e personalitetit të shquar të kombit Anton Çetta, Vitore Tusha drejtuerse në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, personalitet që nderoi Mirditën me pastërtinë institucionale para vetingut të drejtësisë, z. Skënder Kodra, personalitet i shquar i diasporës shqiptare në SHBA, njëherit kryetar i Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, por dhe akademikë, shkrimtarë, artistë e poetë nga Shkupi, Tetova, Presheva, Prishtina, Prizreni, Lezha, Mirdita, Tirana, Durrësi, Vlora e nga shumë pjesë të tjera të hapësirës mbarëkombëtare.

Në ora 11.00 takimin festiv e hapi Pjetër Marku, kryetar i Akademisë i cili falenderoi për pjesmarrjen e gjerë në këtë takim, ndërkohë ftoi sallën në një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së tërmetit të datës 26 nëntor, ku u shënuan 51 jetë të humbura, mes tyre dy familje mirditase ajo Cara dhe Reçi, me 11 anëtarë që kaluan në amshim. Më pas recituesit e vegjël Klea Rrapi dhe Klevis Pjetri kanë përshëndetur të pranishmit. Mjaft emocione percolli poetja e re nga Medvegja Majlinda Shaqiri, e cila recitoi nje poezi per tërmetin që goditi Shqipërinë amë.

Më tej z. Pjetër Marku pasi ka bërë prezantimin e pjesmarrësve, i’a ka kaluar fjalën sekretarit të kësaj Akademie, njëherit dhe kryeredaktor i revistës “Mirdita” z. Aleksandër Ndoja i cili tha: Edhe kët vit pati aktivitete të shumta, promovime të revistave periodike “Mirdita”, por dhe konferenca Shkencore “Fani në letërsi e arte” ndërsa mbi të gjitha ishte përmbyllja e sfidës ligjore për ndryshimin e statusit, nga Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Mirdita”,Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ku një meritë të veçantë pati Kryesia e Shoqatës, por edhe avokati dhe bashkpunëtori jonë i vyer Gjet Kola, që ndoqi procedurat ligjore të kërkuara. Më shumë:

Fjala përshëndetëse në takimin vjetor të 7 dhjetorit 2019 në Muzeun Historik, Tiranë

Në vijim të fjalës së tij, Aleksandër Ndoja ka vijuar më dorëzimin e vlerësimeve që revista “Mirdita” dhe Akademia e Shkencës, Arteve e letrave “Mirdita” ka akorduar për kontribusit e revistës, por edhe për figurat më të shquara që i bëjnë nder Mirditës e kombit. Më konkretisht:

Me Diploma: Klea Rrapi dhe Keisi Pjetri si rrecitues, Albana Raci e Donika Reqica nga Prishtina, për esetë e tyre botuar në revistën “Mirdita, Emanuel Karaçi piktor në Gjermani, ndërsa dy mirënjohje speciale për Mr.Sc Murat Ajavazi dhe Genc Tepelena për mbështetje dhe shpërndarjen e “Mirditës” në shumë shtete të Europës.

Aleksandër Ndoja shpërndau edhe çmime për  Jonida  Cunga për  studimin, Oralda Lahe, për  poezine, Alime  Durmishi,  poete e re në Tetovë, Lola Shehi për prozë Tiranë, Kujtim Shehu  për tregimin, Preng Baloj për portretin letrar,  Ismet Balaj për portretin historik, Viktor  Gjikolaj për ese-në, Hasan Hasani për reportazhin, Llesh Ndoj për monografinë e vitit  “Domgjoni”, Majlinda Shaqiri për pozitë ne revistën Mirdita.

Më tej z. Ndoja dorëzoi diploma në vlerësim të arteve pamore e konkretisht për artistët Vlash Kacorri Itali, për  kopertinën, Haxhi Gashi për kompozimin, Tonin Boçi për portretin, Shpëtim Kraja për akuarelet, Klarenc Simoni, Valjeta  Zuka Fushë Kosovë, Pjetër Nikolli për foton e vitit 2019.

Në përfundim, Aleksandër Ndoja ka dorëzuar çmimin e madh “Peneli i ARTË” për Ndue Marku, piktor i cili jeton në Romë dhe Shkurte Ramushi, piktore dhe petagoge e arteve Pamore në Prishtinë, me titullin e lartë “Guri Madhi, çmim i cili u dorëzua nga i biri i piktorit të shquar, Pandi Madhi.

Mbyllja e dhënies së çmimeve në pjesën e parë të tyre është bërë më akordimin e “Çmimit Vjetor” për z. Dodë Luli i cili realizoi Monumentin e Fushë-Arrësit në kujtim të qeverisë së Kimzës dhe avokat Gjet Kola, për punën dhe përkushtimin në mbarvajtjen ligjore të Akademisë.

Pjesa e dytë ka vijuar me fjalën e poetes së mirënjohur nga Lezha, Alma Jaku e cila ndër të tjera tha se përcjell para jush disa vlerësime të Akademisë së Artit, që në sfond kan emrin e një mësuesi legjendë, mësues që ka një vlerë të padiskutueshme si në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa tranzicioni nuk e “preku” pasi misioni i mësuesit është fisnik dhe i jashtëzakonshëm.

Bëhet fjalë për “Mësuesin e Popullit”,  Ndrec Ndue Gjoka i cili si iluminist i kohës se vet, arriti të hapë 50 shkolla në Mirditën e tij. Një mësues unikal që sherbeu jo vetëm në Mirditë, por edhe në Kosove dhe Ballkan, në përhapje të dritës së diturisë për popullin e vet.

Ajo ka bërë të ditur emrat e atyre mësuesve që sipas vlerësimt të Akademisë së Artit “Mirdita” e marrin një titull të tillë të lartë, duke u bazuar në faktin se ata ishin bashkëpunëtorë dhe të emëruar nga mësuesi i popullin Ndrec Ndue Gjoka, por që nuk jetojnë. Bëhet fjalë për mësuesit e mirënjour si: Mark  Nikoll  Boçi, Dod Prend  Shyti, Zef  Frrok Shkorreti, Bib Preng Marku, Geg Bardhok Kola, Rrahman  Palushi,  ish shef i seksionit te Arsimit Kukës, ka thënë prezantuesja Alma Jaku.

Ndërsa Donika Çetta, e bija e pajtimtarit legjendë të Kombit Anton Çetta, ka dorëzuar pasardhësve të mësuesve çmimin e lartë “Ndrec N. Gjoka”, majore  Dava Boçi Leka, e bija e mësuesit  Mark Boci u është drejtuar me një përshëndetje falenderuese për kthimin në vëmendje të babait të saj.

Ndërsa është ftuar në podium rektori i Universitetit të Prishtinës Dr.Prof. Marjan Demaj i cili ka vijuar me dorëzimin e titullit të lartë “Ndrec Ndue Gjoka” për disa mësues të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave në Mirditë si: Dodë Përshqefa, Prend Boçi, Bardhok Përnoca, Zef Bushati dhe Isa Halili nga Kukësi, i cili 15 vjet si inspektor  kishte në juridiksion dhe shkollat e krahinës së Fanit.

Në ndarjen e titujve të nderit janë përzgjedhur Kol Zefi si këngëtar i shquar mirditas, Frrok Bardhi për kontributin e tij në zbulimin dhe ruajtjen e gurit të Xhuxhës.

Këtë rradhë u akordua dhe titulli “Mjeshtër i Shquar” konkretisht për Llesh Vorfin si mjeshter i punimit te gurit, Mark Përshefa mjeshtër i punimeve te instrumentave popullorë, Nikoll Bardhi mjeshtër i shquar i veshjeve popullore, Jak Nikoll Marku mjeshter i shquar i mundjes si dhe Fran Përshefa mjeshtër i drejtimit muzikor.

Ndërsa “Mirënjohja e Artë” ishte për TV-Prizreni për reportazhet me sfond Mirditën dhe Akademinë “Mirdita” z. Fran Tuci, Kryetar i Bashkise Fush-Arres, dhe grupin artistik të shkollës “Ndrec N. Gjoka” në Fanë.

Akademia “Mirdita” ka vlerësuar edhe Personalitetet e Shquara të Kulturës si Preng Llesh Doçi, një fishtjan i lindur qe recitonte pafund vargjet e Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta, Dorian Nini muzikat me një kontribut të gjatë në Mirditë, Dan Ibrahimi si poet i vlerave kombëtare në Prishtinë, Gjergj Doçi aktor i shquar kombëtar, Fran Preçi mbi 46 vite pjesë e Ansamblit “Mirdita”, Preng C. Lleshi për kontribut të shquar si poet, shkrimtar, studiues dhe polemist, Rovena Vata për kontribute shkencore kombëtare dhe bashkëpunim me Akademinë “Mirdita”, Hamdi Kaci piktor i nivele kombëtare, Salajdin Salihu nga Tetova për kontribute të mëdha shkencore e pedagogjike, Qazim Velia për kontribute të shquara në skenat shqiptare, Shefqet Hoxha, për kontribut të shquar në studimin e shkencave historike.

-KRENARI  E  MIRDITËS-

Çmimi më i lartë që ka të drejtën ligjore të akordojë Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” është titulli “Krenari e Mirditës”. Një titull i tillë jepet për ata individë që me veprën e tyre i’a rrisin vlerat dhe emrin Mirditës.

Padyshim Ata janë të shumtë, të vlerësuar apo jo, ndërsa Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka ndërmarrë misionin për evidentimin e tyre. Emra të tillë si rektori i Universitetit të Prishtinës Dr.Prof Marjan Demaj, një personalitet i shquar i shkencës, i mirënjohur në pajtimin kombëtar dhe të gjaqeve në Kosovë, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, një gjyqtare që me korrektësinë e saj shumë vjeçare fitoi nga Vetingu statusin e pastërtisë, Amarilda Prenga mjeshtre e rrjetës së volejbollit, disa herë kampione kombëtare e ndërkombëtare, Skënder Doda, ushtrak i lartë i policisë që në momente decizive që ka kaluar shteti shqiptar në tre dhjetëvjeçarët e fundit, ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme në ruajtjen e kollonave të shtetit.

Gjithashtu ky titull i lartë është akorduar për mësuesin unikal në Ballkan, Ndrec Ndue Gjoka, “Mësues i Popullit”, por dhe për akademikun e shquar Zef Mirdita, por dhe për pajtimtarin e shquar të kombit Anton Çetta, për tu mbyllur lista me emrin e dr. Pal Doçi historian i niveleve ndërkombëtare. Krenari e Mirditës u dha dhe për gjeneral Tonin Marku si dhe prof.dr Skënder Kodra me banim ne New-York, veprimtar i shquar shqiptaro amerikan.

Titullin e lartë “Krenari e Mirdites” e tërhoqën sejcili përmes falenderimeve të shumta, ndërsa për Akademik Zef Mirdita, çmimin e pranoi Dodë Ndrecaj nga Klina, kushëri i Akademik Zef Mirdita, çmim i cili u dorëzua nga Kryetari i Këshillit Bashkiak të Mirditës z. Pjetër Pjetri.
Në pamundësi për të qenë i pranishem në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, Gjoni i biri i Zef Mirdites kishte shkruar:”Më vjen shumë mirë që Mirdita po e përkujton dhe po e mbanë gjallë emrin dhe kujtimin e babait tonë”.

Në emër të gjithë atyre që morën çmimin e lartë “Krenari e Mirditës” përshëndeti znj. Vitore Tusha, kryetare në detyrë e Ggjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila tha:

Përshëndetja e znj. Vitore Tusha, Kryetare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, pas marrjes së vlerësimit “Krenari e Mirditës” nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”

Më herët z. Gaqo Apostoli i akordoi Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” titullin e lartë “Ambasador i Paqes”, ndërkohë që në sfond ishte grupi artistik i shkollës “Ndrec N. Gjoka” në Fanë të cilët luajtën disa numra përshëndetës nën drejtimin e mësuesit të tyre të apasionuar, Fran Përshqefa.

Tiranë: 7 dhjetor 2019

Fotot jane realizuar nga Viktor Pjetri.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan