Fjala përshëndetëse në takimin vjetor të 7 dhjetorit 2019 në Muzeun Historik, Tiranë

Nga Pirusti News

Të nderuar të pranishëm në takimin vjetor të rradhës, ku bëhet një bilanc i punës dhe aktivieteve të një viti, të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”..!

E them i rradhës, pasi një takim i tillë festiv shënon një traditë të bukur gjashtë vjeçare me pikënisje vitin  2013, pa ndalur asnjëherë vrapin drejtë misionit të saj, përbashkimit të gjithë shqiptarëve kudo në botë, përmes artit, kulturës e letrave.

Në këtë rrugë të gjatë dhe plot sfida, meritë të jashtëzakonshme keni ju të nderuar bashkëpunëtorë, shumë prej të cilëve edhe pjesmarrës në këtë ditë festive, ditë që na angazhon për një vit tjetër kulturor, pa aq të rëndësishëm, se sa ky vit që po mbyllim.

Edhe kët vit pati aktivitete të shumta, promovime të revistave periodike “Mirdita”, por dhe konferenca Shkencore “Fani në letërsi e arte” ndërsa mbi të gjitha ishte përmbyllja e sfidës ligjore për ndryshimin e statusit, nga Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Mirdita”, në Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ku një meritë të veçantë pati Kryesia e Shoqatës, por edhe avokati dhe bashkpunëtori jonë i vyer Gjet Kola, që ndoqi procedurat ligjore të kërkuara.

Një ngjarje e tillë, u shoqërua me aktivitete të shumta njohëse, prezantuese e promovuese, dhe për këtë falenderojmë TV-Kukësin, TV-Prizrenin, Televizionin shqiptar dhe Radio Tiranën, si dhe dhjetëra faqe online dhe gazeta, që i bënë jehonë kësaj ngjarje. Madje televizionet në fjalë nuk u mjaftuan me një lajm të thjeshtë, por organizuan biseda në studio me të ftuar drejtuesit kryesorë të Akademisë, të cilët folën për misionin, qëllimin dhe arritjet. Nga kjo tribunë falenderojmë drejtorin e tv-Kukesit, Lutfi Meçka, drejtorin e tv- Prizrenit Mifail Bytyqi, si dhe drejtuesit e TV dhe Radio Tirana e vecanërisht redaktoren Orealda Lahe.

Këtë vit ne arritëm të nxjerrim 5 revista, dy prej të cilave janë paraqitur sot, ndërsa 3 të tjera sipas njoftimeve që janë bërë, në çdo rast të daljes nga shtypi.

Natyrisht çdo revistë apo aktivitet ka nevojë për mbështetës dhe sponsor të cilët janë miq, dhe të tillë mbesin për Akademinë e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”.

Është rasti për të falenderuar Bashkinë Mirditë, kryetarin e saj z. Ndrec Dedaj, Këshillin e Bashkisë Mirditë dhe kryetarin Pjetër Pjetri për mbështetjen periodike të kësaj shoqate, e veçanërisht për financimin e katër numrave të Revistës Mirdita, vendim i cili u muar dy muaj më parë, në kuadër të mbështetje për artin dhe kulturën në Mirditë.

Falë kësaj pune dhe përkushtimi të një stafi të angazhuar, vetëm këtë vit në faqet e revistës “Mirdita” u afishuan plot 200 autorë në zhanre të ndryshme të publicistikës, artit e kulturës, ndërsa 56 artistë vijnë nga Artet Figurative. Falë miqve dhe bashkpunëtorave tanë vetëm gjatë këtij viti Revista “Mirdita” u shpërnda dhe u mirëprit në 32 shtete, në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, pa llogaritur aktivitetet dhe shpërndarjen e saj në trevat mbarëshqiptare.

Sot mund të themi se qëllimi për të cilin u nis, është tejkaluar jashtë çdo parashikimi. Ju dhe shumë të tjerë tashmë jeni dëshmitarëtë këtij evoluimi i cili është vlerësuar dhe mbështetur masivisht, çka e vërteton edhe takimi i ditës sotme, por edhe në raste të tjera të këtij viti, dhe më parë.

Nuk jemi aspak të penduar se gjashtë vite më parë vendosëm ta quanin Revista “Mirdita”, sido që në një pikpamje që paraqet një lokalitet, sepse shumë shpejt kjo i tejkaloi kufinjtë e Mirditës, duke u bërë urë e përbashkimit mes mirditasve kudo brenda hapësirës mbarë kombëtare, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri e kudo ku ka mirditas.

Në një përcjellje të shkurtër, Revista Mirdita ka përbashkuar afro 1000 autorë me mbi 975 shkrime të botuara deri tani. Janë shkrime historike mbi rolin dhe luftën e mirditasve kundër pushtimit osman, sllav dhe regjimit komunist. Ato janë përcjellë nga historianë të cilët kanë hulumtuar në dokumente kroate, zvicerane, të Vatikanit etj.
Në faqet e kësaj reviste janë botuar mbi 165 studime, nga akademike, autorë me tituj shkencorë si, prof, dr, dr.shkencav edhe master shkencore.

Pjesë e revistës janë mbi 260 poete që kanë publikuar poezitë e tyre, por nuk kanë munguar tregime, portrete reportazhe, recensione veprimtari etj. Mbi 130 piktorë të shquar kombëtar dhe nderkombëtarë, kanë punimet e tyre në faqet e saj.

Nga gjithë ky masivitet aktivitetesh është arritur kontakti me mirditas kudo në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare, por edhe në shumë shtete të ndryshme, deri edhe në kontinentet e largëta.

Kjo ishte një paraqitje e shkurtër e aktiviteteve të deritshme,  i bindur se në takimet e ardhshme kjo panoramë natyrisht do të jetë shumë më e plotësuar dhe më e larmishme

Ju Falimenderit. Tiranë 7.12.2019

Ju mund të lexoni edhe...

1 Komente

Akademia “Mirdita” në takimin madhështor të fundvitit, vlerësime të larta për Krenarinë Mirditase – Pirusti News 9 Dhjetor, 2019 - 5:56 pm

[…] FUNDIT Akademia “Mirdita” në takimin madhështor të fundvitit, vlerësime… Fjala përshëndetëse në takimin vjetor të 7 dhjetorit… “Gjergj Fishta është nga Mirdita, shkruajnë “Shêjzat” e… Debat shkencor për librin […]

Reply

Lini nje koment