Angjelina Leka: “Vallja e Gurrës së Lashtë”, kryeveper koreografike e Festivalit Folklorik 1988

Nga Pirusti News
1 430 Shikime
-Nëpër faqet e revistës “Mirdita” nr. 26-

Vallja e Gurrës së Lashtë është një motiv i qëmotshëm i valles popullore, i ruajtur brez pas brezi, që buron nga gojëdhenat e popullit mirditor që prej viteve 1600 pas Krishtit, sipas dëshmisë nga një intervistë e gjatë me të moshuarin domgjonas Prend Pacin. Ky motiv erdhi në ditët tona rreth viteve 1986-1987 dhe u prezantua për herë të parë në Festivalin Folklorik Kombëtar në vitin 1988. Që nga viti 1968 zhvillohej në Shqipëri çdo pesë vjet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër. Në vitin 1985, pas diplomimit në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë, kam filluar aktivitetin e saj artistik në Pallatin e Kulturës Rrëshen, si koreografe dhe në periudhen 1985-1990 jam marrë sidomos me hulumtimin e vlerave të kërcimit popullor mirditor.

Koreografia e nje vallje eshte art kompleks, mbasi per pak minuta qe luhet ne skenë, kërkon nje numër te madh njerezish, duke filluar nga grupi burimor i valles, te grupi i realizimit perfundimtar, orkestra me instrumentistet, drejtues muzike, koreograf, skenograf, etnolog, rekuizite etj.  Merita e realizimit te kesaj vepra koreografike i përket të gjithe masës së njerëzve, ku çdo pjesëmarrës nga kjo mase njerezish e njeh vepren nga këndvështrimi dhe perjetimi personal. Ndërsa përgjegjësinë kryesore për realizimin e veprës e kisha unë si koreografe. 

Etapat e procesit të gjurmimit dhe realizimit të këtij motive.

 Ndër shekuj kishte mbetur ky motiv vallje në kujtesën e brezave dhe erdhi deri në ditet tona falë punës që bëmë për ta risjellë në skenë. Dega e Koreografisë ne Akademinë e Arteve zhvillonte asokohe ekspedita të ndryshme folklorike në zona të ndryshme të Shqipërise nga Veriu ne Jug. Këtë përvojë e vazhdova dhe mbas fillimit të punës. Mbas emërimit tim ne Mirdite, kam rënë fatmiresisht në gjurmet e këtij motivi, të cilin do ta përshkruaj në vijim. Gjatë një ekspedite folklorike në Fanë, ekipi i ekspeditës kërkimore; unë, poeti Gjok Beci dhe etnografi piktor Lin Loci shkuam në Domgjon, ku unë u takova rastësisht me te moshuarin nga Domgjoni, Prend Pacin.

Si u takova me Prend Pacin që vititi i lindjes së tij datonte 1903?

 Prendi ka lindur në Domgjon në vitin 1903. Ishte njeri që kishte përvojë të madhe jetësore, shkollën e jetës dhe zgjuarsi natyrore.  Sapo mbërritëm në fshatin Domgjon, pamë një të moshuar që po rrinte qetësisht nën hijen e një peme. Ndjeva se ishte momenti më i përshtatshëm për të biseduar me të. U ndava nga dy kolegët që shkuan në Shtëpinë e Kulturës në qendër të fshatit dhe e përshendeta të moshuarin, duke e pyetur, nëse mund të kuvendoja me të. Plot mirësi dhe entuziazëm ai pranoi.

U ula përtokë përballe tij dhe biseda nisi fillimisht me temat e përditshmërisë nga jeta në Fan, jeta e tij familjare, periudha e pleqërisë, pastaj kaluam te kujtimet e pervojave të ndryshme të jetës që nga fëmijëria. Në atë bisedë e përqëndrova vëmendjen te festat dhe motivet e tyre. Duke mos nderprerë biseden, e pyeta herë mbas here shkurtimisht:  Ke pasë lidhje të ngushtë me gjyshin tënd? Po stergjysh a ke pase njohur? Ç’tregonin te moshuarit ne femijerine tende mbi festat e athershme? I bëra një sërë pyetjesh te njepasnjeshme gjatë gjithe bisedës, pyetje që ngacmuan kujtesën e tij në detaje të hollësishme dhe në bisedë e sipër më tregoi se në fëmijërinë e tij kishte dëgjuar nga të vjetrit mbi një festë që lidhej me burimin e ujit që shterohej asokohe herë mbas here. Nga nevoja për ujë, njerëzit e asaj kohe menduan si ta ruanin burimin që të mos shterrej. Një ditë mblodhën gjithë banorët dhe biseduan që secili të sillte një sasi lesh delje dhe shporta me (voe) vezë. Leshin e deleve e  përzien me vezët. Me këte masë përzierje ndërtuan një mur rreth burimit të ujit dhe, duke e shtypur fort me këmbë, ngjeshnin murin rreth gurrës. Ky lloj veprimi u kthye në ritualin e festës. Gjate rrefimit, i moshuari demostroi lehtë me gjuhën e trupit lëvizjet që bëheshin me këtë rast. Sipas këtij rituali këndohej e kërcehej rreth gurrës. Pyetjes se  çfarë instrumentash muzikore perdoreshin, Prendi i  dha këtë përgjigje: Me britma lajmdhënëse dhe triumfale, ku ritmi shoqërohej dhe me gurë, kumbonë bagëtish, me poça, tepsia, me një fjalë me gjithçka njerezit mund të prodhonin tinguj dhe të krijonin ritmin e valles.

E diskutova problemin e kësaj vallje të lashtë me Gjok Becin, Lin Locin dhe Mark Pacin, drejtor i shtëpisë se Kultures Fanë dhe i sugjeruam Markut që ta sillte si motiv vallje nga grupi burimor i Fanit për konkurimin në mes të grupeve artistike të zonave.

Merita e amatoreve te asaj kohe: Gjergj Shytit, Fran Laska e Fran Pershqefa, si dhe grupit të valltareve te shtepise se kultures Fan është se e sollen në konkurim këtë motiv që koreografja e rrethit Angjelina Lekaj e transformoi ne nje koreografi të plotë per Festivalin Folklorik Kombëtar, me të gjithe parametrat e plotë, sa u gjykua nga specialistët në Tiranë si e përshtatëshme për t’u paraqitur nga grupi folklorik i Mirditës në Festivalin Folklorik Kombetar të vitit 1988.

Demostrimi i ndërtimit te burimit të Gurrës nga valltarët e mbledhur krah për krah me thirrje majë krahu, veshur me veshjet trimijëvjeçare të pirustëve mirditorë, që në brez kishin qemerin e kuq dhe veshje prej shijaku/leshi të dizajnuara nga kostumologu dhe piktori i Pallatit te Kultures Lin Loci. Muzika u realizua me instrumentet tradicionale si poça, kusi, lugë, gure, çifteli, fyej, kumbonë bagetishë…etj, nën drejtimin e Mark Gjokës, drejtues Muzike i Pallatit te Kulturës në Rrëshen. Rekuizita : instrumentet tradicionale, buliera, lesh delesh etj u sollën nga Mark Paci drejtor i Shtepise se Kultures Fan.

Valltarët demostronin ndërtimin e murit rreth burimit, duke e shtypur atë fort me këmbë dhe e shoqeronin me gurgullimat e ujit dhe thirrjet lajmdhënëse triumfale…Në fund vinte festimi i ndertimit të Gurrës, kercyer prej të gjithë valltarëve se bashku, vajza dhe djem me buliera uji…ne struktura të ndryshme koreografike; në rreth, krahperkrah, në dyshe dhe treshe…

Procesi i realizimit të valles.

 Ky motiv vallje fillimisht interpretohet nga valltarët e shtëpisë së Kulturës Fan, drejtuar nga Gjergj Shyti. Nga ky grup burimor e solli vallen në procesin e përzgjedhjes së artit folklorik sipas procedurës së Festivalit, në Pallatin e Kulturës Rrëshen. Pas aprovimit nga ana ime si koreografe, e ftuam të jepte mendim më të specializuar njohësin ndërkombëtar të etnokoreografisë folklorike shqiptare, Prof. Dr. Ramazan Bogdanin.

Prof. Dr. Ramazan Bogdani ishte etnomuzikolog dhe etnokoreolog në Institutin e Folklori e vlerësoi këtë valle si një jehonë lashtësie.

Vallja e Gurrës së Lashtë u interpretua në Festival nga valltari i moshuar nga Fani Gjergj Shyti dhe të rinjte Hil Gjaci,Terezina dhe Vera Buraku, si dhe nga vallëtarët e Pallatit të Kulturës Mirditë: Gjergj Lleshaj, Gjon Karagjozi, Fran Gjergji, Sul Cara, Ndre Toma…etj. Në Festival kjo valle u vlerësua si kryeveper koreografike e Festivalit.

Rreth autores: Angjelina Lekaj Master e Arteve të Bukura, Pedagoge, Drejtuese Projektesh,  Mentore, Konsultuese në SGfB dhe Terapiste Arti.

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan