Si u muar At’Gjergj Fishta nga internimi, për tu bërë Antar i Akademisë së Shkencave të Italisë…

Nga Pirusti News

Takimi i Duçen e Italisë dhe falja e internimit. Rrëfyer në burg nga kleriku kolos Dom Nikoll Mazreku, përcjellë në kohë nga KURT KOLA

Pas shfaqjes rrufe nëpër gjimnazet e Tiranës gjatë kohës së pushtimit italian të dramës se famëshme: “Vajza qëndis Flamurin,” me autor homerin shqiptar At Gjergj Fishta,  pater Gjergjin e çuan në internim, në Itali.

 Drama e Gjergjit, ndezi rininë studentore shqiptare dhe për këtë arsye kuestura italiane e arrestoi dhe e internoi me urgjencë në Itali. Gjatë udhëtimit me vaporr, në kulmin e dëshpërimit për ndërprerjen e aktivitetit atdhetar e patriotik, At Gjergji shkroi një vjerrshë për të cilën më vonë komunizmi e anatemoi, duke e dënuar me masat që tashmë dihen.

Gjatë kohës që At Gjergj Fishta qëndronte në kampin e internimit me dënimin e caktuar, Akademia e Shkencave e Italise, u njoh punët shkencore te Fishtës dhe dhe për këtë arsye Akademikët i kërkuan DUÇES që ai ta lejonte At’Gjergj Fishtën që tw paraqesw dizertacionin pranë Akademisë së Shkencave të Italisë. Udhëheqësi i kohës i Italisë, DUCE, pa hezitim lwshoi lejen…

Kur Fishta, mbaroi së lexuari Dizertacionin, në morinë e duartrokitjeve, kryetari i Akademisë së Shkencave te Italisë, çohet dhe i shkon, pranë priftit atdhetar të internuar e duke i shtrëguar dorën e me mirenjohje i thote:

“Eja Padër midis nesh se gjate i paske munguar Akademisë Tonë“!
Që atë çast Fishta u konfirmua Anëtar i Akademisë se Shkencave të Italisë! 
Ky fakt e tundoi fort Imperatorin e Italisë, prandaj ai i bëri ftesë të internuarit nga qeveria e tij, për një audiencë 20 minuta…. Kuptohet ose Fishta e kuptoi ç’ka fshihej në ftesen e Imperatorit, pasi dihej se Duçja ishte sa i kulturuar aq edhe diktator!

DUÇE, atë ditë ishte veshur i tëri ne uniformë te rreptë ushtarake, deri me armatim të lehtë e helmetë, a thua se ishte në front duke luftuar!! 
Fishta, në një i hipur në një “xhip ushtarak”, i shoqëruar me dy oficerë madhorë vajti në orën e caktuar në pallatin e diktatorit. Ngjiti shkallët, eci drejt korridorit i prirë nga një oficer për tek dera e audiencës…

Troket, oficeri dhe i hap deren Fishtës. Diku nga fundi i sallës se madhe e paisur në mënyrën më luksoze të mundshme, gjysëm i zhytur ne kolltuk, shikoi gjysmën e DUÇES ushtarak!! Nuk levizi fare nga vendi!

Fishta gjithë shkujdesje, me ecje të ngadaltë iu afrua dhe i dha dorën…
DUCE, i bëri shenje të ulej përballë. Fishta, karekteristik i sarkazmës, duke mos respektuar kurrefarë protokolli, i drejtohet:”Shkëlqesi shtatmadhor! Po të shoh veshur e ngjeshur me unifome e armatim, por nuk po shoh as ushtrinë e armikut as ushtrine Tuaj përballe njëra-tjetrës?! Më tej ai ironizon duke i thënë: Në këtë rast siç duket se jam unë ushtria e armikut. . 

DUÇE, flaku helmetën dhe u përqëndrua me gjithë seriozitetin në bisedë me Fishtën….. Siç dihej, DUÇE ishte shumë i kulturuar dhe u përfshi ne bisedë akademike me Fishtën… Iku 20 minuteshi i paracaktuar, iku ora, vetem kur i tha Fishta, se ai nuk kishte me kohë per bisedë, DUÇE, ngrihet i fut krahun dhe e përcolli deri te pota e jashtme e oborrit…. 

Aty, teksa po i jepnin dorën njeri-tjetrit, Fishta përsëri e sfidon duke i thënë: “Kur erdha me prite si italian… Kur ika, të detyrova të më percjellësh si shqiptar”!
DUÇE, nuk foli, por me mendje duket se tha:” Ti nuk mund te mbahesh ne internim”! Dhe fill pas disa ditëve e liroi dhe Fishta erdhi dhe nderroi jetë në qytetin e Tij, në Shkodër.

Kurt KOLA.( Treguar nga kleriku kolos Dom Nikoll Mazreku, ne burg Burrel)

 

Ju mund të lexoni edhe...

2 Komente

Dod Luli 28 Dhjetor, 2019 - 5:12 pm

Ju pergzoj per kto shkrime pikante per vlerat dhe cilsit intekektuale te homerit Gjergj Fishta

Reply
Selajdin Sokoli 28 Mars, 2020 - 3:39 pm

Te nderuar zotri at Gjetgj Fishta ishte dhe gjithmon do te jete njr figur madheshtore e mbare kombite shqiptare me inteligjencen dhe intelektin e tie ka sheshmuare se ishte nje patriot dhe atedhetare i pa shoqe qe e frymzon edhe sote e kesaj dite gjeneratat nevijim ne mbare teritorin e shqipfolsit dhe e meriton respektin me te madh mbarekombtare.

Reply

Lini nje koment