Mark Paci, një emër i veçantë i kulturës mirditase, themelues i pesë muzeve

Nga Pirusti News

Nga: Fran Laska, poet.

Mark Paci ishte piktor me talent te spikatur, por në historinë e Kurlures mirditase do te mbahet mend gjithmonë për ndërtimin  e pesë muzeve. Në një takim kuvenduma bashkë për “Vallen e Gurrës së Lashtë”. Ai është arkiv i gjallë dhe i fuqishëm i dokumentave muzeorë, frymëzues për të krijuar më të bukurën në art, me veçoritë e veta dalluese.
Mbaj mend kur më tha se kur diskutonim për krijimtarinë, në tavolinën e Shtëpisë Kulturës në Fanë: “Gjokë Becit ju turrën me bakra e me çakra, mediokrit e Ansamblit “Mirdita” unë isha Përgjegjës i Muzeut të Rrëshenit.

Atëherë imcak, siç ishte më rrinte afër, se unë jam besëtar i pashoq. Gjoka, ulej mbi makinën e shkrimit, dhe aty lindi muza e krijimit të këngës: “Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”, dhe e gjithë aplikoja e Festivalit Folklorik Kombëtar të 1983 në Gjirokastër, ku Mirdita mori Çmimin e parë”.
Shkruaj dhe arshivo më tha. Këta ta hanë rracionin para hundëve. Unë e zbatova këshëllimoren e tij. Ruaj të gjitha dokumentat: që nga kënga, “Zefi i Vogël” kënduar nga Kastriot Kola, “Millosh Kopiliçi”, kënduar me Lahutë nga Ndrec Tuci, “Vallen e Gurrës së Lashtë, kënduar dhe kërcyer nga grupi i valleve të Shtëpisë së Kulturës Fanë, ku mund të veçoj, të ndjerin Gjergj Shyti dhe më fanjorin tipologjik Hilë Gjaci, “Sofra e Lekës”,” Besën ta kam dhanë“, “, etj,etj., muzikuar nga Mastro Fran Përshqefa, diplomuar për Pedagogji Muzikore, (theksoj pasi dikush na quan amator). Muzgatën e hedhur, për të anashkaluar artistët e Fanit, që lanë gjurmë, në krijimtarinë e tyre, do ta thajmë me dokumenta autentikë dhe jo me trille reportazhiste, të fjalësorëve imagjinar.
Respekt për Shefin tim!

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment