Nikoja, gazetashitësi ambulant i Lezhës, një “Mr. Bean” në fokusin e mjeshtrit të imazhit Olsi Tetaj

Nga Pirusti News

/Aleksandër NDOJA/

Nikon në Lezhë e njohin të gjithë. Me moshë 56 vjeç një njeri vital, me ecje të shpejtë, madje aktoriale nëpër rrugicat dhe lokalet e qytetit të afrohet me mirësjellje, duke te shpalosur librat dhe gazetat që mban në dorë dhe në çantën e tij stërmadhe, varur krahëqafë. Edhe Nikoja i njeh të gjithë vendasit me emër e mbiemër, madje është i saktë për preferencat e tyre duke ju ofruar pikërisht gazetën që preferojnë apo librat më të fundit.

Nikolin Delia jeton në Rrilë të Lezhës dhe ka një familje solide plot nipër e mbesa. Prej më shumë se dy dekada ai del shumë herët me biçikletën e tij nga Rrila për ku banon, dhe në pak minuta është në Lezhë. Është i pari që merr shtypin e ditës te pika e shpërndarjes, duke eklipsuar çdo pikë tjetër shitje në këtë qytet. Dikur shisja shumë gazeta me fitim më të madh, por kohët e fundit shitja e tyre ka rënë, thotë vetë Nikolini. Rrjetet sociale nëpër celularë kanë spostuar vemendjen e gazetalexuesit për në ekranet e celularëve. Këtë e ka kuptuar mirë edhe Nikolini, por në asnjë rast nuk e ka ndërprerë ritualin e tij.

Për ndonjë që nuk e njeh sjellja e tij tërheq vëmendjen. Në fakt në rininë e tij Nikoja ka qënë shumë i preferuar i qytetarëve lezhianë. Ishte një parodist i shkëlqyer i estradës së qytetit të dytë për nga madhësia por edhe rëndësia, në veri. I shkruante vetë tekstet e parodive dhe në skenë i realizonte shumë bukur, tregojnë bashkohësit. Por me ndryshimet e mëvonshmë Nikolini nuk ishte më i përfshirë në skenën e kulturës së Lezhës. Askush nuk e përkrahu në talentin e tij, ndërsa vetë ishte i pamundur, ndaj zgjodhi punën e gazetashitësit ambulant, punë të cilën vijon ta kryejë me përkushtim edhe në ditët e sotme.

Nikoja, një “Mistër Bean” në fokusin e mjeshtrit të fotografisë dhe videos, Olsi Tetaj.

Prej disa ditësh shikojmë në kanalin Youtbe, disa video të shkurtëra realizuar me profesionalizëm nga fotografi profesionist i Lezhës, Olsi Tetaj. Një i ri i apasionuar ndaj fotografisë dhe videos i cili ka mbaruar sudimet për regjizurë, në Akademinë e Arteve në Tiranë. Olsi thotë se Nikoja më ka tërhequr vemendjen me kohë për sjelljet e tij aktoriale në qytet dhe për këtë vendosa të bashkëpunoj me të, për realizimin e një filmi me metrazh të shkurtër. Fillmisht kemi nisuar me disa video të shkurtëra me të cilat kemi dhënë mesazhe të ndryshme, ndërsa janë vlerësuar nga shikuesit si mjaft të spikatura, duke e krahasuar Nikon me një Mr. Bean të Lezhës, por që kalon kufinjtë e këtij qyteti. Ja disa prej tyre me spjegimet përkatëse.

Në këtë video Nikoja fshikullon të rinjtë, por jo vetëm të rinjtë që kanë mbetur “takuar” me internetin, aq sa nuk e kanë vëmendjen çfar ndodh përrreth. Nikoja afrohet me ngadalë në tavolinën e tij, e përfundon kafen dhe ikën pa u vënë re. Kamarieri i kërkon të riut të paguajë kafenë në tavolinë, ndërsa Nikoja e ndjek situatën nga jashtë përmes xhamit të lokalit.

Në videon vijuese Nikoja e luan mjeshtërisht rolin e të dehurit. Madje e mbyll me një batutë të shkurtër.

Biçikleta është pjesë e pandarë e jetës së tij. Por një ditë nuk e shikon më…ndoshta ishte në ëndërr..

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment