Mretëresha “Teutë” dhe festa e “ Shna Vlashit” që e pati “shtrirjen deri në Vushtri.

Nga Pirusti News

-Post-AKTIVITETE-  

Përgatiti: Aleksandër Ndoja

Prej kohësh një grup organizator nga fshati Malaj ka punuar intensivisht inicimin e një feste zonale ndryshe, larg tradicionalitetit “post komunist”, ku festat fetare u kanalizuan vetëm në darka e dreka familjare apo vizita të ngushta ndërmiqësore. Të izoluar për shumë dekada gjatë kohës së komunizmit, natyrisht dyndja për të kujtuar Shenjtërit e mohuar, ishte e madhe. Por risia vjen pikërisht nga fshati Malaj, pak kilometra nga qyteti Rrëshen.

Malaj është një fshat me shumë histori, njerëz të kulturës ndërkohë, vend i prelatëve të shquar ndër to edhe i dom Prend Loku (Pjetri) i cili 102 vite më parë ose më saktë më 18 prill të vitit 1918 mblodhi bashkë 20 djem përlatas duke bërë të mundur  hapjen e të së parës shkollë shqipe në komunuellthin e Kthellës.

Por vetë djemtë intelektualë të Malajve kanë zgjedhur një emër tjetër të madh e krenar që ka lënë gjurmë në këtë vend, për të jetësuar një shoqatë të tyren. Është mretëresha “Teutë” që në vetëm tre vite të mbretërimit të saj zgjodhi të ndërtonte një kala edhe në këtë vend, teksa ishte në krye të shtetit Ilir dhe të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 (para Krishtit). E ndërsa Kalaja e Teutës ka pak nga rrënojat, vetë Teuta është përjetësuar në shoqatën që tashmë ka për drejtues emra të njohur siç janë Gjon Melyshi nga një derë e fisme e këtij fshati dhe Ndue Syziu që shumë vitesh punon e jeton në Itali.

Martin Dedaj, një bir tjetër i kësaj zone prej shumë vitesh prezent edhe në fushën e gazetarisë në përcjelljen e tij me këtë rast ndër të tjera shënon si më poshtë:

Tashmë është i njohur kontributi i emigranteve ne ekonominë e shqiptarëve në pothuajse 30 vite tranzicion, por inisiativa dhe mbeshtetja e emigranteve mirditore si Gjon Melyshi dhe Ndue Syziu, ishte ndryshe.

Ne bashkëpunim me Dioqezën Mirditë, shoqata “MBRETNESHA TEUTE”, që drejtohet nga Gjon Melyshi dhe Ndue Syziu, realizuan mrekullisht ditën e festës së SHNA VLASHIT, për tu festuar ndërvite nga komuniteti i Malajve, për t’iu bashkuar festave te tjera si Shna Premtja, Shen Marku, Shen Gjoni etj, që festohen nga banorë të njësive administrative te Mirdites e jo vetëm!

Duke vijuar më tek z. Dedaj thotë se ka nje falenderim të sinqerte për inicuesit dhe mbështetesit e aktiviteteve, Gjon Melyshi, Ndue Syziu dhe gjithë kontribuesit dhe pjesëmarrësit duke veçuar Dom Agustin Bardhin, që celebroi meshen e shenjte për Shna – Vlashin, martirin dhe shenjtorin, udhërrëfyes të jetës shoqërore dhe shpirtërore të besimtareve të Sebastise.

Po cila është lidhja e Malajve në Vushtrinë në këto ditë festive në Mirditë.

Pikërisht një natë më parë dy artistë të mirënjohur nga Vushtria e Kosovës Fazli Rashica dhe Shaban Krasniqi sëbashku me artistë të mirënjohur të Ansamblit “Mirdita” (Mjeshtër i Madh) dhanw një koncert tejet të vlerësuar në sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës, Mirditë. Natyrisht rrjetet sociale kanë dhënë informacione të shumta, ndërsa për të kuptuar më mirë atë çfar kanë përjetuar artistët nga Vushtria, le të ndjekim një prononcim të vetë këngëtarit Fazlli Rashica:

Faleminderit Mirditë… Nga Fazlli Rashica.

Mirdita është padyshim treva më autoktone, origjinale, rrezistuese dhe e papushtuar ndonjëherë dhe si e tillë herë-herë edhe idhnake! Por ama edhe kurrizi e palca e kombit, po se po! Prandaj të tillë janë edhe mirditorët!

Për këtë u bindëm edhe njëherë dje e sot, ne grupi nga Vushtrria Profesorët: Islami, Ganiu, Shabani dhe unë. Nuk di a kaluam më mirë në Koncertin e mbrëmshëm në Rrëshen, apo sot në Malaj? Në Pallatin e Kulturë të stërmbushur me shikues u mirëpritëm e u duartrokitëm gjatë. Falenderimi i takon Drejtorit të zgjuar, të ditur e shumë të angazhuar z.Gjergj Marku. Derisa dashuria ndaj Atëdheut, më së miri u shpërfaq sot në Festën e Shna Vlashit në Kishën e Fshatit Malaj. Bijt besnik të këtyre trojeve, të lëna pasdore nga të gjitha rexhimet si: Gjon Mëlyshi, Ndue Syziu, Dodë Pjetri, Martin Dedaj etj. Por edhe vëllezërit tanë Artistët: Nikoll Dedaj, Fran Preçi, Kolë Zefi(themelues të Ansamblit Mirdita-Mjeshtër i Madh), Gjovalin Totri, Mark Gjoka-Mjeshtër i Madh, kishin përgaditur enkas për këtë ndodhi këngën “Një piskamë e lëshoj Kthella”.E në Restorant NBT pritja dhe përcjellja jonë tejkalonte edhe protokollet shtetërore.

U ndamë, për t’u takuar edhe më shpesh. Zoti ju bekoftë vëllezër!

Ndërsa për herë të parë u paraqit kënga më e re për Kthellën dhe festën e Shna Vlashit, me autor teksti z. Gjovalin Totri, muzika nga Mark Gjoka (Mjeshtër i Madh), kënduar nga Nikollë Dedaj, Kol Zefi dhe Fran Preçi.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment