Poeti Llesh Ndoj, vargje poetike per “Lahuten e Malcise” dhe Gjergjin e Munelles

Nga Pirusti News

Nga: Llesh Ndoj.

Me pelqeu e frymezoi vendosja e nje monumenti kushtuar “Lahutes se Malcis”, kryevepres se at Gjergj Fishtes, ne qender te bulevardit qe mban emrin e Ti dhe fare prane monumentit te “Beselidhjes” se Gjergj Kastriotit dhe hodha ca vargje te thjeshta ne leter.
Lexim te kendshem miqte e mij!

Shqip i flasin kombit.

Në qytet të Lezhës
Dy bukuri të dheut
Lahuta e Malcisë
Besëlidhja e Skënderbeut!

Të dyja flasin shqip
Si rrallë vepër tjetër
Na ftojnë për bashkim
N’traditën e vjetër!

Se ky vend i bukur
S’do ekziston mbi dhe’
Në se nuk do t’kishim
Të madhin Skënderbe.

Askush s’do na njihte
Se shqiptar ne jemi
Pa shkronjat e alfabetit
Që na i la at Gjergji!

At Gjergji i Lahutës(2)
Në shqip i flet kombit
Me Kalorësin e Krishtërimit
Gjergjin e Kastriotit.

Ah! Lezha jonë pjellore
Nder e lavd i dheut
Dy Gjergjat dorëpërdore
N’ball i ndrijnë atdheut!

Kombi prapë t’bashkohet
Si ne e kem pas traditë
Me shpatë prijnë kastriotët
N’gji Lahut’n e Malcisë!

09/02/2020

1) Monumenti I Lahutes Malcise dhe ai i “Beselidhjes” qendrojne prane e prane.
2) At Gjergj Fishta, poet, teolog, diplomat, gjuhetar, autor i “Lahuta Malcisë”.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment