Zef Përnoca domgjonasi i arratisur 70 vite më parë në SHBA, dëshmi i gjallë për migrimet e domgjonasve

Nga Pirusti News

Nga Besnik Paci

Në New-York gjithnjë në krah të Ernest Koliqit (të Shejzave) dhe Monsinjor Zef Oroshit, ndodhej gjithnjë dhe Zef Përnoca nga Domgjoni i Mirditës, mik i Zef Vorf Nekaj, me të cilin jam nga i njëjti vend, Domgjoni i origjinës të At Gjergj Fishtës.

Zef Përnoca mbetet gjithnjë promovues i fortë i imazhit të Fishtës në gjithë diasporën shqiptare në Amerikë në krah të klerikut atdhetar Mnj. Zef Oroshi, që një jetë ja kushtoj për “Fe e Atdhe”, në krah të Ernest Koliqit të “Shejzave”, në krah të Zef Vorf Nekaj etj. të cilët ishin bashkudhëtarë, dëshmitarë dhe promovues më të fortë të At Gjergj Fishtës, në vitet më të erreta për imazhin e Fishtës, kur ishte i persekutuar dhe i diskriminuar nga regjimi në Shqipëri.

Model i atdhetarit nacionalist në diasporën shqiptare Zef Përnoca  nuk kurseu asgjë për çëshjtjen kombëtare madje as financat e tij, ku kontriboi në çdo shoqatë, aktivitet apo simbolikë që fliste shqip deri te shoqata e mirënjohur shqiptare “Vatra”. Zef Përnoca kontriboi një jetë, pranë “Vatrës”, siç shihet edhe në foton e katërt që postuam, është edhe ish-kryetari i “Vatres” Dr. Gjon Leka, në krah të Zef Oroshit, Zef Pernocës, Ernest Koliqit.

I lindur në Domgjon të Mirditës, Zef Përnoca u arratis nga Shqipria në moshën 16 vjeçare sëbashku me të atin Ndue, dhe vëllain e tij Bib Përnocën, të cilët përballuan kushtet e emigracionit dhe sakrifikuan per dinjitet njerezor dhe kombëtar deri në New-York, ku kaluan një jetë.

I vendosur në New York SHBA, Zef Përnoca prej 70 vitesh vazhdon të mbetet në shërbim të Atdheut, si njëri nder veprimtaret e shquar te emigracionit shqiptar, me kontribute te spikatura si vatra dhe pjesëmarrës në forumet e larta drejtuese të Vatrës. Mik me drejtues të lartë të politikës amerikane dhe drejtuesit e lartë të emigracionit shqiptar në Amerikë, Zef Përnoca është i njohur për lidhjet e tij, lidhje që një, jetë i ka vënë në shërbim të atdheut.

Zef Përnoca dëshmon, se në çdo takim që kishte me Monsinjor Zef Oroshin, Ernest Koliqin dhe me Zef Vorf Nekaj, rikonfirmoheshin faktet e orgjinës të At Gjergj Fishtës nga Domgjoni i Mirditës, familja Paci, me të cilën familja Përnoca kishte lidhje kumbarie të vjetra. Zef Përnoca dëshmon edhe sot, kur i ati i tij Nue Bib Përnoca, i kishte dëshmuar disa herë Zefit, se gjyshi i Gjergj Fishtës, Simoni i Ndoc Pacit, ka lindur në Domgjon, dhe i ka konfirmuar se vetë Nue Bib Përnoca, ka takuar familjarë të Gjergj Fishtës, në familjen Paci në Domgjon, që kishin ardhur nga Zadrima, në trojet e tyre, e tyre, dhe tokën në Domgjon ja kishin lan në shfrytzim për ta punuar, gjakut të të tyre në Domgjon, të cilët i jepnin një pjesë të prodhimit, sa here vinin kushërijtë e tyre nga Zadrima.

Zef Përnoca deshmon, që Monsinjor Zef Oroshi i kishte tregu disa herë, se vetë At Gjergj Fishta, i kishte konfirmu origjinën nga Domgjoni i Mirditës familja Paci, gjatë takimit të Fishtës me Mnsj. Zef Oroshin.

Zef Përnoca ishte një ndër kontribuesit kryesorë në krah të Monsinjor Zef Oroshit, për ndërtimin e kishës së parë shqiptare në New York, me emrin “Kisha e Zojes”, ku Monjs. Zef Oroshi, ish-nxënës i Fishtës, ishte nismetari i ndërtimit të kishës së parë shqiptare në New-York, dhe drejtonte revistën “Jeta Katolike”, në Amerikë, ku kishte botuar shumë shkrime pë Fishtën, në mes të tyre dhe deshminë që vetë Fishta i kishte konfirmu, për origjinën e tij nga Mirdita. Kleriku atdhetar monsinjor Zef Oroshi ishte mik i ngushtë dhe bashkëudhëtar, me drejtuesit e “Shejzave” Ernest Koliqi e Martin Camaj, të cilët botonin në “Shejzat”, shkrimet e Monsinjor Zef Oroshit, si shkrimi mbi origjinën e At Gjergj Fishtës nga Mirdita, siç ja kishte konfirmu vetë Fishta.

Monsinjor dr. Zef Oroshi, shkruan në “Shejzat” e Ernest Koliqit:

“Kur i tregova Fishtes se isha nga Mirdita: -“edhe unë nga Mirdita jam-tha-Fishta-e trojet e të parëve, nuk i kam shitë as falë”. (1939)

Të njëjtën dëshmi me At Gjergj Fishtën në vitin 1939, jep para Monsinjor Zef Oroshit edhe plaku i urtë dhe i mençur gjaku i familjes të origjinës të Fishtës, Kol Paci në Domgjon të Mirditës në vitin 1941.

Monsj.  Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës Kol Pacin në shkrimin e tij, që e boton në revistën “Shêjzat” në Romë si më poshtë:

 “Fisi im-tha- Kol Paci-u themelue në Fishtë, nga dy djem të shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri për gjanë. Disa vjet erdhën për verime -e pra ktu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kan shitë as t’eger as të butë”. (1941))

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment