Një foto sa njëmijë fjalë, sot në ditën e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër Ndoja

Që lufta për çlirimin e një pjese të truallit të përjetshëm të shqiptarëve ka heronjtë e vet, mundin, gjakun, mendjen dhe trimëritë kjo nuk ka asnjë diskutim. Një armatë e tërë njerëzish atdhetarë që në ditët e para kur u shfaq në male uniforma e UÇK-së, iu bashkuan formacioneve ushtarake, ngarkuar me ëndrrën e shumë brezave për një Kosovë pa “jevgjitë” serbë nëpërkëmbë, të cilët kishin mbushur historinë e tyre të zezë me gjakun e pastër të shqiptarëve.

Natyrisht nuk mbeti pëllëmbë e tokës së Kosovës pa luftën e bijve të saj, ndërsa Lugu i Drinit me epiqendër Klinën ku jetojnë një numër i madh mirditasish të ardhur aty ndër shekuj, kishte dy herë më shumë arsye për të qenë në angazhimin më të lartë gjatë gjithë kohës së luftës.

E para ishte ndjenja e lartë kombëtare dhe dëshira e zjarrtë për liri, ndërsa arsyeja e dytë ishte sa patriotike aq edhe dinjitoze. Lugu i Drinit një pjesë e madhe me mirditas ishte një zonë “tampon” në një gjatësi të konsiderueshme që ndan kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë me Drenicën, që kishte ndezur në kuotat më të larta zjarrin e luftës për liri. E që Drenica të mbante ndezur këtë zjarr, duheshin armët që vinin nga kufiri i shtetit amë, ndërsa lugdrinasit duhej të ishin në gatishmëri të lartë që në territorin e tyre të mos kishte “doganë” serbe për armët e Drenicës.

Për këtë arsye djemtë e Klinës dhe gjithë Lugut të Drinit organizoheshin papushim që me këmbë apo mjete, por edhe më kafshë punë të transportonin mes zjarrit armët nga kufiri shtetëror i Shqipërisë, për në betejat e Drenicës dhe pjesëve të tjera të Kosovës në luftë.

Ndërsa ushtria pushtuese serbe i kishte informacionet e duhura për këtë lëvizje, ndaj herë pas here organizonte sulme me raketa hedhëse përmbi karvanet e lugdrinasve që udhëtonin nëpër lugina malesh të ngarkuara më armë. Një sulm të tillë ushtria serbe e bëri edhe me datë 9 korrik 1998 në vendin e quajtuar “Rrasa e Zogut” në territorin e Deçanit, në pikën që lidhej me Shqipërinë. Në atë sulm mbeti i vrarë dëshmori i kombit, hero i Kosovës Kol Ndrec Mirdita, ndërsa shumë luftëtarë të tjerë mundën të futëshin në Kosovë, pjesa tjetër u tërhoq në territorin shtetëror të Shqipërisë.

Historia e fotografisë ku mes luftëtarësh janë fiksuar portretet e Pal Mirditës, Martin Selitës, Kol Zymit dhe Leonard Gjergjajt.

Pashk Selita i cili jeton në Zvicër, tregon se si ajo fotografi kishte ra në duart e tij, fotografi e cila ka lidhje me natën e zymtë të datës 9 korrik 1998, ku humbi jetën edhe daja i tij Kol Ndrec Mirdita.

Pashku thotë se natën e 9 korrikut karvani me lugdrinas të ngarkuar me armë kishte qenë i gjatë. Mes tyre si dëshmitar okular i asaj stuhie zajrri kishte qenë edhe vëllai i tij Martini i fiksuar në atë fotografi. Martini kishte mushkën e tij ngarkuar me armë pjesë e karvanit në fillim, por mushka kishte hedhur në një moment ngarkesën në tokë. Duke qenë se ishte vonuar për ta ringarkuar kishte mbetur nga fundi i kollonës. Në krye të kollonës ishin Pjetër Gjergjaj, Nik Frrokaj, Kol Mirdita dhe shumë luftëtarë të tjerë. Paritmas ushtria serbe kishte bërë një ofensivë në shkallë të gjerë. Flakët e mëdha të raketahedhësve kishin bërë vendin zjarr. Karvani ishte shpërndarë në drejtime të ndryshme. Më shumë se gjysma e luftëtarëve kishte mundur të hynin në territorin e Kosvës në zajrr.

Pas katër ditësh grupi ri-ngarkohet me armatim. Gjatë kalimit nëpër fshatin Jasiq grupi i luftëtarëve shikon në një banesë një numër të madh njerëzish. Afrohen dhe shikojnë se kishte një ceremoni morore. Ishte ndarë nga jeta në mënyrë të natyrshme i zoti i kësaj shtëpie, babai i Agim Jasiqit i cili kishte lënë si amanet varrimin e tij në fshatin e lindjes, Jasiq pjesë e komunës së Deqanit, por shumë afër me kufirin. Babai i tij ishte ndarë nga jeta në mërgim, ndërsa mes luftës djemtë e tij e kishin sjellë përmes kufirit me Shqipërinë dhe sapo kishin kryer ceremoninë e kalimit në amshim.

 Të zotët e shtëpisë Jasiqi sapo shikojnë grupin e luftëtarëve të lodhur dhe me ngarkesë armësh, i ftojnë brenda. Aty luftëtarët e lirisë trajtohen me respekt, ushqime dhe pushojnë. Pasi bëhen gati për tu nisur Agim Jasiqi u kërkon tu bëjë një fotografi. Filmi rrikthehet në Zvicër ku dalin fotografitë e para. Pashk Selita i njohur i Agim Jasiqit njeh të vëllanë Martinin në atë fotografi, por edhe Pal Mirditën, Kol Zymin, Leonard Gjergjaj….por njeh dhe njohim të gjithë luftëtarët e lirisë së Kosovës.

 

Me shume nga Lugu i DRINIT

Në Ranoc të Lugut të Drinit, aty ku lindi dhe u formua Dëshmori i Kombit Kol Ndrec Mirdita

Ju mund të lexoni edhe...

2 Komente

Simon 17 Shkurt, 2020 - 9:06 pm

Aleksander Ndoja shum shkurt a din kush a ken ne at betej luftim a ktu mun shkrun kush te doj,kuj i sherben tii.

Reply
Pirusti News 18 Shkurt, 2020 - 4:46 pm

Pershendetje…

Se kush eshte ne ato fotografi, une nuk i di mire. Sic e kam cituar ne shkrim eshte autori qe ma ka derguar fotografine dhe me ka nisur citimet perkatese. Po ai, pra Pashk Selita me ka cekur kater emra qe njihte. Ndersa te tjeret nuk i identifikonte. Eshte mire qe kush ka dijeni per ate beteje dhe ato dite historike, te shkruaje shenimet e veta dhe nese ka te dhena qe qendrojne historikisht, une i publikoj menjehere. Por ama kerkoj qe shkruesit te jene koherente ne fakte dhe te dijne te shkruajne mire Gjuhen Shqipe, se nuk mund te publikoj ne kete web copa shkrimesh injorante.
Ndersa se kujt i sherbej une, kuptohet qarte ne shkrim. Une i sherbej mesa mundem kombit tone te perbashket.

Reply

Lini nje koment