Ku ishte populli shqiptar dikurë,dhe ku është sot! Nga Alfred Gjomarkaj.

Nga Pirusti News

Legjendat nuk janë rastësore. Ato kanë histori që bazohen në të vërteta historike të cilat përcjellin vlera të patjetersueshme të kombit tonë. Një rast i pa precedentë lidhet më faktin se si 90 vajza nga Kruja, të detyruara nga presioni vandal i pushtuesve turq, zgjedhin një rrugë dinjitoze që u kushtoi jetën, por ngriti në lartësi të pamata vlerat e vajzës shqiptare.

90 vajza krutane u hodhën nga ky shkëmb për të mos rënë në duart e turqve osmanlinjë. Prej shekujsh njihet si Shkëmbi i Vajës.

Pas pushtimit të Krujës me 16 qershor 1478, pra rreth 540 vite më parë, plot 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve mizorë, u kapën dorë për dore dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ata hidhnin lule dhe vajtonin trimëreshat. Prej këtij vajtimi të përvitshem mori emrin Shkëmbi i Vajës.

Lotët, sipas legjendës, kanë qenë të shumtë përderisa edhe rrëshqitën poshtë duke formuar edhe lumin që quhet lumi i Vajës- cili realisht është përrua, por banorët duke u nisur edhe nga përmasat e mëdha me një dramacitet të rëndë të legjendës e cilësojnë lumë”.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment