Lezhë, pritje falenderuese për përkthyesin në frengjisht të Lahutës së Malcisë z. Abidin Krasniqi.

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër Ndoja

Dita 22 shkurtit 2020, ka qene një nër ditët më të veçanta përsa i përket aktiviteteve për promovimin e At” Gjergj Fishtës dhe të vërtetave të pa thëna akoma më zë të lartë, përsa i përket këtij korifeu të letrave shqipe dhe vetë historisë së kombit tonë.

Aktiviteti u shënua në QKF Lezhë me kontributin dhe angazhimin e drejtëpërdrejtë të z. Besnik Paci, pinjoll i derës nga e cila ka marrë jetë edhe  At’ Gjergji i Munellës. Rasti ishtë për të pritur me nderime të mëdha dhe falenderuar publikisht shqiptaro-francezin Abidin Krasniqi i cili me një punë kolosale më shumë se 3 vjeçare, ka përkthyer në gjuhën frënge një ndër tre gjuhët më të rëndësishme në botë, kryeveprën e Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcisë” me 15,600 vargje.

Abidin Krasniqi ka lindur në Francë me babain shqiptar nga Prizreni dhe nënën franceze, por duke qenë bir i një intelektuali të njohur të viteve 70 në Prizren ka mësuar gjuhën shqipe, ndërsa që në moshë të re ka lexuar kryeveprën shqiptare, Lahutën.

Të pranishëm kanë qenë shumë miq të vërtetë të Fishtës, fishtologë dhe përçues të vepres së tij, por kanë qenë edhe pjestarë të familjes së Tij Biologjike, pjestarë të fisit Paci nga Domgjoni vend nga ku u shpërngul gjyshi i Gjergjit, por edhe pjestarë më të afërt në breza, fisi i i njohur Noka të fshatit Fishtë në Lezhë. Natyrisht në këtë takim falenderues ishin ata që e kanë ruajtur Fishtën të “pa prekur” në vitet më të errëta, ndër ta dhe aktori i shquar shkodran Bruno Shllaku, i cili në përshëndetjen e tij tregoi një episod të viteve 80-të, ku në skenën e teatrit “Migjeni” sëbashku më Ndrek Lucën, kishin sfiduar udhëheqësin më të madh të asaj kohë R. Alia, teksa në prani të tij kishin vënë në skenë një nga kryeveprat e Fishtës së “ndaluar”.

Ndërsa natyrshëm nuk mund të ishin prezentë ata që në ambientet shkollore e vinin portretin e Gjergj Fishtës në dërrasë dhe nxisnin fëmijët për ta “qëlluar”. Siç u tha me të madhe aty, madje me emër e mbiemër, këta, sapo erdhi demokracia si shumë komunistë mëkatare, nxituan të parët për të ndryshuar drejtim, madje u bënë “fishtologë” të thekur, duke arritur të vejnë dorë mbi pronat e origjinës jo vetëm si përfitues të padrejtë, por ndoshta edhe për t’ja humbur emrin edhe më shumë, me pretendimin idiot që ka që ka zënë vend edhe te ndonjë prifti i sotëm i asaj ane, sipas të cilit, priftat nuk kanë pronë e as origjinë.

Ceremonia

Ka nisur në ora 11.00 në QKF Lezhë, teksa në mënyrë ceremoniale ka autori i përkthimit të Lahutës z. Abidin Krasniqi i shoqëruar nga Benik Paci, Paulin Zefi dhe disa pjestarë të grupit artistik të shkollës së mesme Fanë, me në krye Jerinën e Fishtës Orieta Domgjoni dhe zërin i Fishtës, 7-vjecari Niko Prendi.

I pari që ka pëshëndetur në skenë ka qenë z. Paulin Zefi, historian dhe drejtor i Muzeut Historik Gjergj Kastrioti në Lezhë. Ai ka vlerësuar pjesmarrjen e konsiderueshme, ndërkohë ka përshëndetur dhe në emër të kryetarit të Bashkisë Lezhë z. Pjerin Ndreu dhe prefektit z. Gjokë Jaku, të cilët ishi në aktivitete të rendësishme jashtë Lezhës. Duke vijuar më tej ai tha se fillimisht Abidin Krasiqin e ka njohur përmes rrjeteve sociale. Ai ka falenderuar z. Krasniqi për përkthimin e 15, 600 vargjeve në gjuhën frënge. Ai ka falenderuar edhe bashkëshorten e Krasniqit, duke cituar shprehjen e njohur se pas një burri me famë, qëndron një grua e fortë.

Më tej e ka marrë fjalën kryetari i Qarkut Lezhë z. Edi Ndreca i cili ka falenderuar përkthyesin, duke qenë se është i bindur se ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta kthyer në frengjisht, pasi veprën e Fishtës e lexon, e rilexon dhe vzhdimisht e lexojmë, por shpeshherë e kemi vështirë për ta kuptuar nga shqipja në shqip. Pasi ka folur për gjenialitetin e Fishtës, z. Ndrecaj e ka falenderuar edhe një herë z. Abidin Krasniqi.

Gjeneral Dedë Prenga tha se është kënaqësi e veçantë për mua por edhe privilegj për të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm. Por kjo kënaqësi vjen sëbashku edhe me një emocion. Kush nuk ka emocione kur përballet me veprën e të madhit shqiptar At’ Gjergj Fishta, sic është “Lahuta e Malcisë”. Gjeneral Dedë Prenga tha se unë nuk do doja tu mbaja gjatë, pasi sejcili nga ne ka se çfar të thotë për veprën e të madhit At Gjergj Fishta. Ai tha se të gjithë shqiptarëve kudo që janë u përket barra e madhe e përgjegjësisë, që këtë vepër të madhe ta promovojmë, e mbi të gjitha ta trashëgojmë.

Kanë përshëndetur njerëz të njohur në fusha të ndryshme si Doktor i Shkencave Filozofike Përparim Kabo, gazetari dhe analisi i mirënjohur Frrok Cupi, aktori i Shkodrës Bruno Shllaku, Drejtuesi i bibliotekës publike ”Gjergj Fishta” në Lezhë Frano Kulli, etj.

Me mjaft vëmendje është ndjekur fjala e rektorit të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr Marjan Dema i cili tha se është kënaqësi e veçante se marr pjesë në promovimin e përkthimit të librit “Lahuta e Malcisë” të të madhit At Gjergj Fishta. në gjuhën frënge. Abidini ka bërë një punë shumë të madhe që ka dalë me një përkthim për një pjesë të madhe të botës. Ai ka folur mbi përndjekjet e shqiptarëve të Kosovës nëse do të përmendej apo të studiohej Fishta. Për këtë libër, po qe se do ta zinin në dorë do të maltrejtoheshe, do burgoseshe e natyrishte do të merrej ky libër. Mirëpo të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e diasporë e kishin në zemër, ka përfunduar z. Demaj.

Dr. Rovena Vata ka paraqitur një punim më të zgjeruar shkencor, duke prekur brendinë e veprës së At’Gjergj Fishtës, punim i cili është ndjekur me mjaft interes nga të pranishmit. Fjala e plotë e Dr. Rovena Vata.

Në përshëndetjen e rastit z. Besnik Paci ka sjellë në vëmendje përshëndetjen e Tonin Çobani, i cili ishte i pa mundur për të marrë pjesë për arsye shëndetësore. Më shumë nga Besnik Paci:

 

Më këtë rast e ka marrë fjalën edhe vetë autori i përkthimit në frengjisht të “Lahutës së Malcisë” z. Abidina Krasniqi. Ai është shprehur se ishte i surprizuar nga pritja dhe angazhimi i zotit Besnik Paci, duke qenë shumë falenderues. Fjala e Abidin Krasniqit:

Ndërsa Shkolla e Fanit ka përcjellë për të pranishimit këngën për At, Gjergj Fishtën, Orieta Domgjoni në rolin e Jerinës së Fishtës, ka recituar vargje të Fishtës.

Pas përfundimit të aktivitetit në QKF Lezhë, të pranishmit janë drejtuar për në trojet ku ka lindur dhe rritur atë Gjergj Fishta, për të vizituar ato vende ku lindi njeriu i shënjtë, Homeri i Shqiptarëve.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment