Të vrasësh pa u dridhur dora dy njerëz motër e vëlla, më e rënda të vrasësh nënën e tre fëmijeve të tu..

Nga Pirusti News

Nga Aleksandër NDOJA

E martë datë 25.02.2020, ora 19.40. Isha duke udhëtuar sëbashku me bashkëshorten në drejtim të banesës ku na prisnin tre fëmijët. Papritmas një telefonatë nga larg…..a i dëgjova krismat, me thotë zëri nga ana tjetër e telefonit. Telefonuesi e kupton hutimin tim, ndaj vijon...

Në Kodër Rrëshen, ka krisma, thuhet se ka të vrarë. Më duhet të lë korsinë e rrugës, për tu parkuar pak minuta.

O Zot, si ka mundësi...në Kodër Rrëshen ku kam lindur dhe jam rritur, një fshat elitë që kurrë nuk ka pasur vrasje e gjaqe, as në kohët më të vështira, një fshat ku 300 shtëpitë hyjnë e dalin të njëri tjetra, për festa gëzime  dhe fatkeqësi pa nda.

Marr telefonin e formova një numër për të kulmi i shtëpisë time…të gjithë mirë, por nuk dijnë asgjë…nuk kalon kohë dhe situata qartësohet…

Jo, jo Kodër Rrësheni nuk sajon dhe as nuk gjeneron vrasje kurrë, por këtë rradhë ka viktima, është viktimizuar. Vrasësi ka ardhur si hije e zezë në orët e territ nga diku larg dhe ka zënë “pusi”, aty ku terrenin e njihte mirë. Aty ku jetonin tre krijesat e tij, tre enegjëj që mbaheshin nga e ëma, në derën e saj, ku u lind dhe u rrit, nga dy prindër shëmbullorë.

Frani, babai i saj gjithë jetën kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë në shikim, por asnjëherë nuk e kishte lëshur lopatën dhe mistrinë nga dora, në ndërtime shtëpishë kudo e kanë punësuar. Madje edhe në shtëpinë time në të njëjtin fshat, ka punuar në ndërtimin e katit të dytë të banesës. Sot disi në moshë dhe më i pamundur, i lodhur nga sëmundjet nuk besdisej as nga kthimi i vajzës se tij, vetë e katërt, pra me tre fëmijë të ngjizuar në martesën atje në Zejmenin e Lezhës….por deri mbrëmë, kur breshëria kriminale shuajti vajzën e tij Esmeralda (Alda) dhe djalin e tij Vledisoni..

Gjithë ditën kam parë e dëgjuar dhimbje pafund në këtë qytet. Njerëz pa fund të heshtur, të mpirë, reagime dhe qarje e ngushellime edhe në rrjetet sociale. Është e pa pranueshme për rracën njerëzore. Të vrasësh pa u dridhur dora dy njerëz motër e vëlla, më e rënda të vrasësh nënën e tre fëmijeve të tu..

Ka shumë shprehi, ide dhe dhimbje, lajme dhe komercialitet për klikime. Por ka shumë edhe refleksione për çfar po ndodh.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment