Mars 2010, si e “lexuan” Mirditën dhjetë vite më parë, katër studente të Shkencave Sociale

Nga Pirusti News
1 063 Shikime

Plot dhjetë vite më parë, pikërisht në muajin mars të vitit 2010 katër studente të Fakultetit të Shkencave Sociale, pranë Universitetit të Tiranës zgjodhën të ishin në Mirditë për të realizuar temën e diplomës, sipas sygjerimit të profesoreshës së tyre Dr. Ma. Eliona Kulluri. Ato ishin studentet Dorina Keta, Nertila Likaj, Jonilda Hushi e Ensuida Hoxha të shoqëruar nga studenti i fakultetit ekonomik, Ermal Idershaj. Për disa ditë këta studentë hulumtuan në fushat e tyre për të siguruar materialin për mbrojtjen e diplomës. Natyrisht trokitja e parë ishte në Bashkinë e Rrëshenit, drejtuesi i së cilës asokohe ishte Gjon Dedaj, i diplomuar edhe në shkenca sociale, pas asaj të gjeologji minierave një herë e një kohë. Ndërsa kanë vizituar edhe Komunën Orosh, që në atë kohë drejtohej nga Aleksandër Lala. Në të shumtën e takimeve janë shoqëruar edhe nga unë si reporter mediatik i kohës.

Natyrisht tema për diploma janë bërë me mijëra ndër vite dhe në pamje të parë, nuk ka ndonjë risi për publikime. Si këto mund të ketë të arshivuara në një numër të madh në arkivat e universiteteve, por dhjetë vite më vonë shikojmë një portret të qytetit “vizatuar” nga katër vajza studente që prisnin të dilnin nga auditoret drejt sfidave të jetës. Në arkivat e mija gjeta pikërisht përshkrimin e njërës prej tyre, të cilin e paraqes pa censurë, sipas përshkrimit askohe të këtyre vajzave që tashmë pas 10 vitesh përbëjnë një shëmbull të mirë për sudentët e gjeneratave të mëvonshme. (Shënimi im A. Ndoja)

Ja përshkrimi që pati përcjellë në atë kohë Dorina Keta Iderdshaj

Hyrje

   Në kuadër të programit të DND, me kërkesë të Departamentit të Punës Sociale – FSHS dhe me mbështetjen dhe miratimin e MPCSSHB, në mënyrë të vecantë të Drejtorisë së Politikave  dhe Shanseve të Barabarta u vendos që praktikat tona të zhvillohen në formën e një studimi kombëtar. Për realizimin e këtij studimi dhe të praktikës duhet të trajtohen në përgjithësi të gjitha aspektet e jetës sociale dhe në veçanti 3 aspekte:

  1. a) Ndihma Ekonomike
  2. b) Zyrat e punësimit
  3. c) Zyrat për eliminimin e dhunës në familje.

Për të realizuar këtë studim ne na u mundësua nga departamenti ynë  intervista (për genderin) dhe pyetësor (për punën sociale) të vecantë të cilët ne do ti përdornim në fazën e dytë për mbledhjen e informacioneve specifike në zyrat përkatëse.

     Për të mbuluar gjithë vendin ne u ndamë në grupe të mëdha për cdo rreth të vecantë dhe më pas në nëngrupe për studimin e qyteteve apo komunave të vecanta.

Grupi im përbëhëj nga 4 persona të cilët ishin:

            1- Dorina Keta (gender)

            2- Nertila Likaj (gender)

            3- Jonilda Hushi (gender)

            4- Ensuida Hoxha (punë sociale).

Qyteti që ne studiuam  ishte Rresheni dhe komunat e tij.

Për të gjitha informacionet e tjera do t’i trajtoj në ceshtjet e mëposhtme në mënyrë të zgjeruar…

Qëllimi i praktikës

           Sigurisht që në kuadrin e realizimit të praktikave gjithmonë ekziston një qellim, por në rastin e praktikës tonë ekzistojnë më shumë se një qellim të cilat na shërbejnë neve personalisht, departamentit tonë, MPCSSHB, rretheve përkatëse dhe gjithë vendit në përgjithësi.

     Shpresoj që të gjitha rezultatet e praktikave tona të shërbejnë për mirë dhe ndoshta një ditë dhe të botohen si një studim, por ky studim të mbajë mbi vete emrat e studentëve të cilët kanë punuar vërtet për të dhe falenderime të vecanta për pedagogët që kanë dhënë mbështetjen e tyre gjatë gjithë sezonit të praktikës.

      Qëllimet e praktikës janë:

1- Të vemë në praktikë të gjitha njohuritë tona teorike të marra gjatë këtyre dy viteve akademike.

2- Të kuptojmë se si funksionojne realisht administratat dhe shoqatat.

3- Të kuptojmë sa njihet realisht koncepti i barazisë gjinore.

4- Të realizohet një studim kombëtar me të dhëna reale.

5- Të merren masa për korrigjimin e gabimeve të bëra dei në ditët e sotme.

6- Të njihemi me terrenin.

-Përshkrim i shkurtër i qytetit-

Qyteti i Rreshenit është një qytet i vogël. Ai ka një popullsi prej 14212 banorësh.

Pothuajse 93%  e popullsisë i përkasin besimit katolik. Në përgjithësi kanë një nivel arsimor mesatar.Janë mikpritës dhe tregojnë respekt për miqtë.

     Qyteti i Rreshenit ka një bashki dhe 7 komuna. Në qendër të qytetit ndodhet bashkia e qytetit të Rreshenit. Bashkangjitur me bashkinë  e Rreshenit është një kopsht dhe një cerdhe. 10 metra në të djathtë të bashkisë janë zyrat  e ndihmës ekonomike, zyrat e punësimit, e zyra të tjera të financave , arkivave, agromjedisit e tjerë. Përballë me bashkinë e qytetit janë zyrat e sigurimeve shoqërore. 10 metra në të majtë të bashkisë është Pallati i Kulturës së qytetit të Rrshenit. Pak më poshtë qendrës është muzeu historik i qytetit. Në dalje të qendrës së qytetit është katedralja e madhe e qytetit të Rreshenit e cila ishte vërtete shumë e bukur të cilën gjithashtu e vizituam.

     Të shpërndarë në qytet janë shoqatat e ndryshme. Në dalje të qytetit të Rreshenit dhe nëpër fshatrat përreth janë komunat.

Eshtë një qytet me një infrastrukturë të një niveli measatarë, me rrugë dhe palate të reja në ndërtim. Eshtë një qytet relativisht i vogël, i bukur , malor dhe me një popull mikpritës.

 -Përshkrimi i grupit të punës-

   Grupi ynë i praktikës është i përbërë nga 5 persona : 4 anëtare femra të grupit dhe një asistent mashkull (i jashtëm). Ata janë:

  1- Dorina Keta – femër (gender)

  2- Nertila Likaj – femër (gender)

  3- Jonilda Hushi – femër (gender)

  4- Ensuida Hoxha – femër (puna sociale)

  5- Ermal Idershaj – mashkull (fakulteti ekonomik).

      Kemi qenë një grup shumë i mirë dhe serioz për mendimin tim. Gjithmonë i vinim në ndihmë njëra-tjetrës në rast nevoje. Bashkëpunimi ynë ka qënë i shkëlqyer. Bashkë këmi punuar me shumë seriozitet dhe përkushtim, por kemi bërë dhe vizita të shumta në vende të ndryshme ku kemi bërë dhe foto shumë të bukura. Midis nesh ka patur një mirëkuptim të thellë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk ka patur konflikte të as një lloj natyre midis nesh pavarësisht vështirësive apo prioriteteve që na shfaqeshin herë pas here.

      E shkruaj këtë raport ndaj secilës/secilit prej tyre dhe jam e kënaqur që isha pjesë e këtij grupi.

 -Përshkrimi i administratës-

Fillimisht ne jemi njohur me kryetarin e bashkisë Z.Gjon Deda. Më pas ai na prezantoi me nënkryetarin e bashkisë z. Nok Mrruku, me shefen e zyrs së ndihmës ekonomike, dhe me shefin e marrëdhënieve me publikun (webmaster dhe gazetar) Z. Aleksandër Ndoja.

      Gjithashtu pjesë e bashkisë ishin shumë punonjës, 17 prej të cilëve përbënin këshillin bashkiak (të gjithë meshkuj). Pjesë e kësaj administrate ishin dhe zyrate finances, arkivit, agromjedisit, mirëmbajtjes, gjelberimit, Ndihmës ekonomike, zyrat e punësimit, sekretaritë,personi përgjegjës për dhunën në familje etj.

      Në përgjithësi ishte një staf i përbërë me shumicë meshkuj dhe me drejtues kryesisht meshkuj me përjashtime të vogla thuajse të pa konsiderueshme.

Vizita jonë e parë

      Vizita jonë e parë konsistoi në njohjen e qytetit të Rreshenit dhe banorët e tij. Në vizitën e parë ne na pritën në bashkinë e qytetit kryetari i bashkisë z. Gjon Dedaj, nënkryetari i bashkisë z. Nok Mrruku, shefja e ndihmës ekonomike, shefi i marrëdhënieve me publikun dhe sekretarja e kryetarit. Pas një takimi të shkurtër na ftuan të pinim një kafe dhe na qerasën me ëmbëlsira në lokalin më të bukur të qytetit. Gjatë kësaj bisede jozyrtare e cila zgjati më shumë se një orë ne u njohëm më mirë me përfaqësuesit e bashkisë por gjithashtu morëm më shumë informacione të cilat do të na shërbenin më vonë. Gjithashtu ne ju bëmë të ditur atyre qellimin e vizitës tonë dhe cila ishte axhanda jonë dhe objektivat që duhet të arrinim me ndihmën e tyre. Njëri nga përfaqësuesit e bashkisë dhe shefi i marrëdhënieve me publikun Z. Aleksandër Ndoja të cilin do ta falenderoj përzemërsisht për mbështetjen që ai na ka ofruar gjatë gjithë vizitës tonë të parë 2 ditore dhe gjatë vizites tonë të dyte 5 ditore.

       Gjatë vizitës tonë të parë Z.Aleksandër Ndoja na njohu me qytetin, me bashkinë dhe zyrat e personelin e saj. Ai gjithashtu na shoqëroi duke na shpjeguar cdo gje me detaje rreth vendeve që ne vizituam. Ne vizituam Qendren Kulturore, Shoqatat, Muzeun, Katedralen dhe dy vende të tjera të shenjta.

       Ndërkohë unë mbaja shënime,merrja informacione dhe bëja fotografi në të gjitha vendet. Me ndihmën e Z. Aleksandër ne ja kaluam shumë mirë gjatë vizitës tonë të parë dhe njohëm shumë gjëra për qytetin e Rreshenit. Ne morëm gjithashtu shumë ftesa nga disa persona për vizita të tjera në vende të tjera të këtij qyteti. Mikpritja që ata na ofruan ne ,na e lehtësoi punën tonë të vështirë dhe të panjohur më parë. Gjatë vizitës tonë të parë Z. Aleksandër Ndoja, i cili ishte “dora e arte” e internetit në këtë qytet na prezantoi faqen e Ëeb-it për bashkinë e Rreshenit në të cilën nëse klikojmë në vende të caktuara gjejmë shumicat e materialeve që ne na nevojiteshin.

         Një ditë pas përfundimit të vizitës tonë të parë në këtë qytet Z. Aleksander Ndoja shkroi një artikull të cilën e publikoi në internet në po këtë faqe Ëeb-i, pra në faqen zyrtare të bashkisë, ku përmendeshin disa nga vizitat tona në këtë qytet dhe gjithshtu dhe opinioni im rreth asaj vizite (që bëra me kërkesën e tij në formë elektronike).

 Pra ne jo vetëm na mirëpritën por na ndihmuan, na shërbyen, na hapën dyert dhë na komentuan pozitivish në një artikull të vecantë.

Strukturimi i punës në bazë të të dhënave

     Në pritje të instrumentit të mundësuar nga Departamenti i Punës Sociale ne krijuam një strukturë të veçantë për vazhdimësinë e punës. Në fillim mblodhëm të gjitha informacionet që kishte mundur të siguronte secila prej nesh dhe i bashkuam ato. Siguruam nga një kopje për secilën prej nesh.

    Faza e dytë konsistoi në shqyrtimin e të gjithë informacionit. Në bazë të takimeve të realizuara me pedagogën përkatëse Znj. Eliona Kulluri, ne pyesnim herë pas here se cfarë informacioni mund të na shërbentë në punën tonë të mëvonshmë në mënyrë që ti paraprinim gjërave. Më pas unë shqyrtova cdo material të mbledhur nëpërmjet faqes zyrtare të bashkisë , materialeve të shqyrtuara në Ëord dhe atyre të printuara,fotografive,shenimeve personale etj.

    Pas takimeve të tjera të realizuara dhe pas marrjes ne dorë të instrumentit që ne do të përdornim në  mënyrë të vecantë  në fazën e dytë të punës, unë nxorra disa konkluzione mbi ato material që na mungonin  dhe që duhet ti kishim parasysh që ti gjenim gjate vizitës tonë të dytë.

-Vizita e dytë 5 ditore-

Vizita e dytë 5 ditore u realizua pas etapës së parë të mbledhjes së informacionit, strukturimit të tij dhe pas marrjes në dorë të instrumentit për zbatim (intirvista sipas metodës 4R).

    Kjo vizitë konsistonte në realizimin e intervistave më persona të vecantë dhe përgjegjës për tre aspektet për të cilat ne ishim të interesuara si: Bashkia, dhuna në familje, Zyra e ndihmes ekonomike, Zyra e punesimit. Për këtë unë kam realizuar 7 intervista:

    1) Me kryetarin e bashkisë Z. Gjon Dedaj,

    2) Me drejtorin e sektorit të ndihmës ekonomike (i cili mbulonte dhe katër sektorë të tjerë)

    3) Me shefen e ndihmës ekonomike pranë bashkisë,

    4) Me administratorin përgjegjës në zyrën e punësimit pranë bashkisë,

   5) Me kryetarin e komunës Orosh (2 intervista per dhunën në familje dhe NE),

   6) Me pikën fokale të MPCSSHB për dhunën në familje pranë bashkisë.

Gjithashtu kam qënë pjesëmarrëse në intervistat e realizuara me :

  • Personin përgjegjës për dhunën në familje dhe për NE në komunën Orosh
  • Drejtorin e Zyrës së punësimit
  • Me administratoren e NE
  • Me kryetarin e komunës Kaçinar.

Kryesisht realizimi i intervistave ishte disi i vështire për shkak të moskuptimit të saj nga ana e të intervistuarve dhe për këtë arsye nevojitej dhe mjaft kohë për realizimin e plotë dhe në mënyrë rigoroze të intërvistave.

Komuna Orosh

Komuna e Oroshit ishte 30 minuta me makinë larg qytetit të Rreshenit. Pasi Z.Aleksandër Ndoja, i cili ishte udhëheqësi ynë kudo në terren e të cilin përfitoj ta falenderoj sërish për suportin e dhënë, organizoi një takim me kryetarin e komunës së Oroshit me Z. Aleksandër Lala. Kur ne arritëm në komunën e Oroshit, atje u pritëm nga kryetari i komunës  Z. Lala dhe nga sekretaria e tij.Unë mbeta e mahnitur për mikëpritjen, për zyrat, për mobilimin, për stafin e për gjithçka që kishte kjo komunë.

       Pas prezantimit tone me kryetarin, Z.Aleksandër Ndoja dhe shoqëruesi ynë Z. Ermal Idershaj na lanë ne të vazhdonim me intervistat tona  dhe me mbledhjen e informacionit rreth kësaj komune për të gjitha cështjet që na interesonin ne. Atëhere unë bëra dy intervista me kryetarin e komunës Orosh Z. Lala: një për dhunën në familje dhe një për Nd.Ek.

Ai kishte të gjithë informacionin e duhur dhe u përgjigj me shumë mirësjellje për çdo kërkesë apo pyetjë që ne shtronim. Pas realizimit të dy intervistave me kryetarin ,ai na tregoi të gjitha ambjentet e kësaj komune nga të cilat ne mbetëm të mahnitura. Në këtë komunë kishte lulishte,kuzhinë, rrobaqepsi, sallë tenisi dhe bilardo për të gjithtë e rinjte, bibliotekë, zyrë informacioni, dy banjo, qendër internet etj.Të gjitha këto ishin të përfshira brenda godinës së komunës dhe të gjitha mund të përdoreshin nga njerëzit e thjeshtë nëse kishin dëshirë ti shfrytëzonin këto ambjente. Më pas kryetari na tregoi sallën e mbledhje e cila ishte një  godinë në katin e parë përballë komunës. Më pas vizituam qendrën e Oroshit, e cila kishte një infrastrukrurë të mirë dhe shkollën e Oroshit e cila ishte e sapo rikonstruktuar. Ajo që të bëntë përshtypje ishte marrëdhënia midis stafit të bashkisë.

   Ishte vërtet kënaqësi të kaloje një ditë në komunën e Oroshit në shoqërinë e kryetarit të komunës Z. Aleksandër Lala, Z. Aleksandër Ndoja dhe të shoqeruesit tonë Z. Ermal Idershaj.

Vizita në shoqata

-Shoqata e jetimëve-

Nje ndër shoqatat aktive ne Mirdite me qendër në bashkine e Rrëshenit, është edhe ajo e fëmijeve jetimë. Kjo shoqatë e cila permbledh fëmijet jetimë nga e gjithë Mirdita, është krijuar menjëherë pas shpalljes së pluralizmit, kur filluan të formëzohen edhe shoqata të ndryshme. Krijimi i saj daton me 25.11. 1991, ndërsa eshte e njohur ligjërisht me vendimin e gjykates se Mirdites, datë 24.2.1995. Shoqata e Mirditës përmbledh ne rradhët e saj, 260 fëmijë të cilët për arsye të ndryshme kanë humbur njërin nga prinëdërit, ose edhe të dy sëbashku. Per shoqaten e Mirdites data 20 Maj e cdo viti, perkujtohet si dita e jetimeve, ditë në të cilën përcillen aktivitete të ndryshme, sipas mundësive finaciare. Shoqata ka numrin e saj te llogarise ne Raiffeisen Bank i cili eshte 0002 88 27 47. Pikerisht ne kete numer i cili eshte gjithnje aktiv dhe transparent, donatore te ndryshem, sipas mundesive kane sponsorizuar aktivitete te ndryshme për fëmijët jetimë. Te gjithë anëtarët e shoqatës së fëmijeve jetimë, janë të paisur me kartën përkatëse të anëtarësisë përmes një procesi te rregullt ligjor, në përputhje me rregjistrin themeltarë dhe listës së kuotizacioneve. Donatorë të rëndësishëm janë njësitë e qeverisjes vendore në të gjithë zonën e Mirditës, të cilët herë pas here kanë sposorizuar aktivitete të ndryshme.

 Për ditën e jetimëve me 20 Maj të ketij viti, një ndihmë te konsiderueshme ka dhënë bisnezmeni mirditas ne fushën e ndërtimeve z. Bardhok Jushi. Gjithashtu një ndihmë të konsiderueshme finaciare ka dhënë edhe një bisnezmen nga Selita, z. Zef Lleshi, ndërkohe që komuna Kthelle, me kryetar z. Tom Lleshi, ka sponsorizuar festat e fund vitit. Duke pare me vemendje situatën në të cilën ndodhen jetimët, madje duke i vizituar ato derë me derë, rezulton se situata e tyre është mjaft e rëndë dhe me shumë probleme. 75 përqind e tyre janë pa baba, ndërsa 15 përqind jane pa nënë.

 Por shume problematike mbetet 10 perqind e tyre, të cilët janë pa nënë dhe baba. Është shumë e rëndësishme që pushteti vendor dhe ai qendror të bëjnë sa më shumë për këtë shtresë delikate të shoqërise. Madje jashte thirrjes tonë për ndihmë, nuk jane as edhe bisnezi i cili gjithnjë ka qenë në anën tonë, pa harruar edhe komunitetin e emigrantëve, sidomos ata që merren me bisnez. Gjithkush është i mirëpritur që të ndihmojë ne Nr e llogarise 0002 88 27 47, ose me ndihma materiale.

Ded Pepkolaj Kryetar i shoqatës së jetimeve të Mirditës.

Shoqata te tjera qe kemi vizituar ne jane:

Shoqata Agimi-Otranto          Shoqata e te Verberve

 Gruaja per Progres              Lidhja Kulturore Austri-Mirdite

 Metodologjia
  • Intervista 4R
  • Vezhgime
  • Shqyrtimi i literaturës
  • Vizita dhe bashkëbisedime
  • Shfrytëzimi i internetit

Konkluzione

  • U realizuan me sukses intervistat e nevojshme.
  • U njoha me qytetin e Rrëshenit dhe komunat përreth.
  • Përjetimi i eksperiencave të shumta.
  • Njohja e realitetit.

Rekomandime

  • Te kuptohet më mirë koncepti i barazisë gjinore dhe të vihet në zbatim
  • Të njihen strategjitë dhe ligjet përkatëse.
  • Të organizohen më shumë trajnime.
  • Të realizohen më shumë dhe më shpesh studime
  • Të zgjidhen personeli përkatës për cdo fushë më me kujdes.
Falenderime

Falenderoj fillimisht kolegët e mi që m’u gjendën gjithmon pranë për cdo situatë apo nevojë: Jonilda Hushi, Nertila Likaj, Ensuida Hoxha.

Falenderoj gjithashtu pedagogen tonë udhëheqëse të praktikës Znj.Eliona Kulluri për ofrimin e ndihmës së saj në cdo hap. Ishte ajo që na mundësoi takimin me kryetarin e bashkisë dhe na i hapi dyert për më tej.Pra na i bëri më të lehta ato ditë.

Falenderoj sigurisht dhe asistentin tonë Z. Ermal Idershaj i cili na qëndroi gjithmonë pranë duke na ofruar ndihmë dhe siguri.

Falenderoj përzemërsish kryetarin e bashkisë së Rreshenit Z. Gjon Deda dhe nënkryetarin e bashkisë .

Një falenderim tjetër ja drejtoj kryetarit të komunës së Oroshit Z.Aleksandër Lala për gjithçka që na ofroi.

Falenderoj gjithashtu të gjithë ata persona të cilët kanë pranuar të intervistohen nga ne dhe të gjithë ata që na kanë mikpritur dhe na kanë dhënë të gjithë informacionin që dispononin.

Së fundi por më i rëndësishmi, një falenderim për Z. Aleksandër Ndoja i cili u tregua i duruar, i palodhur dhe dashamirës në çdo moment. Ky zoteri ka qënë pranë nesh në çdo etapë të punës tonë duke na u përgjigjur në cdo ditë, në cdo datë, në cdo orë pa as më të voglin hezitim. E falenderoj vërtet nga zemra Z.A. Ndoja për të gjithë ndihmën që na ka ofruar pa kursyer as informacionin më të vogël për ne dhe as energjite e tij.

      Ju faleminderit të gjithëve.

 -Bibliografia-
  • Interneti: bashkiarreshen.com
  • “Gjimnazi i Rreshenit 40 vjet” – Nikollë Toma,
  • “Antologjia e Shpirtit” – Gjokë Beci,
  • “Krenari mirditore” – Nikollë Toma,
  • “Turizmi Mirdite” – Bashkia Rreshen,
  •  Broshura dhe guida të qytetit.

Me respekt

Dorina Keta

Mars 2010

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan