Tetë ditë me “Mirditën” në New-York, New Hampshire, Washington e Bronz.

Nga Pirusti News

Shënime udhëtimi nga Pjetër MARKU

  • Vizitë e paharruar në Selinë Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”
  • I lumtur për pjesmarrjen edhe drejtimin e themelimit të shoqatës “Bajraktari” në New York

Të udhëtosh për në Shtetet e Bashkura të Amerikës gjithnjë ka emocion të vecantë. Është hera e dytë që e kaloj Atlantikun drejt asaj që në shekuj është quajtur “toka e premtuar” apo e mundësive, por e para herë që “Mirdita” më vjen në ndihmë në aroportin gjigand të New Yorkut.

Teksa dilja nga rrethimi i fundit kontrollues me një revistë “Mirdita” në dorë, një ze më therret befas, kur më thotë..Pjetër Marku…!?

Po i them… Ndersa ai thotë, Jam Iliri djali i Vat Bigës dhe kam ardhur me porosi të babës me të shoqëruar keto ditë. Unë me të qeshur i dorëzoj revistën “Mirdita” në kopertinën e së cilës ishte piktura e një nuseje mirditase. Pas një kafeje mikpritje udhëtojmë me Ilirin në drejtim të New Hampshire, ku me priste vëllai me familjen e tij. Ata janë prej disa vitesh në New Hampshire, ndërsa këmbëngulja ime për të udhëtuar në drejtim të SHBA lidhej mbi të gjitha me shëndetin e vëllait, i cili prej disa muajsh kalonte ditë të vështira nga një sëmundje.

Ndërsa vijoj takimet fillimisht me Gjon Gjegjin dhe bashkëshorten e tij Dritën. Gjoni është shëmbull i mirë suksesi në SHBA. Prej vitesh ka mundur që me punë dhe me ide të ndërtojë bisnesin e tij në fushën e ndërtimeve. Kalojmë disa orë me Gjonin. Vizitojmë ndërtimet e tij në proces dhe të përfunduara, fushat e pronetuara prej tij për ndërtime mjaft cilësore dhe të kërkuara nga tregu në New Hampshire dhe Boston. Me Gjonin kalon mirë, falë një mikpritje të paceduar aspak nga vitet e gjata në mërgim.

Por të shkosh në Boston nuk mund të largohesh pa takuar gazetarin dikur të “Kukësi i Ri” z. Sami Milloshi. Kishim rreth 40 vite pa u takuar me Samiun. Ishte shumë i ri kur erdhi në Kukës si gazetar, që sapo kishte përfunduar universitetin. Unë asokohe isha mësues dhe drejtues kulture në Kukës dhe me Samiun patëm një miqësi të mirë. Teksa takohesha me Samiun në Boston emocioni na kishte pushtuar të dyve. Për disa orë jemi çmallur e diskutuar mbi kohën që kishim kaluar dikur në Kukës, përkujtuam miqtë dhe kolegët tanë të atyre viteve, ndërsa koha kalonte shumë shpejt. Sami Milloshi nuk harroi të më falenderonte disa herë për këtë vizitë, pasi siç u shpreh ai, prej shumë vitesh në Boston nuk kishte pasur vizita nga miqte me të cilin kemi kaluar shumë vite nga jeta.

Të nesërmen u drejtuam përsëri për në New York, ku isha i ftuar në përurimin e shoqatës “Bajraktari” shoqatë e cila kishte kaluar më herët ne filtrin ligjor amerikan.

Përpara se të nisnin punimet për shpalljen e shoqatës pata një takim me Prof. Dr Skënder Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Me z. Kodra biseduam gjatë mbi bashkëpunimin e dy akademive, asaj të Arteve dhe letrave “Mirdita” dhe shoqatës që ai kryeson në New York. U vendosën piketa të veçanta bashkëpunimi, ndërkohë që Prof. Dr Skënder Kodra, falenderoi Akademinë e Shkencave, Arteve dhe Letrave “Mirdita për çmimin e lartë akorduar atij në aktivitetin e fundvitit të kaluar në Tiranë.

Ora 18’30 themelohet shoqata Patriotike “Bajraktari” nw New York.

Në ceremoninë themeluese dhe njohëse të kësaj shoqate e cila kishte marrë konfirmimin ligjor nga autoritetet amerikane më datë 15 janar, morën pjesë atdhetarë të mirënjohur dhe aktivistë të çështjeve shqiptare në New York, kryesisht nga veriu i Shqipërisë. Ishin atdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA si nga Shala e Shoshi, Malësia e Madhe, Tropoja, Rrafshi i Dukagjinit, Mirdita, Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Laçi, Kruja, Puka etj.

Tubimin historik për Shoqatën Patriotike “Bajraktari” që në fillim të saj e përshëndeta në emër të Akademisë, Artit, Shkencave dhe Letrave “Mirdita”.

Si drejtues i një shoqate me emër e themeluar në Mirditë, por e shtrirë në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare, mora në dorë procesin fillestar të mbledhjes themeluese.

Pas disa propozimeve për drejtimin e kësaj Shoqate, të pranishmit në mënyrë unanime dhe me duartrokitje të gjata kanë miratuar si kryetar z. Ilir Biga, universitar dhe veprimtar i mirënjohur i diasporës shqiptare në New York.

Pas zgjedhjes së tij në këtë post të rëndësishëm z. Ilir Biga në mënyrë të përmbledhur ka shpallur qëllimin patriotik dhe veprimtarinë e mëtejshme të kësaj shoqate. Ai ka falenderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë, duke shprehur vendosmërinë për të punuar në këtë drejtim.

Gjthashtu mbledhja themeluese e Shoqatës Patriotike “Bajraktari” ka zgjedhur në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës, z. Daniel Përpalaj.
Takimin e kanë përshëndetur shumë pjesmarrës, ndër ta edhe artisti matjan, Tom Gjergji.

Në vijim të aktivitetit, Akademia Mirdita i akordoi çmimin e lartë “Ndrec Ndue Gjoka” mësuesit të mirënjohur Nush Preni i lindur ne Gojan, por që ka sherbyer si mesues në Gojan e Shpal te Mirdites, por edhe në Shkoder. Vitet e fundit ai emigroi ne New York, ku edhe ka ndërruar jete, ndërsa çmimi i ju dorëzua vajzes se tij dhe nipit që jetojne në New York. Çmimi i cili u vlerësua jo vetëm nga e bija Kozeta dhe nipi Antoni, por edhe nga të pranishmit, ishte nje vleresim qe Akademia “Mirdita” akordon per mesuesit me aktivitet te shquar.

Vizita dhe pritja në ambientet e Shoqatës VATRA në New-York

Që herët në rini edhe pse në kushte moskomunikimi për arsyet që dihen, kisha mësuar se më 24 dhjetor 1911 me pjesmarrjen e emrave të shquar të kombit si Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi, u bë mbledhja për themelimin e kë kësaj shoqate historike, mbledhje që patën finishin e tyre më 28 prill 1912, ditë e cila njihet si dita e themelimit të Vatrës.

Me këto mendime dhe shumë të tjera mbi aktivitetin historik të kësaj shoqate mbërrij në pragun e saj, prag të cilin e kanë kaluar personalitete të shquara shqiptare dhe amerikane, ndërta edhe BILL CLINTON, presidenti i cili përpara se të merrte vendimin historik për pjesën më vitale të kombit tonë nën pushtimin serb, mori bekimin pikërisht në këto ambiente, në praninë e personaliteteve të shquara shqiptaro-amerikane të asaj kohe.

Pikërisht të Martën në mesditë, 10 Mars 2020, në cilësinë e Kryetarit të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” vizitova selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”, i shoqëruar nga veprimtari Vat Biga dhe Ilir Biga, kryetar i shoqatës “Bajraktari” në New-York. Në pritje ishin  anëtarët e kryesisë, Zef Balaj dhe Asllan Bushati. Drejtuesi i revistës  më njohu me historinë dhe veprimtaritë 108 vjecare të Federatës Vatra dhe 111 vitet e  e gazetës ‘Dielli”. Më tej e mora fjalën unë dhe pasi i falenderova përzemërsisht për pritjen, u bëra të ditur me sa munda aktivitetin e Akedemisë “Mirdita” e cila qëllimin e saj për të bashkuar mirditasit kudo ku ata jetojnë, në vendlindje e në mergim, ndërsa përmes veprimtarive të shumta dhe revistës “Mirdita” kemi arritur të bashkojnë personalitetet dhe krijuesit e të gjitha fushave, pavarësisht ku ata jetojnë. Në fund i dhurova Vatrës pesë numrat e fundit të “Mirditës” dhe një album me piktura nga punimet e mija.

Në cilësinë e  Kryetarit të akademisë “Mirdita” i dorëzova biznesmenit Zef Balaj, “Mirënjohjen e Artë” që Akademia “Mirdita” i akordon Vatrës.

Në fund lashë një shënim për vizitën e mbreslënëse dhe të pa harruar në selinë e Vatrës.

Faleminderit atdhetar Zef Balaj, Asllan Bushati për mikpritjen, faleminderit Dalip Greca për përcjelljen e historisë së Vatrës Atdhetare. E kam prek me shpirt sot në këtë vizitë të paharruar, Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment