Fran Cara, portreti i emigrantit të suksesshëm ditë natë në luftë me covidin napolitan

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër NDOJA

Fran Cara është njëri prej atyre mijërve shqiptarëve që me tu hapur kufinjtë në fillim vitet 90-ta ndërmori sfidën e kalimit të “detit në këmbë”. Sfidat e shoqëruan për disa kohë, por nuk e mposhtën. Sot pas 30 viteve ai ndihet i plotësuar si një qytetar me të drejta të plota i Napolit. E shohim të angazhuar gjithnjë, por kohët e fundit edhe më shumë. Prej një a më shumë se një muaj punon papushim për “çlirimin” e Napolit nga “murtaja” covid 19. Në përbërje të stafit bashkiak të Napolit nuk ka lënë “skutë” pa dezinfektuar me preparatin anti covid.

Në një intervistë për pirustinews.com Fran Cara flet mbi sfidat e një emigranti të suksesshëm që nderon edhe origjinën, por mbi të gjitha mbi luftën që i bëhet virusit vdekjeprurës.

Si u nënvleftësua fillmisht alarmi dhe pasojat. Si e luftojnë sot në Napoli dhe angazhmi i tij në këtë luftë. Po si e shikon luftën dhe situatën në vendin e origjinës. Një interviste me shumë të panjohura dhe mjaft domethënëse. Le të vijojmë me pyetjet dhe përgjigjet.

-INTERVISTA-

-Përpara se të flasim për koronavirusin me të cilin po përballet populli italian dhe ju si pjesë e ketij populli prej më shumë se 30 vitesh, le të bëjmë një prezantim të shkurtër për lexuesin.Kush është Fran Cara, ku keni lindur dhe rritur?

Kam lindur dhe rritur ne Mamurras, Kurbin. I përkas gjeneratës së vitit 1963. Origjina ime e familjes është nga Përlati, pra origjinë mirditase. E theksoj me të madhe kudo që jam, se kjo origjinë më bën shumë krenar.  

-Ju keni mbaruar shkollën e mesme industriale në Rubik, në vitin 1982. Çfar ishte për ju ajo shkollë dhe dega për të cilët mbaruat?

Profesioni i metalurgut që përfitova në Shkollën e Mesme Industriale Rubik, “matura 1982”, do ta quaja gjithçka, pasi falë dijeve profesionale te marra në këtë shkollë dhe me vonë në prodhim bënë që ti kisha dyert e hapura edhe në Perëndim, ku erdha pas viteve 90-ta. Pra si të thuash bazën e kisha, pavarësisht se avancimi i teknologjisë dhe industrisë këtu ku erdha, nuk mund të ishte në stad të avancuar.

-Pas përfundimit të shkollës, ku keni punuar deri në fund të viteve të komunizmit, pra deri kur ikën në emigrim?

Nga viti kur mbarova shkollën në Rubik, kam punuar në fabrikën e shkrirjes së bakrit,  në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik, në Laç.

-Kur u nisët në emigracion, me çfar rruge. Me kë udhëtuat nga familja juaj?

Kam ardhur më tepër se njëherë këtu në Itali. Si mijëra shqiptarë në ato kohë të vështira. Vija klandestin me skafet e vdekjes. Por që të stabilizohesha përfundimisht kam rrezikur shumë, aq sa sot kur janë rrafshuar tre dekada shpeshherë teksa meditoj dhe kthej koken pas, ndjehem një “vrasës” me paramendim edhe i vajzës time. E kisha lënë pesë muajshe në barkun e së ëmës. Falë Zotit ajo lindi e shëndetshme, por unë nuk isha aty për ta përjetuar lindjen e saj.

Nuk vonoi shumë dhe u ktheva për ta parë, por sot më duket se isha kthyer për ta mbytur në Otranto. Vendosa ti marr me vete në fakt për një jetë më të mirë, por natyrisht përsëri me gomone. Nuk i harroj kurrë ato orë tmerri që kalova gjatë gjithë natës duke e nxjerrë ujin me grushte nga gomonia, që të mos humbiste në det bashkë me ne. Po të mos vazhdojmë, tragjedia nuk përfundoi me kaq, por ma ja dola me shumë sukses. Vajza e asaj nate tmerri është rritur, është një universitare e shkëlqyer që më bën krenar.

-Ku u vendosët fillimisht, si u stabilizuat ne mjedisin social të një shteti me rregulla dhe formim tjetër?

Që ditën e parë të emigrimit jam stabilizuar në Napoli dhe nuk kam lëvizur kurrë. Edhe sot vazhdoj jetën time familjare pikërisht në Napoli,  kur po bëhen 30 vite. Të jem i sinqertë falë natyrës dhe karakterit tim, isha i përgatitur moralisht për sfida por edhe i vetëdijeshëm se të bësh emigrantin dhe klandestinin, fillimisht pa dokumenta e njohje gjuhe kërkohej një impenjim dhe durim i jashtëzakonshëm. Kjo kërkohej edhe për një person të vetëm, jo më  për një familje siç isha unë. Ishte sfidë e madhe për tu integruar totalisht ne jetën sociale e qytetare. Por që të mos zgjatem, sot ndjehem tejet i kënaqur në arritjen time.

-Kemi dëgjuar shumë mbi jetën e emigrantëve, janë ndjekur shumë rrugë për të arritur diku. Në fakt ju si arritët të jeni një qytetar i vlerësuar në Napoli për atë çfar bëni?

……Siç j’ua thashë kam ushtruar zanatin e përfituar në Rubik. Kam studjuar dhe jam specializuar këtu në praktikat e fonderive deri edhe në fonderitë artistike të cilën e kisha si synim dhe pasion. Tashmë zotëroj nivelin më të lartë të kualifikimit, ndërsa kam kryer edhe role drejtuese të prodhimit e procesit. Por e theksoj pa kravatë dhe gjithmone me kostumin e punës. Kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajzat janë universitare, njëra “Storie delle Arte” dhe tjetra në degën e jurisprudencës. Djali është në vitin e tretë në Liceo Tecnico. Ndërsa bashkeshortja ime ka patur katër role njëherësh: Punen direkte, zonjen e shtëpisë, profesoreshën e fëmijeve ose siç e thërrasin fëmijet “CARABINIERE”. Prej dhjetë vitesh jam familjarisht nënshtetas i Republikës Italiane.

-Le të kthehemi te tema e ditës jo vetëm për Italinë, por për mbarë njerëzimin. Në konceptin tuaj pse Italia u godit kaq ashpër, pas Kinës vendit që gjeneroi koronavirusin?

Ne gjykimin tim si qytetar, istitucionet dhe qeveria italiane e nënvleftesuan fillimisht rrezikun. Në fakt Kina e gjeneroi situatën e rëndë, ndërsa Italia e “mbarsi” dhe e la të “pjellte”. Dhe më e keqja akoma, ishte edhe mendimi i profesionisteve të cilët e argumentonin si një influencë normale. Por më e keqja akoma ishte se populli italian duke njohur shifra vjetore vdekjesh shumë më të mëdha, e quajti fillimisht si situatë normale. Si të thuash e mori Coronavirusin me një sportivitet e nënvleftësim. Pastaj menaxhimi i energjencës ju doli jashtë kontrolit kur filluan të ndodhnin vdekjet e para. Në këtë kontekst kjo situatë që precipitoi me shpejtësi i zuri istitucionet të papërgatitura nga neglizhenca për arësyet që lartpermenda. Tani që ka plasur bomba mungojne shumë faktore si logjistike e menaxhuese, gjer dhe mjekë.

-Në kushtet që u krijuan, a ka reflektim të institucioneve. Çfar masash janë marrë?

Ka shkuar deri aty që u është bërë thirrje mjekëve në pension për tu kthyer në spitale. Tani populli është i stresuar, është çorjentuar, jeton në panik. Dramaciteti në perceptimin tim qëndron tek fakti që asnjë gjuhë shkencore, profesioniste, pushtetare dhe politike, nuk janë në gjendje te japin definicione as për kuron, as për vaksinen, as për kohëzgjatjen e ketij virus-vdekje. Ndërsa tani del ne shesh edhe injoranca dhe trillimet mediatike sipas të cilit ky na qenka një virus që prek moshat e thyera. Jo jooooo faktet treguan se kanë vdekur dhe po vdesin të rinj 23, 25, 36, 40,42 vjeçarë dhe pa’ asnje pathollogjie. Gjendja vërtetë kritike është në Lombardia, sidomos Bergamo por jo më pak edhe në Regione te tjera të veriut te Italise. Ndërsa ne jug të Italise dhe kryesisht në Regione Campania (Napoli) nuk është dhe aq dramatike, megjithë numrat me pozitive dhe vdekje. Specifikoj që alarmante është qoftë edhe për një jetë njeriu, por në aspektin kritik që jemi, them që gjendja nga Roma e poshtë është ndryshe. 

-Në lokalitetin ku ju jetoni, si u prit lajmi, a pati alarm të theksuar, apo fillimisht nënvleftësim?

Une jetoj në qytetin Napoli. Fillimisht siç e theksova më parë edhe këtu u prit me shumë mendjefregizëm madje edhe nga qytetarët. Por sapo filloi këmbana e vdekjeve, filluan me një vetëorganizim të thuash sejcili në vehte, por që rezultoi jo efikas. Tani përjetojnë panikun, stresin, mosqartësine për çdo gjë, por dhe zbatimin e rregullave si ushtarët e dikurshëm dy dhe tre vjeçare. Është e vështirë ta mbyllës në karantinë Napoletanin….por frika për jetën qënka efikase për vetëizolimin në banesë.

-Nga se përbëhet ky elemet që përdorni për spërkatje  Sipas jush, preparati që ju hidhni në formë të avullt apo të lëngshem, sa efektiv është?

Mund të pergjigjem vetëm ne parametrat që me lejon privacy. Eshte një solucion profumatik i prodhuar nga disa ekementë kimikë aspak i dëmshëm edhe ne frymarrje te lire pa maskera. Është një preparat i çertifikuar nga prodhuesi dhe nga seksionet perkatëse të shëndetësisë me efekt te mjaftueshëm në mbytjen e baktereve. Vërtetë ndjej një kënaqësi dhe harrohet stresi e lodhja kur i shërben komunitetit në emergjenca të tilla partikolare. Prej dy javesh nuk kemi lenë skuta pa spërkatur në gjithë qytetin e Napolit.

-Sa ndikim ka dhënë?

Ndikimin më të madh e ka te pastrimi i ajrit, por dhe ndikime te tjera sipas mendimeve të specialistëve te fushës.

-Si një dëshmitar, por edhe i aktivizuar në luftën kundër koronavirusit në Itali, çfar do tu thoni bashkombësve tuaj në Shqipëri për lufën ndaj ketij virusi?

Ne rolin e nje qytetari te thjeshtë por duke qenë dhe në këtë eksperiencë të hidhur dhe të padëshiruar, do t’ju drejtohesha bashkëkombeseve te mij me këtë gjuhë:

Të dashur bashkëatdhetarë mësoni nga gabimet e Italisë!
  • Bashkohuni në luftë kundra Coronës dhe Jo të bëhemi “Corona” ndaj njeri tjetrit!
  • Zbatoni me fanatizëm karantinën si e vetmja vaksinë tani kur dihet nga eksperienca kineze!
  • Elininoni ne zero daljet, veçse atyre që domodshmërisht duhet të punojnë. Dy javë edhe po të rrimë pa’ bukë e pa’ ujë është e përballueshme ndaj një rreziku i cili na sjell vdekje masive.
  • Bëjeni humorin në limitet humor, por Jo të nenvleftësohet e degjenerohet situata, duke influencuar negativisht me atë mendjefregizmin alla-shqiptarësh. Zbatoni ato rregulla që tashmë i mësoi gjithë bota pa patur nevojë të jemi specialistë të mjekësisë, sepse nga ato i mësuam.
-Si e keni parë deri tani luftën që poi bëhet në Shqipëri koronavirusit?

Këtu do përgjigjem pa asnjë arsye anësie, shume zhurmë mediatike dhe motivi shqiptare vetëm politik. Vërtete jemi çudia e botës si nga spektri politik e deri tek qytetari më i thjeshtë.  Italianët dhe popujt e tjerë dinë të bashkohen dhe dinë të fitojnë pavarësisht nga minuset që tashmë dihen. Ne shqiptarët gjithçkaje duam ti japim ngjyrën politike. Shqipëria asgjë më tepër spo bën nga çfar bën bota. Sot i tërë Napoli ishte i “vdekur” as cigare s’blije dot, se çdo pikë e dyqan janë mbyllur. Vetëm supermarket e disa niveleve te caktuara jane të hapura dhe hyrja bëhet me numëra, duke pritur ne rradhe jashte, në distancen dy metra larg nga njeri tjetri, dhe me maskera.

Mos prisni t’ju vijë çdo gjë në shtëpi se as këtu s’ti sjell njeri, madje edhe maskerat po i bëjnë vetë gratë në shtëpi. Mos nxirrni disa pretendime sikur mua këtu ne Itali me vijne e trokasin tek dera për të më pyetur çfar më nevojitet….askujt si bie ndërmend. As mjekët e familjes si kemi parë ka 1 muaj. Mos kërkoni gjëra duke ju referuar botës se zhvilluar, kur nuk është ashtu siç pretendoni dhe kërkoni ju. Lëreni politikën o popull për kur të ikë korona.

 -Faleminderit-

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment