LAMTUMIRA E HESHTUR PËR LEZE SPAÇI – QENA

Nga Pirusti News

Nga: Vilson Culaj, Klinë

Ishte viti 2009 kur kërkove që të më takosh Ikona e jonë e skenës sepse një peng të bluante përbrenda. U takuam përballë Hotel Grandit në një lokal të qetë, ambient ku fjala e ndjesia depërtojnë si uji në gëlqere.

Flisnim në praninë e gazetares së RTK -së { familjarja juaj që na kishte mundësuar takimin } kurse ti reflektoje si një murgeshë që rrefente për historinë e një Abacie, plot ngjarje e historish mistike…

E ëmbël, e ndritur, e hareshme por edhe e thelluar në pikëllim ma tregove Baladën tënde si Psalm në tehun e shpatës së pikëllimit… që të vlonte në gji me dekada.
U habita për besën që ma kishe besuar mua besnikut që di ta mbaj besën edhe përtej varrit.
Ti besove në mua si një kapitene e anijes në një marinar që ende se kishte kuptuar ligjësinë e stuhive të detit kurse unë u zhyta në hapësirën e e stuhishme të dhimbjeve tua pa asnjë kusht e shpërblim.

Si sot kujtoj fjalët tua si përtej humnerash e gravurash në mermerin e pikëllimeve.
– Djalo unë nuhas se ti e njeh shumë mirë traditën tonë shqiptare por jeta nuk është e ëmbël ashtu siç na e paraqet bota, arti, e lumturitë tona të ngrysura.

– Unë kurr nuk e desha atë… hije … por të lutem këtë sekret mbajeni edhe përtej varri dhe vetëm kur shpirti im të kaloj në amshim atëherë flisni për mua në botë ballafaqe si në pasqyrë.
Them të drejtën jo vetëm unë, por edhe familjarja jote gazetare u tronditëm nga ato fjalë.
Në gjendjen e gjysmë vajtimit të brendshëm dhe egzaltimit që e preka madhështinë tënde të dhashë fjalë e besë se amanetin tënd do ta qoj në vend.
Kaluan 14 vite dhe dhembja jote e shndërruar në letër, ende nuk është bërë realitet i plotë edhe pse dhimbja empatike çdo ditë e ushqen ëndrrën.
Amaneti yt duhet mbajtur… si bora në kurorën e maleve që e pret diellin dhe shiun e pranverës që me furi e në heshtje ujit luginën.

Të kërkoj të falur se në atë fushë me lule e kufinjë me ferra nuk do të mundesh ta luash rolin e nënës por të gjyshes…
Amaneti duhet mbajtur si vathi në veshin e princeshës që ende se ka fejuar babai me mbret…
Leze e dashur ne jemi të vdekshëm por jetojmë përmes kujtimit

Dhe mbasi dhimbjet e lumturitë janë të gdhendura në të njejten rrasë mermeri të kërkojmë të falur Ikonë që nuk mundemi të marrim pjesë në varrimin tënd.
Takim i varfër na pret në qiell, ndryshe nga jeta jote artistike plot dhimbje e dashuri të heshtura…

Pushoftë në paqe shpirti yt i dlirë si ajri i pastër i Pashtrikut aty ku e lëshove shikimin për here të parë…

Klinë me 26. 03. 2020

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment