Mësuese Pashke Mrruku që sfidoi ndër vite në fshatra të thella, sot në kohë pandemie, sfidon përmes teknologjisë

Nga Pirusti News

Nga Aleksandër NDOJA 

Situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë “Covid 19” i ka vënë mësuesit në situata të pa imagjinuara më parë prej tyre. Përparimi i teknologjisë së komunikimit ka mundësuar përpjekjet për mësimin online. Tashmë është bërë e njour përmes rrjeteve sociale, se si mësues të përkushtuar madje edhe të thyer në moshë, nuk janë zbrapsur përballë kësaj risie të detyruar dhe po sfidojnë mesa mundin. Ata janë të vendosur për të qenë pranë nxënësve të tyre, të cilët janë të ngujuar brenda katër mureve, teksa ruhen nga murtaja e shumëlakuar në këto kohë.

Njëra prej tyre është mësuese Pashke Mrruku e cila ka mbi 40 vite në sektorin e vështirë të mësimdhënies. Edhe pse në muajt e fundit të karrierës në arsim, pasi siç shprehet vetë mësuese Pashkja është në prag të pensionit, nuk pushon aspak, duke qenë pranë nxënësve të saj.

Kanë sfiduar kohën dhe vështirësitë për t’ju përshtatur teknologjisë së dhënies së mësimit në distancë. Kanë sfiduar se janë mësuar të sfidojnë. Kanë sfiduar në rini, kur duhej të udhëtonin mbi dy orë mes baltës apo të nxehtit plot pluhur, për t’u ndodhur në orën e caktuar pranë nxënësve të tyre, në fshtrat më të thella.

Pashke Mrruku gjithmonë ka qënë mësuese fshati dhe kështu duket se ta mbyllë karrierën në arsim. Është një mësuese jashtëzakonisht e përkushtuar dhe këtë e konfirmojnë të gjitha ata që e kanë njohur si kolege, por edhe si edukatore në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme të Mirditës. Tashmë ajo është një mesuese në Shkollën e Përlatit dhe në këto ditë të vështira është pranë nxënësve, përmes whats-up, por edhe yotube.

Zyra Vendore e Arsimit në Mirditë përcjell një video gjatë dhënies së mësimit nga mësuese Pashkja, ndërkohë e bija Mira, gazetare pranë TV-KLAN i dedikon një mirënjohje të veçantë jo vetëm asaj, por të gjithë plejadës së mësuesve që kanë dhënë dhe vijojnë të japin më të mirën në punën e tyre.

Ja si shprehet Mira, e bija e mësueses e cila sfidoi për vite me rradhë si mësuese në fshatra të thella, ndërsa sot sfidon teknologjinë.

-Histori qe ma mbushin shpirtin plot-

Nga Mira MRRUKU.

Të japësh mësim nëpër fshatra është e jashtëzakonshme dhe a e dini pse? Sepse aty gjen akoma edhe në 2020 histori të tilla si në veprat e Migjenit.

Familje që rropaten në luftën e tyre për mbijetesë, fëmijë që kohën e tyre ndajnë mes shkollës, të nxënit në shkollë dhe ndihmës që u japin prindërve në punët e fshatit. Ata janë fëmijë që rriten me përgjegjësi të mëdha, “që burrnohen para kohe” i themi nga anët tona.

Fëmijë që abetaren e marrin me vete në ara duke kullotur dhent, fëmijë të cilët kryejnë dy anagzhime njëherësh, nxën dhe punojnë.

Fëmijë që ndoshta nuk marrin dhe aq shumë përkedhelje sa meritojnë, jo se prindërit e tyre nuk i duan, por sepse prindërit në fshat punojnë dhe sakrifikojnë aq shumë sa “s’ju del kohë të marrin frymë”. Ata janë fëmijë që kanë kaq shumë dashuri dhe unë jam dëshmitare këtyre historive.

Mama ime zgjohet çdo ditë herët në mëngjes bëhet gati, sepse në 06:45 autobusi i mësuesve niset nga Rrësheni për në Përlat.

Nxënësit e saj po ashtu, nisen herët nga shtëpitë e tyre, sepse janë pothuajse edhe ata një orë larg nga shkolla.

Ata arrijnë në shkollë me këmbët e laguara nga rruga e gjatë që bëjnë, nga pamundësia për të patur këpucë të mira…

Mama ime dhe Mësuesja e tyre si fillim ndez sobën e druve, i vendos në rreth në anët e sobës, ju zbath këpucët çorapet, i thanë ato dhe pasi t’i ketë tharë e tu ketë veshur këpucët, nis mësimin.

Në pushim të gjatë nxënësit e Mamit tim hanë bukë sëbashku me mësuesen, kjo me porosi të saj. Duke qenë se fëmijët e kishin “për turp” se mund të përqesheshin nga bashkmoshatarët e “kamur” te cilët në pushim të gjatë mund të blejnë gjëra për të ngrënë, Mësuesja iu tha:

“Mësuesja do marrë bukë me vete dhe ju do bëni si mësuesja dhe do hamë sëbashku në klasë, pastaj do dalim të luajmë…por e dini çfarë?

Disa i thanë mësueses: Po kur mos të kemi me çfar ta marrim bukën, si t’ja bëjmë? Mësuesja iu tha: Kur pula s’ka bërë vezë, kur lopa s’ka bërë qumësht, kur nuk keni djathë, atëhere do i thoni mamit t’ju bëjë petulla.

Përtej kësaj, nuk ka festë që mësuesja nuk ju përgatit program me skalete, me kamera i filmon dhe secilit i jep fotot dhe videon në CD që kur të rriten, të shohin të gjithë rrugëtimin e tyre. Ata e dashurojnë mësuesen e tyre, por dhe mësuesja gjithashtu nuk thotë kurrë nxënësit e mi, por fëmijet e mij.

Para dy vitesh kur e ëma e pyeti një nxënës të klasës së parë se sa bëjnë 8 + 8, ai nxori 8 gishtat e tij dhe u përgjigj: 8 + 8 bëjnë 16, sepse 8 gishta i kam unë dhe 8 i ka mësuesja te shpija.

Momente nga puna ne mesimdhenie:

 

 

 

 

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment