Don Ambroz Demaj ndërmerr nismën e rrallë. Dhuron gjak në krye të 27 besimtarëve të Kishës së Shën Markut, Ulzë

Nga Pirusti News

Don Ambroz Demaj nuk ka shumë kohë që është Famullitar i Kishës së Shën Markut në qytezën e vogël dhe mjaft piktoresk të Ulzës. Ndërsa në Mirditë ka mbi 12 vite që shërben në disa Kisha, si meshtar e famullitar. 

Ishte krejt i ri, i sapo dalë nga auditoret e shkollës fetare në Kroaci kur mbërriti fillmisht në Mirditë. Ai vinte nga Stubulla e komunës së Vitisë në Kosovë, nga një familjen që i ka dhënë disa meshtarë Kishës Katolike ndër dekada. Mesha e parë që do ta shuguronte si Prift, u kremtua në vjeshtën e vitit 2008, në Katedralen e Rrëshenit drejtuar nga Imzot Kristoforo Palmieri, por Mesha pasuese do të kremtohej në Kishën e Stubullës me 30 nëntor 2008, me pjesmarrjen e qindra besimtarëve dhe të autoriteteve nga Mirdita e Lezha, me piknisje familjen Demaj po në këtë fshat të jashtëzakonshëm. Pikërisht këtu do të merrte fund cilësimi i Tij si Diakon, për t’ju përkushtuar besimtarëve katolikë, aty ku do ta çonte shërbimi meshtarak dhe detyrimi për të qenë sa më pranë besimtarëve.

Don Ambrozi ka shërbyer pranë besimtarëve të kishës në Përlat fillmisht, por edhe në Kishën e Kaçinarit. Janë të njohura ndërhyrjet e tij të shumta në këtë komunitet jo vetëm për sa i përket besimit, por edhe në aspektin social. Çdo verë në kohë pushimesh, Don Ambrozi surprizonte fëmijët e Kaçinarit me kampet verore duke siguruar fonde mbështetëse nga Kisha të ndryshme europiane, por edhe ndërhyrje të tjera në përmirësim kushtesh në familje me probleme të ndryshme ekonomike.

Për dy vite me rradhë, shërbimi meshtarak e çoi në Kanada, në Kishën e Torontos por në rastin më të parë të mundshëm i kthehet Dioqezës së Rrëshenit, për tu vendosur në qytezën e Ulzës, në Kishën e Shën Markut.

Don Ambrozi nuk ka facebook e as intagram, nuk rri nën efektin e statuseve në garë për “like” e komente patetike, por punon dhe vë në zbatim ide që i kontribuojnë komunitetit në aspektin meshtarak e social.

Ashtu pa zë realizon një vepër në dukje të thjeshtë, por mjaft efektive. Duke qenë i përfshirë në situatat që kalon vendi, Dom Amrozi nuk qëndon indiferent përsa i përket deri edhe situtatës së krijuar nga mungesa e gjakut nëpër spitale, ndaj ndërmerr nismen e rrallë për një meshtar.

I pari në listë bën dhurimin e gjakut aq sa e lejon mundësia, ndërsa pas tij janë edhe 27 besimtarë që në mënyrë tërësisht vullnetare i kontribuojnë situatës problematike.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen në komunitet, ndërsa televizioni mbarë kombëtar Top Channel, i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar ngjarjes në fjalë.

a.ndoja

Me shumë për Stubllën dhe Dom Ambroz Demaj.

Reportazh, 2008/Drejt Stubllës për Meshën e parë të dom Ambroz Demajt

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment