Me Hasanin e Përkolajve të Jabllanicës, në udhët e rikthimit pas 300 vitesh

Nga Pirusti News

Nga Mark Gjergji.. katër ditë nëpër Mirditë në shoqërim të shkrimtarit të 74 librave nga Prishtina.

E pashë me sytë e mi njeriun që donte të takonte cdo gur e mur, cdo lis e mal, cdo krua e zall, cdo gjurmë e histori, por dhe të përshendetej me të gjithë Mirditen e Mirditoret. Unë pata fatin e madh ta prek, ta përqafoj e të udhëtoj me atë njeri, me atë shtegëtar të 300 viteve që kurrë s’kishte pushuar të prekte, të kuvendonte e të cmallej me gjenezen e tij të Përkolajve të Domgjonit e të Fishtës se tij vëlla. Eh cfar fati kur udhëtoj me mendje duke kujtuar ato katër dite të bekuara. Ka qenë data 7-10 qershor 2019 kur bashkë me atë njeri të thjeshte, shkrimtar i madh, njeri i dashur e i ditur, vëllai ynë i këndshëm Hasan Hasani-Perkola, i ramë cep e në cep Mirdites. Sheshi Abat Prend Doci i qendrës Mirditës ne Rreshen, atë ditë me 7 qershor 2019 ora 10.00 kishte pritur birin e vet, djalin që udhëtonte ditë e nate prej 300 vjetësh për të ardhur ne krye qendren e Mirdites. Fare pranë e paskesh pas atë kalorës te Përkolajve me djalin e tij buzëqeshur Butrinti. Nje cicërime telefoni po me thërriste:

-Alo, ku je vëlla Mark, jam Hasani. Ngrykas u përqafuam fort, si vellai me vëllain, që takoheshim pas 300 vjetesh. Gjaku na vlonte e zemra na rrihte si tik tak ore.

Butrinti vëzhgonte heshturazi. Përjetonte bashke me ne tik-taket tona. Aty afër edhe Ndue Preci i Blinishtit, Mark Dushi i Kacinarit, Ndue Brunga i Shtufit e fare shpejt Llesh Ndoj i Domgjonit. Lokal “Kacorri” u bë “shtëpia” jone e parë e pushimit për nje kafe e nej prej vëllezrish. Harruam e folëm sikur vec ne ishim aty. Ej, ej, a ka gëzim më të madh sa të përjetosh atë moment aq emocionues, aq të dashur, aq përmallues?!

Unë them se jo. Ai burrë aq ungjillor, aq i shejtë, aq i madh, sa vetë thjeshtesia dhe dashuria e tij, flisnin vete, pa thënë asnjë fjale. Në tashmë ishim bërë gati te dilnim. Kishim udhë të gjatë. Po nga do ti biem vëlla Hasan?!- Dua te takohem e përshendetem me cdo të Mirdites, të bisedoj e të c’mallem me Mirditë e mirditoret e mi. Ashtu sic ishim me dy makina u nisëm udhës se kombit. Nje tabelë shkruan Blinisht, aty ku lindi familja princerore, aty ku pushoi Shënpali me apostujt e tij, aty ku eshte Kisha e Shën Shtjefnit, aty ku fleti nje natë Skenderbeu te ara dhe kroi i Skënderbeut, aty ku përballë është Bukli historik e aty ku për blinishtasit eshte qendra e botes.

Këtu ne Blinisht është zgjuar prej 285 vitesh Ungjilli i Shenmarkut. Ai eshte ne shtepine ungjillore te 102 vjecarit Mark Gjon Preci. Po shkojmë pak nga Ungjilli, i thyeva shikimin e largët shkrimtarit. Ja ky Ndoi është zëvendesi i zotit të shpisë ungjillore. Na prini Ndoi me krenari. Edhe oborri dukej se priste me bujari. Aty ishin dy a tre oret e para te pushimit tone. Atyre ju ka lezet bujaria, por edhe Mark Dushi ynë na e lezeton kuvenin.

Llesh Ndoj ishte si i shpise, kishte punue e drejtu punet e ekonomisë ne Blinisht vitet e shkuara. Hasani ndjehet si ne mes vllezerish. Ndue Preci don të na dhurojë edhe krejt historite dhe bukurite e atyre aneve. Unë aty kam vendlindjen e nënës time Bardhe. Vëlla Hasani shkrimtari i 74 librave pyet:

-A prej Blinishti eshte publicisti shkrimtar Frrok Cupi?!-Po, po është daja i Markut, tha Ndoi. Ne krenohemi me te. Keni të drejtë të krenoheni – tha Hasani, Ai është i madh. Po ne tash na duhej të merrnim lejë e të vazhdonim udhën nëpër Mirditë.

Do të shkojmë në Arrëz të Kacinarit, pastaj gjithkund në Udhën e Madhe, (Prizren-Shkodër). Këtej është udha e korifejeve. Në Gjazuj është “shtëpia”e Gjon Gazullit, në Fishtë është “shtëpia” e At Gjergj Fishtes, bashkedomgjonasit Përkolajve, nga fisi i Pacit. Pastaj udha shkon nga Mjeda e Ndre Mjedës. Ne do të ndalemi në Lac të Vaut Dejes. Atje lart në Dejë te Kisha e Shen Markut vuri kurorë  Skënderbeu. Po data kishte mbrritur 9 qershor 2019, e ne do të ndalojmë te njeri prej pinjolleve te shpisë madhe te Jakajve te Gojanit i zbritur prej vitesh tek “stani” Prend Jak Ndreka. E si din me të prit Prendi. -Sonte jam me fat, më erdhi njeriu i shejtë i Përkolajve. E kishte lexuar Prendi edhe librin e shkrimtarit “Perkolajt” E kishte edhe rilexuar, e kishte edhe nënvizuar aty ku kishte mbet e s’mund kish vazhduar prej loteve. Pinjolli i Përkolajve te Domgjonit, shkrimtar Hasani, kishte ardhur pas 300 vjetesh nga Jabllanica e “kërkonte “Pren Kolën e tij nën gurë, tek L’teri, te Gurra e gjithkund dhe gjeti deren hapur te kulla 400 vjecare e tij. Data 10 qershor 2019, na zuri atje ne Vaun e Dejës për ta vazhduar udhëtmin tonë drejt Mirdites. Aty ku u takuam edhe u ndame, pasi Blerimi kishte ardhur e po na priste. U ndamë për të mbetur përherë bashkë. Nuk zgjati shumë kur në duart tona mbërriti libri i Mirditorit tonë shkrimtar Hasan Hasani-Perkola, “Mirdite e Mirditor”.

Librin nuk mundem ta komentoj. Ai të lë pa fjalë. Kush ka fat ta lexojë, do ta mbajë ne gji si gjënë më të shtrejtë e me të cmuar. Ai është hyjnor, i dashur, i ëembël por edhe emocionues. Hajde vëlla Hasan të udhëtojmë përsë ri, të gëzojmë e te cmallemi bashke. Ti mbete nje libër i madh, njeri i shejtë, djalë largpamës e burrë i madh. Udha jote qoftë udhë e bekuar prej ditës se sotme të Shën Markut!

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment