“Unë Besoj” vajzat e gjimnazit Rrëshen të “Let Girls Learn” videomesazh ne ditën e EU

Nga Pirusti News

“Java e Evropës”dhe aspirata që në një ditë sa më të afërt të jemi me të drejta të plota në familjen europiane të cilës i përkasim, sfidon dhe pandeminë me të cilën po përballemi. Janë vajzat  e  “Let Girls Learn” që sfidojnë përsëri e që me punimet e tyre të ndryshme të shpërfaqin idetë dhe kuptimin që ka sipas tyre perspektiva evropiane e Shqipërisë. Edhe pse në situatë pandemie shkaktuar nga Coronavirusi Covid19 që ka mbërthyer globin, s’mund të mos bëhej pjesë e punimeve të nxënësve kjo situatë e jashtëzakonshme që na ka detyruar të karantinohemi në banesat tona për një kohë të gjatë dhe të heqim dorë nga mësimi tradicional nëpër klasa, aktivitetet sportive, artistike, kulturore, etj.

“Unë Besoj” e kanë titulluar video mesazhin e tyre vajzat e Grupit “Let Girls Learn” të Gjimnazit Rrëshen të udhëhequra nga mësuesja e tyre, Valbona Reçi, me anë të të cilit shprehin bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është një dhe e vetme, Antarësimi në Bashkimin Evropian.

Nxënësja Alesia Picaku gjithashtu në një videomesazh të shkurtër me sfond një vizatim që përbashkon dy flamujt, atë të BE dhe Shqipërisë na tregon sipas saj avantazhet ekonomike që Shqipëria do tëketë si antare e Bashkimit Evropian. MarinelaTuci gjithashtu nxënëse e gjimnazit Rrëshen e cila sëshpejti do të na vijë me një ekspozitë virtuale me temë “Frymëzim në Karantinë”, disa punimetësaj që reflektojnë perceptimin personal rreth situates aktuale zgjodhi t’indante me ne të kombinuara në një video slide të shkurtër.

Besojmë se sëbashku jemi më të fortëdhe do nxjerrim nga vetvetja më të mirën nga kjo situat e pazakontë!

Njësia e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj

Bashkia Mirditë

STRONGER TOGETHER

#EuropeWeekAlbania

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment