Pjetër Domgjoni: Ju njoh me DOM NIKOLLË MINI, meshtar, teolog, filozof, sociolog, psikolog e muzikolog

Nga Pirusti News

Lindi me 9 korrik 1924, n’Ferizaj. Seminarin e kreu n’Prizren dhe Shkodër. Studimet filozofike, filologjike dhe teologjike n’Zagreb. N’vitin 1950, shugurohetë meshtar dhe meshën e parë e kremton n’qytetin e Shkupit. Shërbenë n’Letnicë, Novosellë, Bec, Zym, Velezhë. Ishte, meshtar , teolog, filozof, sociolog, psikolog, muzikolog. Ai s’bashku me dom Gaspër Gjinin banin pjesë ndër oratorët dhe predikuesit ma t’aftit e ma t’mirët ndër të gjithë meshtarët shqiptarë të ish Jugosllavisë. N’plotkuptimin e fjalës, dom Nikolla ishte zotni dhe shumë inteligjentë. E për nga rregulli e disiplina, taman me t’kujtue ndoi oficer shembullor t’Rajhut Gjerman.

Kur ipeshvi ipeshkëvijsë Shkup-Prizren, imzot Smiljan Çekada kishte kërkue prej Vatikanit nji ndihms ipeshkëv për Kosovën, dom Nikolla paraqetë kandidaturën, por për shkaqe t’hapuna nacionaliste, kërkesa tij ishte kundershtue prej qeverisë Jugosllavisë. Për shkaqe atdhetare, ai fiton vetëm titullin, Monsinior, por asnjiherë s’do t’ulet n’selinë e ipeshkëvit.

Famullitar n’Velezhë

Banorët e Famullisë Velezhës e kujtonin dom Nikollën si njeri shumë trim, shumë energjikë e shumë punëtorë. Vet kishte ba projektin e kishës Shënkollit n’Velezhë, vet e kishte ngritë dhe mbikqyrë ndertimin e saj.

Ishinë vitet e gjashtëdhjeta t’shekullit kaluem kur komunistët ishin shumë t’fortë e shumë tërbuem. Prizreni s’i kishte dhanë leje ndërtimi, por. A ka pas Prizren, komunist, ispektor policie, ndertimi, komitet komunal apo komitet partie që mund ta ndalte dom Nikollën pa e ndërtue kishën madhështore t’Shënkollit.

Famullitar n’Prizren

Mbas Velezhës, dom Nikolla vjen famullitar n’katedralën e Prizrenit. Katedralja ka pas nji kor t’shkelçyeshëm. Antarët e atij kori, kishin themelue dikur edhe Shoqninë Kulturoro Artistike Agimi t’Prizrenit që ishte atëherë institucioni ma i naltë kulturor i qytetit. Me ardhjen e Dom Nikollës si famullitar, kori katedralës Prizrenit ngritet në nji nivel aq t’naltë sa çë merr mirnjohje edhe prej Vatikani.

Dom Nikolla s’bashku me don Gaspër Gjinin, n’kuadër të ipeshkëvisë, botojnë revistën “ZANI I ZOJËS CËRENAGORE.”

Ma vonë s’bashku me Imzot Nikë Prelën themelojnë edhe gazetën DRITA si revistë fetare dhe kulturore, numri parë i asaj reviste dhe numrat tjerë n’vazhdim dalin n’shtypshkronjën Ramiz Sadiku t’Prizrenit. Revista Drita s’bashku me Diturinë Islame dhe nji revistë tjetër ortodkse ishin t’lejueme prej komitetit krahinorë për arsim e kulturë dhe shtypeshin rregullisht nëpër shtypshkronjatë e Kosovës derisa n’krye t’komitetit partisë pat ardhë komunisti Mahmut Bakalli që me dekretin e partisë, ndalon vetëm botimin e revistës Drita. Sepse, revista pat fillue me i nxjerrë n’shesh figurat e ndrituna t’historisë kombëtare çka i tmerronte komunistët tradhëtarë shqiptarë.

Mahmut Bakalli kishte mundsi me ndalue botimin e revistës sepse atëherë n’tanë Kosovën s’kishte asnji shtypshkronjë private. Por a kishte Mahmut Bakall apo komunist gjakovarë e jugosllav që mund ta ndalte dom Nikollën. Jo, s’kishte, s’kishte lindë kurrë nji i tillë n’krejt at territor që ne e çuanim Jugosllavi. Botimin e gazetës Drita, dom Nikolla e vazhdon n’shtypshkronjën Krshçanska Sadashnjost t’Zagrebit.

Për me ju ardhë në ndihmë fëmijve dhe rinisë. Dom Nikolla boton edhe katekizmin me titull: Besimi Katolik.

Ka qenë shumë i popullarizuem dhe mbetet si testament edhe shkrimi tij me titull: „A jemi popull i nemun“

Dom Nikolla ka qenë shumë i zoti dhe shumë i ashpër edhe n’polemika, sidomos me ata gazetarë komunistë që e sulmonin kishën katolike.

Për fëmijtë e famullisë kujdesei edhe ma shumë se edhe vet prindët e tyne e sidomos zhvillonte nji luftë t’pakompromis kunder mentalitetit anadollak mashkullorë që dhunonte të drejtat e gjinisë femnore.

Ate e nderonin të gjithë katolikët, jo vetëm t’Prizrenit, por t’gjithë Kosovës. Mandej e nderonin edhe t’gjithë muslimanët, jo vetëm t’Prizrenit, por edhe t’rrethinës tu’ shkue edhe deri në Opojën e largët, nji krahinë krejtsisht e pastër muslimane e që i kishte dhanë Kosovës gjithë ata hoxhë. Ate e nderonin edhe t’gjithë ortodoksët. N’at kohë, n’kishën ortodokse t’Prizrenit ka qenë edhe nji pop, ish shok shkolle me Millosh Gjergj Nikolla Migjenin.

Kur e pata publikue unë ket shkrim te Revista Drini. Nji lexues i përkatësisë muslimane, m’shkruante:

“N’vitin 1968, kam qenë nxans i shkollës Normale t’Prizrenit dhe na nxansit, shokë e shoqe. Kur mbrrinim te Çafa e Pazarit e tutje, mundoheshim me qenë shumë t’sjellshëm se mos po i bimë n’sy për t’keq dom Nikollës. T’kuptohemi. Të gjithë ishim me përkatsi fetare muslimane”.

Dom Nikolla qëndroi n’sherbim t’Zotit, atdheut dhe popullit deri n’minutin e fundit t’jetës kur mbylli sytë në elter, ndërsa kremtonte Meshën shenjte. Ishte data 15 maj 1992′ që ndahet fizikisht prej nesh dhe shpirti tij kalon n’amshim.

Don Tomë Karrica kishte organizue nji përcjellje funerale t’madhnishme që rrallë herë e lirisht mund t’them, asnjiherë ma parë s’ishte organizue n’qytetin e Prizrenit.

Shtatë vite ma parë kishte kalue n’amshim edhe don Gaspër Gjini dhe disa vite ma vonë do t’kalojë n’amshim edhe Imzot Nikë Prela që kishin qenë tri shtyllat kryesore t’kishës katolike shqiptare në të gjithë ish Jugosllavinë.

Me kalimin në amshim të dom Gaspër Gjinit, u shue Gjuha Shqipe n’kishën katolike shqiptare t’Maqedonisë dhe vdiq ajo pjesë e kombit shqiptarë me besim katolikë, kurse. Me kalimin në amshim të dom Nikollë Minit dhe imzot Nik Prelës. Asht lëkundë shumë autoriteti kishës katolike shqiptare n’Kosovë.

Kanë kalue shumë kohë prej vdekjes tyne dhe do t’kalojnë edhe shumë e shumë kohë për me lind njerzë të tillë që ta rilindin, ta përtrijnë e t’ia kthejnë përseri autoritetin aç t’madh që gjatë jetës tyne e ka pas kisha katolike shqiptare në ish Jugosllavi.

Dom Nikolla vorroset n’vorret e Prizrenit e ma vonë, kur ndrron jetë edhe Imzot Nikë Prela edhe ate e vorrosin për bri tij.

Komunistët anadollakë që s’kishin mujtë me i dalë për ballë dom Nikollës e imzot Nik Prelës sa ishin gjallë. T’frymzuemë prej etnëve të tyne, menjiherë mbas kalimit në amshim, vërsulen si egërsina ua rrënojnë e ua bajnë rrafsh me tokë vorret edhe dom Nikollës edhe Imzot Nik Prelës.

p.s. T’ju kujtoj lexuesve shqiptarë se: Së bashku me vorret e dom Nikollës dhe t’imzot Nik Prelës, komunistët anadollakë e rrafshojnë dhe e bajnë copa e grima edhe piramidën e naltë në të cilën ishte i shkruemë nji epitaf në katër strofa që i kushtohei motrës File. Epitafi ma i vjetri n’gjithë hapsinën kombtare shqiptare.

Shënim:

Kët ripublikim e bana n’shenjë përvetori t’kalimit në amshim t’monisinor Nikollë Minit, fotografitë i mora prej portalit, imzot Hil Kabashit.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment