Historiani Gjon Keka, pa Gjergj Kastriotin Arbëria nuk mund të mendohet,prandaj ai është arbëror i pastër dhe europian i madh.

Nga Pirusti News

Askush nuk mund ta përvetësojë Gjergj Kastriotin e Madh të Arbërisë europiane. Ai është jo vetëm arbëror i pastër si nga ati Gjoni, ashtu edhe nga nëna e tij Vojsava. Të dy prindërit e tij vinin nga familje fisnike dhe të pastërta iliro-arbërore pasi për këtë flasin me miliona dokumente historike,  arkivore dhe kronika e dorëshkrime të ndryshme.

Gjerë më sot mund të them nga dokumentet historike që kam në arkivin tim personal, se kudo ku flitet për Shqipërinë emri i kryezotit dhe Mbretit të Arbërisë.

Gjergj Kastrioti është kryefjala aty. Nëse e gjithë bota do të bie, malet e fushat e kombet do të shuheshin sa të ketë emër të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë europiane nuk do të humbet kurrë, pa Gjergj Kastriotin Arbëria nuk mund të mendohet, prandaj ai është arbëror i pastër dhe europian i madh.

Gjergj Kastrioti ynë ka qenë dhe është edhe sot objekt studimesh jo vetëm në lëmin e historisë dhe studiuesve të fushave të ndryshme, por ai njëkohësisht ka frymëzuar edhe nga ato të letërsisë, muzikës, skulpturës, pikturës etj.

 

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment