Mr.sc Murat Ajvazi, Vendi që zë Mirdita në studimet e historianëve dhe kronlogëve europianë gjatë shekujve të kaluar

Nga Pirusti News

Është e gjithë pranuar se Mirdita ndër shekuj ka qenë një trevë e cila ka tërhequr vemendjen e njerëzve të shquar, shkrimtarëve në zë dhe eksploratorëve të shumë fushave nga vende të ndryshme europiane, por edhe shumë më gjerë. Janë të shumta arsyet të cilat janë thënë e stërthënë aq sa nuk është e nevojshme këtu të cekim të gjitha, duke veçuar ruajtjen e besimit të të parëve gjatë dallgëve të historisë,  por dhe për mënyrën e vetqeverisjes ku për një kohë të gjatë ka pas efektin e vet kapidanati.

Lëvruesit e historisë dhe arkivave herë pas here na kanë dhënë impresione të emrave të shquar të letrave europiane, sidomos të atyre të shekujve XVII-XVIII-të, ndërsa sot në këtë portal përcillet studimi më i fundit i Mr.Sc Murat Ajvazi, i cili duke ndjekur një rregull të caktuar, me ndarje sipas shteteve, na përcjell raste të shumta kur historianë të shquar në vëndet e tyre i janë referuar Mirditës, kanë shkruar për Mirditën, për luftrat e kësaj krahine të mirënjohur kundër hordhive osmane, për mënyrën e vetëorganizimit etj. Në këtë studim mjaft të kujdesshëm të realizuar nga Ajvazi gjejme emra, vende dhe ngjarje që përcjellin një panoramë të Mirditës ndër shekuj, gjithmonë sipas shkrimtarëve dhe historianëve nga shumë vende të botës.  (Shënimi im: Aleksandër Ndoja)

Nga Mr.sc Murat AJVAZI : MIRDITA NË STUDIMET EUROPIANE

Në kuadrin e studimeve shqiptare, të realizuara nga të huajt, studimet për Mirditën zënë një vend të rëndësishëm, nisur edhe nga statusi i veçantë politik që kishte kjo krahinë gjatë gjithë sundimit osman.

Në kuadër të studimeve për Shqipërinë autorët sllav kanë shkruar edhe për Mirditën.

Autorët sllovenë:

Josip Zontar, Obvescevlana suzba in diplomacija Avstrijskih habsburzanov V boju proti turkom  V 16. Stoljetju – Ljubljana 1973. Autori libër flet për përpjekjet e Austro – Hungarisë që nëpërmjet të dërguarve Nikollaj Ferduci, Ivan Pastor etj. të hynte në kontakt me shqiptarët e Mirditës dhe viseve tjera të Shqipërisë.

Lubica Stefan, Pregled politike Srbije prema albancima od 1913 do 1945 god. Casopis za kritika znanosti – Ljubljana 1989. Autorja flet për qëndrimin e shqiptarëve e në veçanti të mirditasve ndaj ushtrisë serbe në vitet 1915-1916 dhe për qëndrimin e serbëve ndaj shqiptarëve.

 Autorët kroatë :

Lovro Muhacevic, Po Albaniji, Zagreb 1911. Autori flet për udhëtimin e tij nëpër Shqipëri dhe Mirditë dhe paraqet fotografi të ndryshme nga Mirdita: Bibë Dodën, Hiden(Margjelë) Bibë Dodën, bashkëshortja e Bibë Dodës, Davida Bibë Doda, vajza e Bibë Dodës dhe fotografi të ndryshme nga kultet fetare, relevi etj.

Franjo Racki, O govorima i raspravama 1829-1894, Zagreb 1925.  Autori flet për shqiptarët, si pasardhësit e ilirëve, të cilët po bënin rezistencë të madhe ndaj turqve. Ai i paraqet  mirditasit si luftëtarë trima që  nuk i frikoheshin armikut shekullor osman.

Milan Sufflay, Povijest sjevernih Arbanasa, Beograd 1925. Autori në studimin e tij, përveç tjerash, shkruan edhe për Mirditën, Lidhjen e Mirditasëve, ndikimin e kishës në këtë Lidhje, udhëheqësit e Lidhjes etj.

Milan Sufflay, Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die orthodoxe Durchbruchszone im katholischen Damme- Illyrische – Albanische Forshungen, Band I – Leipzig 1916.  Autori flet për kishat në Shqipëri dhe ndër to dhe kishat në Mirditë.  

Bernard Stulli, Albansko pitanje(1875-1882), Rat Jazu 318, Zagreb 1959. Autori flet për problemin shqiptar në vitet në fjalë dhe për Mirditën, mirditasit, Abatin Prend Doçi, i cili në vitin 1876, u dërgua si emisar i Mirditës në Cetinë të Malit të Zi.  

Aleksander Stipcevic, Kulturna povjesni spomenici u Arbanasima, povodom 250 godisnijce  doseljenja zadarski arbanasa, Zadar 1977. Autori flet për shqiptarët e Shqipërisë e në veçanti mirditasit, të vendosur në rrethinën e Zarës.  

Autorët serbë:

Jasha Tomic, Rat u Albaniji i oko Skadra 1912 i 1913 god., Novi Sad 1913. Në këtë libër autori flet për kalimin e ushtrisë serbe nëpër Mirditë dhe luftën e Shkodrës. Autori paraqet fotografi nga rrethimi i Shkodrës.

Vladan Djordjevic, Arnauti i velike sile- Beograd 1913. Autori thekson rezistencën që i bënë mirditasit ushtrisë serbe gjatë kalimit nëpër Mirditë, ndërprerjen e rrugëve dhe raportin e reporterit austriak Shtajmejc.

Bogomil Hrabak, Kultni protektorat Austro – Ugarsko nad katolicima Arbanasima 1897– Vjetar XXIII, Prishtinë 1987. Autori flet për protektoratin austo- hungarez ndaj katolikëve shqiptarë dhe për Mirditën në kuadër të protektoratit.

Bogomil Hrabak, Stanje o Albaniji i njenom granickom pojasu prema Kosovu i Makedoniji avgusta – decembra 1919 god. , Zbornik radova , Prishtinë 1996. Autori shkruan për problemet e  kufirit në rajonin e Kosovës dhe të Maqedonisë dhe për rrethanat politike në Mirditë.

Bogomil Hrabak, Italjanski konzul u Skadru, B. Berio o arbanaskom pitanju 1876 – 1876-1878 god., Casopis za suvremenu povjest, Institut za historiju radnickog pokreta Hrvatske III, Zagreb 1978. Autori  flet për kryengritjen e Mirditës të vitit 1877, për Prengë Bibë Dodën dhe kërkesën e autonomisë për Mirditën.

Bogomil Hrabak, Stanje na jugoslovenskoj, arabanaskoj granici na sektori Metohije i Makedonije u prvoj polovini i uleto 1919 god, Kosmet I, Prishtinë 1991. Në libër flitet për udhëtimet e Prenk Bibë Dodës së bashku me anglezin Iden, vrasjen e Prengës në pranverë të vitit 1919 dhe për rrethanat e kohës.

Zhivko Avramovski, Italjanska ekonomska penetracija u Albaniju 1925 do 1939 god., Istorija XX veka, Zbornik Radova V, Beograd 1963. Autori flet për aspiratat e Italisë ndaj Shqipërisë dhe gjendjen e bujqësisë, përfshirë dhe në Mirditë, pas Luftës së Parë Botërore.

Dragoslav Jankoviq, Niska deklaracija ( Nastanje programa jugoslovenskog ujedinjejna u Serbiji 1914 god., Istorija XX Veka, Zbornik radova X, Beograd 1969. Autori flet për rrethanat shoqërore politike në Serbi gjatë viteve 1903-1914, qëndrimin e Esat Pashë Toptanit, krijimin e bllokut anti austriak dhe qëndrimin e mirditasëve.

Gerhard Gezeman, Prelaz srpske vojske kroz Albaniju na more, pa vit botimi. Autori  flet për dhunën serbe ndaj popullsisë shqiptare të Lumës dhe për luftën që hasën ushtarët serb në vitin 1912, në Fanë të Mirditës. Paraqet fotografi nga tereni.

Jovan Radoniq, Rimska kurija i Juzhnoslovenske zemlje od XVI do XIX veka, Beograd 1950.  Autori flet për raportet e Pjetër Mazrrekut dërguar Papës, punën e Gjergj Bardhit  në Mirditë, misionin e Prefektit Kerubin për të ndihmuar Shqipërinë, për shqiptarët katolikë etj.

Djordje Mikic, Albancii i Srbija u Ballkanskim ratovima 1912-1913 god,Istorijski galsnik 1-2, Beograd 1985. Autori flet për qëndrimin e mirditasëve ndaj ushtrisë serbe. 

Autorët malazezë:

Djordje Nikprelevic, Ustanak u Malesiji 1911, Podgorica 2001. Autori flet për kryengritjen e vitit 1911 kundër perandorisë osmane dhe kontributin e mirditasëve.

Tomica Nikcevic,  Bogisic Valtazor, Pravni obicaj u Crnoj Gori, Hercegovini i Albaniji, Titograd 1984. Autori flet për traditat ndër malazezët, boshnjakët dhe shqiptarët në përgjithësi e më së shumti për mirditasit.

Autorët boshnjakë:

Hamdija Kapizic, Skadarska kriza i izuzetne mjere u Bosni i Hercegovini u Maju 1913 god,  Sarajevo 1962. Autori flet për Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike dhe rrethanat politike në Shqipëri pëfshirë Mirditë.

Avdo Suceska, Opsti okviri u kojima se odvijao ekonomsko – drustveni zivot nasih naroda i narodnosti pod Osmanskom vlascu, Kosova 5, Prishtinë 1976. Autori flet për gjendjen ekonomike të popujve të Ballkanit dhe për shqiptarët, përfshirë Mirditën.

Haris Silajdzic, Prizrenska liga u Bosanskog, Hercegovackoj stampi , Kosova 5 , Prishtinë 1976.  Autori flet për pjesmarrjen e mirditasëve në degën e Lidhjës së Prizrenit në Shkodër dhe nënshkrimin e proklamatës nga Prenk Bibë Doda, Myfti Hafiz Efendia, Nikolla Xhaba etj, për luftë kundër Perandorisë Osmane.

Haris Silajdzic, Albanski nacionalni pokret, Sarajevë 1995. Autori flet për lidhjen e Prizrenit dhe kontributin e mirditasve.

Slickovic Jakov, Albanija i Madekonija, Sarajeva 1904. Autori flet për rrethanat në Shqipëri dhe Maqedoni gjatë viteve në fjalë dhe qëndrimin e mirditasëve.

Djurdjevic Tihomir, Albanija crte o zemlji i narodu, Sarajeva 1885. Autori flet për Shqipërinë, përfshirë Mirditën, popullsinë dhe rrethanat e kohës gjatë shekullit XVIII.

Autorët maqedonë:

Alekdanda Stojanovski, Makedonija vo Turskoto srednovekovie,(od krajot na XIV pocetokot na XVIII vek), Skopje 1989. Autori flet për pushtimin e Ballkanit nga ana e turqve, qëndrimin e popullit maqedon dhe të mirditasëve.

Henrik Batovski, Ballkanskite drzavi i makedonsko prasnja pred i po Ilidenskoto vostanje, Ilinden 1903, Skopje 1970. Autori flet për problemin maqedon dhe  qëndrimin e popjve tjerë të ballkanit dhe shqiptarët, ku flet edhe për Mirditën.

Gligor Todorovski, Nastojuvanjata na vratesnata organizacija za carabotka so Albanicite vo Debar i Debarsko, Ilinden 1903, Skopje 1970. Autori flet për ndikimet e brendshme dhe bashkpunimin me shqiptarët e Dibrës, sidomos për furnizimin e kryengritësve me armatin nëpërmjet Mirditës dhe Dibrës.

Aleksander Matkovski, Ballkanat vo delata na stranskite putopisci za vremata na turskata vladenje, Skopje 1992. Autori flet për udhëpërshkruesit e huaj për vendet ballkanike dhe Shqipërinë, përfshirë Mirditën dhe luftën e tyre kundër Perandorinë Osmane.

Autorët rusë:

 Grigori Lvovic, Albanija i Epir vokonce XVII- nacale XIX v, Moskao 1963. Autori flet për gjendjen në Shqipëri dhe Epir dhe rrethanat në Mirditë, të cilat bënë jehonë edhe në Rusi.

Magaziner, Balkanskue bojnu 1912-1913 god, Istorijski zurnal broj 6, Moskau 1941. Autori flet për bashkëpunimin malazezo-bullgar në gusht të vitit 1912. Me këtë rast flet edhe për qëndrimin e mirditasëve ndaj palëve në Luftën e Parë Ballkanike.

  1. G. Senkevic, Osvoboditelnoe dvizenie albanskoto naroda v. 1905-1912, Moskva 1959. Autori shkruan për mobilizimin e shqiptarëve nga ana e Turqisë për luftë kundër vendeve ballkanike, të cilit shumë pak iu përgjegjën në saj të propagandës kundër mobilizimit të bërë nga mirditasit.

I.C. Galkiny, Diplomatija evropejskih drzave v svjazu osvoboditelnjim dvizenijem narodov evropskoj Turciu 1905-1912, Moskva 1960. Autori shkruan për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe kontributin  e mirditorëve.

Irina Dostyan, Rusija i Ballkanski vopros, iz istorije rusko – ballkanski politecheskikh Svyazei v pervoi trete XIX, Moskau 1972. Autorja flet për vendet ballkanike dhe interesimin e Rusisë për të krishterët në Shqipëri, përfshirë dhe mirditasit.

Ja. Grasull, Revolucionaja Rusija i Ballkani 1878-1883, Moskau 1980. Autori flet për rrethanat politike gjatë viteve në fjalë dhe përpjekjet e Rusisë për ndikim në Ballkan dhe Shqipëri, përfshirë dhe Mirditën.

 Autorët  hungarezë:

Franc Nopca(hebre hungarez), Das katholische Nordalbanien Budapesht 1907. Autori flet për shqiptarët katolik të Veriut, përfshirë dhe mirditasit,  traditat dhe zakonet e tyre etj.

Ludwig ( Lajos) von Thalloczy, Das problem der einrichtung Albaniens, Illyrisch – Albanische Forschungen Band II, München 1916. Autori flet për problemet ekonomike gjatë viteve 1909 -1910, 1911,12 në trevat shqiptare, përfshirë Mirditën.

Ludwig ( Lajos ) von Thalloczy, Zwei Urkunden aus Nordalbanien, Illyrishe – Albanische Forschungen Band I, München 1916. Autori flet për qytetet, popullsinë e Shqipërisë Veriore dhe traditat e popullsisë katolike, ku trajton edhe të dhëna për MIrditën.

Ludwig ( Lajos ) von Thalloczy, Die albanische Diaspora, Illyrishe – Albanische Forschungen Band I, München 1916. Autori shkruan për diasporën shqiptare, shpërnguljen pras vdekjes së Skënderbeut në viset e Dalmacisë dhe të Italisë, ku flet dhe për mirditasit.

Istvan Szamata, Regr Utazasak Maggarasztaganes a Ballkan, felszigeten 1054-1717 – Budapest 1981.  Autori flet për periudhën në fjalë dhe rrethanat shoqërore e  politike në Ballkan dhe Shqipëri, përfshirë Mirditën.

Bela Pech, Albanien, Yllyrishe, Albanishe, Forshungen Thalazy, Bond II, Leipzig 1916. Autori flet për Mirditën.

Feldes Loszla, Gundo Viehëirtschaft und Hirtenkulutr, Budapest 1969. Autori flet për hajdutët dhe sulmet e tyre, përpjekjet për lidhjen e tyre në vendet Ballkanike, përfshirë viset shqiptare e në veçanti Mirditën.

Autor polakë:

Marin  Czermiriski, Albania, Zarysy Etnograficze Kulturalne i Religijne, Krakov 1893.  Autori flet për etnografinë, religjionin në Shqipëri dhe veçanarisht për vizitën e tij në Mirditë.

Autorët çekë:

Theodor Ippen, Skutari und die Nordalbanische küstenebene, Sarajevo 1907. Autori shkruan për kishën e Bunës, Shirqit, Shkodrës, xhaminë e Shkodrës, kishën e Shasit, kishën e Dejës, Kallmetit etj. Jep edhe të dhëna për Mirditën.

Theodor Ippen, Dankmäler Verschiedener altersstufen in Albanien, Wien 1907. Autori shkruan për luginën e Fanit në Mirditë dhe paraqet fotografi të ndryshme nga terreni.

Theodor Ippen, Alte Kirchen und Kirchenruinen in Albanien, Wien 1901. Autori flet për kishat e vjetra në Shqipëri, përfshirë Mirditën dhe paraqet fotografi të vjetra të tyre.

Theodor Ippen, Die Gebirge des Nordëestlichen albaniens, Wien 1908. Autori flet për Malësinë e  Mirditës, Lezhës, Matin, Kubinin etj. Paraqet fotografi të ndryshme.

Konstantin Jirecek, Albanien in der Vergangenheit – Illyrisch – Albanische Forschungen – Leipzig 1916. Autori flet për Shqipërinë dhe Mirditën.

Autorët bullgarë:

Bistra Cvetkovia, Frendski pitepisi za Ballanite XV-XVIII, Sofija 1975. Autorja flet për udhëpërshkruesit  frëng gjatë shekujve XV – XVIII, përshtypjet e tyre për shqiptarët në përgjithësi e për mirditasit.

Nadija Danova, Veselo Dimovac, Maria Kolistin, Predstavata za drugija na Ballkanite, Sofija 1995. Autorët flasin për vendet Ballkanike, Shqipërinë, ku trajtojnë edhe mirditasit.

  1. Grigorovich, Odejik puteshestvija po Evrupiskoi Turtsi, Sofija 1995. Autori flet për gjendjen në vendet që ishin nën sundimin turk, Shqipërinë, përfshirë dhe mirditasit.

Michail Janov, Nemski i auvstiriski pitepisi za Ballanite në dy vëllime, I shek. XV – XVI – Sofija 1879, II shek. XVII-XVIII,  Sofija 1986. Autori flet për udhëpërshkruesit gjermanë dhe austriakë nëpër vendet ballkanike, nëShqipëri e në veçanti në Mirditë.

Khristo Matanov, Od Galipoli do Lepanta Ballkanite  Evropa i Osmanskata nashestvie 1354-1571 god, Sofija 1988. Autori flet për raportet në vendet Ballkanike në përgjithësi dhe në Shqipëri, përfshirë MIrditën.

Petir Miyatev, Madzarski pitepisi za Ballkanite XVI-XIX, Sofia 1976. Autori flet për udhëpërshkruesit hungarezë në Ballkan, përfshirë Shqipërinë e në veçanti Mirditën.

Agop Ormandzhian, Armenski pitepisi za Ballkanite XVIII – XIX v, Sofia 1984. Autori  flet për udhëpërshkruesit armenë nëpër vendet Ballkanike, Shqipëri sidomos në Mirditë.

Maria Todorova, Angliiski pitepisi za Ballkanite XVI pirvata chetvirt na XIX v.- Sofia 1987. Autoria flet për udhëpërshkrimet e udhëpërshkruesve anglezë në Ballkan gjatë shekujve të cekur më lartë, ku përfshihet Shqipëria e sidomos Mirdita.

Toshev, Ballkanite vojnitom pervi, Sofia 1929. Autori flet për vendet ballkanike dhe luftrat e zhvilluara nga këto vende. Këtu në Shqipëri përmendet dhe Mirdita.

-Mirdita në  studimet gjermanike-

Autorët zvicranë:

Simode de Sismodi, Historie des Republiques Italiennes Du Moyen Age, Cyrih 1807. Autori shkruan për Shqipërinë para sundimit turk, Skënderbeun, pushtimin turk të  vendeve ballkanike, frikën në Itali nga pushtimet osmane të Ballkanit, luftërat e Skënderbeut, gjendjen në Mirditë, fitoret e para të Skënderbeut kundër osmanëve, vdekjen e Skënderbeut.

Paul Lendvai, Das einsame Albanien, Cyrih 1985. Autori flet për luftën e Skënderbeut, rrethanat shoqërore politike në Shqipëri, strukturën e popullsisë katolike dhe shpërnguljën e tyre në Itali dhe Dallmaci pas vdekjes së Skënderbeut. Këtu flitet edhe për mirditasit.

A.C.Sturzengger, Serbisches Rotes kreuz und internationale Liebestatigkeit Vöhrend des Ballkan Kriges 1912-1913, Cyrih 1914. Autori flet për luftrat ballkanike dhe qëndrimin e mirditorëve ndaj ushtrisë serbe.

A.Vischer, An der serbischen front ikaber, Bazel 1913. Autori flet për Serbinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe kalimin e  ushtrisë serbe nëpër Shqipëri, përfshirë Mirditën.

Egli, Drei Monate vor Skutaru, Bern 1913. Autori flet për rrethimin e Shkodrës gjatë tre muajve të parë dhe qëndrimin e popullsisë shqiptare, ku përmenden dhe mirditasit.

Veber, Bosnien, Montenegro und Albanien im kriege reisbriefe eines neutralen, Liestal 1971. Autori flet për letrat e dërguara gjatë vizitave të një udhëpërshkruesi nëpër Bosnjë, , Mal të Zi, Shqipëri, ku flitet dhe për MIrditën.

Autorët gjermanë:

Peter Bartl, Die Mirditen Bemerkungen zur nordalbanicshen stameg eschricht im Munchner zeitschrift für Balkanische  I, München 1978. Autori flet për fisin e Mirditës, doket, zakonet, traditat,  besën etj.

Peter Bartl, Ratzen und Albeneser turkenkamph als intergrationsfaktor, Klaus Detlev Grothusen, Gotingen 1975. Autori flet për Mirditën, familjen e Gjomarkajve, marrëdhënjet e Bibë Dodës me Gaspër Krasniqin. 

Hans Georg Majer, Albaner und Bosnier in der osmanischen Armee Ein Faktor der Reichsintegration im 17 und 18 Jahrhundert, Klaus – Detlev Grothusen: Jugoslavien intergration probleme in geschichte ung gegenvart, Gotingen 1984. Autori flet për shqiptarët, përfshirë mirditasit, si dhe boshnjakët në ushtrinë osmane gjatë shekujve XVII – XVIII, dhe kontributin e tyre.

Hans Dieter Schanderl, Die Albanien politike Osterich – Ungarns und Italien 1877-1908, Weisbaden 1971. Autori flet për politiken e këtyre vendeve ndaj shqiptarëve dhe qëndrimet e shqiptarëve, sidomos mirditasve ndaj këtyre vendeve.

Egon Heymann, Ballkan Krige Bundnisse, Revolutionen, 150 Jahre politik und Schicksal, Berlin 1938. Autori flet për popujt e Ballkanit, për shqiptarët,  Luftërat Ballkanike dhe qëndrimin e mirditasëve ndaj ushtrisë serbe. Paraqet fotografi të kalimit të ushtrisë serbe nëpër Mirditë.

Gert Robel, Franz Baron Nopcsa  und  Albanien – Wiesbaden 1966. Autori flet për Prend Doçin dhe Prengë Bibë Dodën.

Hugo Grothe, Durch Albanien und Montenegro, München 1913. Autori flet për Mirditën dhe mirditasit.

Katrin Boeckh, Von den Ballkankriegen zum Ersten Weltkrieg, München 1996. Autori flet për luftrat ballkanike, rrethanat shoqërore e politike në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Greqi. Këtu flitet dhe për qëndrimin e mirditasve.

Mihachel Schmidh  Neke, Enstehung und Ausbau der Konigsdiktatur in Albanien 1912-1939, München 1987. Autori flet për Republikën e Mirditës, Gjon Mark Gjonin, Anton Ashikun, Zef Ndocin dhe Prenk Llesh Gjonin.

Autorët austriakë:

Karl Kaser, Hirten Kämpfer Stammeshlden, Wien 1992. Autori flet për Ballkanin, Mirditën dhe paraqet sulmet e tyre ndaj kolonave turke.

Franz  Seiner, Ergebnisse der Valkszahlung in Albanien, in dem Vondern osterr- hungar truppen 1916-1918 besetzen Gebiete, Wien 1922. Autori flet për popullsinë e Shqipërisë për secilin vendbanim të Mirditës.

Arthur Hoberladt, Kulturëissen schaftliche Beitrage zur Volkskunde von Montenegro, Albanien und Serbien, Wien 1917. Autori flet për kulturën,  jetesën e këtyre popujve dhe ndalet sidomos te mirditasit.  Paraqet fotografi të ndryshme.

Beratzig Hugo, Albanien das Land der Schkipetaren, Wien 1930. Autori flet për Shqipërinë dhe Mirditën në kuadër të saj.

Deutsch Engelbert, Statistische angaben uber Albaniens Katoliken in letzen viertel der 19 Jahrehunderts in K.U.K – Konsulatz berichten. In Osterreri chisehe ostehefte 31- Wien 1989. Autori paraqet të dhëna për katolikët në Shqipëri përfshirë mirdasit.     

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment