Editoriali Revista 27. “Mirdita”sfidon edhe në kohë “lufte”.

Nga Pirusti News

Askush nuk e kishte menduar të vinte një kohë e tillë, kohë lufte. Në kohë lufte shoqëria privohet nga shumë faktorë të zakonshëm. Edhe në kohë më kësi privimesh të forta disa nga faktorët janë domosdoshmëri dhe vijojnë, vijon edhe “Mirdita”. Vijon me sukses edhe në kohë pandemie dhe ja sot e kemi në duar. Është po aq krenare e fortë, e palëkundur në rrugën e saj për të qenë në dorë të lexuesve, në arkivat e historisë, në funksionin e saj të shenjtë për ndriçimin e historisë, për identifikimin dhe përbashkimin e faktorit mirditas kudo në planet.

“Mirdita” nuk ka ndryshuar kursin e paracaktuar në fillim të vitit. “Mirdita” e ka shpallur vitin 2020, vit të At”Gjergj Fishtës. “Mirdita” i ka hapur portën si kurrë më parë homerit të shqiptarëve, birit të kreshtave krenare të Munellës përmes zërave të Fishtës, që punojnë pa u lodhur e më shumë se kurrë për çuarjen në piedestalin me munguar deri tani.

Jo rastësisht fletët e para të revistës hapen me Fishtën. Nis me vargjet hymn të një mendje brilante të poetit, atdhetarit, politikanit, meshtarit, patriotit të mbarë kombit. Edhe pse janë vargje të shpesh dëgjuara, prapseparape kur hap fletën dhe lexon, nuk ke se si të mos emocionohesh
Dalë m` maje të Mundellës,

 i bân zâ Orës së Dukagjinit):

Pa ndigjo, moj njomzja e ahit,

 Moj bel-holla, rritë nder molla

 Orë e Madhe e Dukagjinit….

Natyrisht ky është vetëm një pasazh nga përcjellja me e gjerë cilësore dhe shume emocionuese që vjen nga zëri i Fishtës, një emër i mirënjohur i historiografisë shqiptare, dr. Rovena Vata.

Ngjarje është edhe përkthimi i lahutës së Malcisë në gjuhën frankofone, gjuhë e cila është ndër më të rëndësishmet në botë, përkthyer nga përkthyesi Abidin Krasniqi.

Natyrisht revista edhe në këtë numër, në numrin 27 përcjell të gjitha rubrikat, përcjell optimizëm për daljen nga situata në të cilën po kalon globi. Për revistën dhe misionin e saj nuk ka ndodhur asgjë. Ajo është njëlloj në rrjedhën e vet dhe kështu do të jetë gjithmonë. Miqtë dhe bashkpunetorët tanë këtë duhet ta kenë të qartë. Numri 27 është prova më e qartë e saj, pasi po del në kohë lufte. Pra ne jemi dhe do të jemi.

Aleksandër Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment