Gjeneral Brigade Ded Prenga, Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe implikimet e mundshme për Shqipërinë

Nga Pirusti News

Shënim: Autori Gjeneral Brigade Ded Prenga, është këshilltar ushtarak i Presidentit të Republikës së Shqipërisë

-Analizë e botuar në nr 27 të Revistës “Mirdita”

Pas vrasjes së Kasem Sulejmanit (QassimSoleimanit) në datën 3 janar 2020 në aeroportin e Bagdadit, situata e sigurisë në rajon është dobësuar shumë, duke nxjerrë në pah shumë pikëpyetje për të ardhur tek ajo më kryesorja, nëse do ketë një luftë të re mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit?

 Shoqëruar kjo dhe me disa pyetje tjera që vijnë në mënyrë krejt normale po ti referohemi rajonit dhe të shkuarës historike si: përveç palëve kush tjetër mund të përfshihet në këtë konflikt, kush do mund të jenë ndikimet apo implikimet për vendin tonë, në rajon e më gjërë, si dhe kush do mund të jetë qëndrimi i Europës e supërfuqive të njohura, pa harruar për asnjë çast aleancat tradicionale dhe tashmë të konsoliduara nëpërmjet organizmave dhe strukturave politiko-ushtarake. A do të ketë shkëputje vëmendje mga zonat me konflikte të hapura duke rrezikuar statu-quon?

Këto ishin disa nga pyetjet që lindin fillë pas vrasjes së ndodhur në Bagdad. Zhvillimi i ngjarjeve dhe ndryshmet e shpejta të situatës, bëjnë të mundur që disa nga mendimet dhe komentet të mos shkojnë paralel dhe të jenë të përditësuara me vendimet e pritëshme nga palët. Gjithësesi kjo analizë e paraqitur ka për qëllim informimin mbi situatën, implikimet e mundëshme dhe pozicionimin diplomatik e shtetëror në raport me palët në konflik, pa harruar për asnjë moment detyrimet tona dhe të strukturave shtetërore përkatëse në lidhje me shtimin e masave të sigurisë dhe mbrojtje, brenda vendit dhe për trupat e personelin në misione jashtë vendit, duke u përqëndruar kryesisht në rajonin e Lindjes së Mesme, si dhe rritjen e aftësisë zbuluese e parandaluese të akteve terroriste të individëve, apo grupeve me qëndrime radikale e të paguar.

Për sejcilin nga ne, janë tashmë të njohura marëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, që pothuajse prej më shumë se 65 vitesh kanë qënë të ndërlikuara dhe shumë të vështira për të kulmuar në datën 4 nëntor 1979, kur një grup studentësh Iranian sulmuan ambasadën amerikane në Teheran duke marrë peng 66 diplomatë e qytetarë amerikanë. Kjo ngjarje hyri në histori si kriza e pengjeve dhe zgjati plote 444 ditë, duke u cilësuar si fërkimi i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Islamin politik. Pas këtij momenti lideri islamik i Iranit instaloi një teologji islamike antiperendimore e cila zëvendësoi monarkinë pro-perendimore të Shahut të Iranit.

Natyrisht që në këtë përplasje, aktor në dukje janë SHBA dhe Irani, por skenari i plotë është dhe përfshinë lidërit e vendeve tjera me ndikim në Iran e rajon si; Rusia, ku Putini e njihtë shumë mirë Sulejmanin, pasi ai ka luajtur një rol kryesor në krijimin e aleancës ruso-iraniane, duke bërë të mundur shpëtimin e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri. Vdekja e Sulejmanit (Soleimanit), si figura numër dy në Iran shihet dhe vlerësohet nga Moska me shumë shqetësim, kjo nisur dhe nga fakti i përdorimit nga Presidenti Trump të pesëdhjetë e dy objktivave në lojën politike të këtyre simboleve në të cilët përfshihen jo vetëm ato ushtarak, por ekonomik, kulturorë e historik. E gjitha kjo duhet ta shqetësojë realisht Moskën dhe të mos mendojë në lidhje me përfitimet e momentit nga një rritje e mundëshme e çmimit të naftës, apo shitjes së armatimit e nënëshkrimit të marrëveshjeve shtesë për energjinë bërthamore, në rast të një acarimi të mëtejshëm të konfrontimit amerikano-iranian.

Pavarësisht deklaratave e qëndrimeve zyrtare anti-amerikane e pro-iraniane të Kremlinit, në prapaskenë ata duhet të shpresojnë e urojnë që Teherani të jap një përgjigje të kufizuar si shenjë hakmarrje lidhur me vrasjen e bujshme në Bagdad. Me regjimin Iranian të minuar pozicioni i Moskës zyrtare në Lindjen e Mesme dhe prestigji personal i vetë Putinit do të mund të goditej duke u zbuluar e paraqitur më i dobët se sa në dukje, gjendur përballë kësaj situatë aspak të dëshiruar ai nga ana tjetër uron që iranianët të tërhiqen nga konfrontimi me SHBA. Kështu të paktën pasqyrohet nëpërmjet vrapimit për të takuar kancelaren Gjermane Merkel dhe Presidentin Turk Erdogan, pasi të gjithë besojnë se Berlini dhe Ankaraja nuk duan ta shohin Lindjen e Mesme të shpërthejë, duke i kërkuar Putinit që të përdorë e shfrytëzoi lidhjet e tij të ngushta me Teheranin për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshje në interes të shmangies së një konfrontimi të mundshëm me pasoja jo vetëm për palët e përfshira në konflikt, por për vetë rajonin e më gjërë. Sulmi me raketa balestike, që Irani ndërmori ndaj dy bazave me trupa amerikane në Irak ishte i pritshëm dhe një kundërveprim i matur për ruajtjen e fytyrës së liderit suprem dhe zbutjen disi të revoltës masive popullore.

Po ti referohemi të kaluarës, Irani ka përdorur të njejtën armë dhe mënyrë reagimi në teatrin e Lindjes së Mesme për hakmarrje, duke analizuar llojin e raketave dhe distancën, për të cilat instalimet ushtarake të SHBA ishin në dijeni dhe gatishmëri të lartë për mbrojtje. Në vazhdim mendoj se çdo gjë në lidhje me situatën do të varet nga zhvillimet dhe reagimet në vijimësi, por përshkallëzimi i saj i mëtejshëm do të nxjerrë pa diskutim me humbje të pallogaritshme Iranin, si një shtet i pamundur për tu përballur me shtetin me fuqinë luftarake më të madhe dhe më të përgatitur në botë, që i akordon buxhetit vjetor të mbrojtjes më shumë se 700 miliardë dollar. Në këtë situatë, cili është qëndrimi i Europës dhe roli që duhet të luaj ajo në këto momente! Në lidhje me situatën e krijuar dhe reagimin e lidërve europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disi të zhgënjyer, përsa i përket mbështetjes së dhënë, të paktën deri në këto momente, qëndrim i cili është shprehur nëpërmjet Sekretarit të Shtetit Pompeu. Në përputhje me zhvillimet, disi me vonesë mbase për mungesë informacioni në lidhje me situatën e krijuar, apo qëndrimi në pritje për arsye pozicionimi, Europa tashmë ka filluar diplomacinë e ecejakeve intensive me shpërndarje e përcaktim rolesh mes lidërve të vendeve kryesore e me ndikim tek palët në konflikt, si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe duke u bërë apel palëve për uljen e tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve diplomatike.

Gjenerali i vrarë në Bagdad, ishte mjeshtër i lojrave të Iranit në Lindjen e Mesme dhe komandant i forcës Kuds, e njohur si krahu elitë i trupave të Gardës së Republikës Islamike të Iranit, përgjegjës për operacione ushtarake dhe oprecione të fashehta brenda dhe jashtë territorit të Iranit. Ai ishte veprimtari më i fuqishëm në Lindjen e Mesme, strategu dhe takticieni ushtarak kryesor në përpjekjen e Iranit për të luftuar ndikimin perendimor dhe për të promovuar zgjerimin e ndikimit Shiia dhe Iranian në të gjithë Lindjen e Mesme. Po kaq i rëndësishëm ishte dhe për Irakun, aq sa theksohet se pa mbështetjen e tij nuk do të mund të formohej kabineti qeveritar atje.Pavarësisht propagandës dhe etjes për hakmarrje, Irani nuk ka kapacitetet e nevojshme mjaftueshme të çdo niveli qofshin për të hyrë në një konflikt ushtarak me SHBA. Në këto rrethana mendoj, se nuk do të ketë një përplasje ushtarake në shkallë të gjërë, por një përshkallëzim konflikti duke përdrur format e luftës së parregullt për të goditur forcat amerikane, aleatët e saj dhe interest e tyre duke mos përjashtuar mundësinë e objektivave në popullsi të pambrojtur civile. Mundësit praktike të Iranit, për të goditur drejtpërsëdrejti territorin amerikanë janë pothuajse zero, gjendur në këto kushte ai do të shënjestroi bazat amerikane në rajon ose aletët e saj në Lindjen e Mesme duke implikuar dhe vendet e tjera, si Libia, Jemeni, Iraku dhe Siria.

Po cilat do mund të ishin implikimet që sjellë kjo situatë për Shqipërinë? Vendi ynë është tashmë prej më shumë se dhjetë vitesh anëtar i Aleancës më të madhe politiko- ushtarake, NATO, ku mbrojtjen e bazon në referencën e Artikullit 5 të mbështetjes kolektive nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Në këtë kontekst ajo do të jetë në unison me vendimet e NATO-s. Nga ana tjetër Shqipëria është dhe do të ngelet përkrah mikut dhe aleatit të përhershëm strategjik SHBA, duke qënë gjithnjë të kujdesshëm e shumë të matur në qëndrimet dhe deklaratat publike, parë kjo dhe nga këndvështrimi i strehimit në vendin tonë të Muxhahedinëve, si pjesë e opozitës së përndjekur Iraniane MEK. Në këtë kuadër dhe forcat tona të armatosura, si brenda dhe jashtë vendit me përfaqësim e trupa paqëruajtëse në mission, duhet të vlerësojnë realishtë situatën dhe kërcënimet që ajo mbartë me vetë për të shtuar masat e sigurisë dhe të ruajtjes, duke shmangur e minimizuar goditjet apo sulmet e mundëshme të drejtuara ndaj ushtarakëve, instalimeve apo vend dislokimeve provizore e permanente të FA,si objektiva të preferuar nga personat apo grupet terroriste nga jashtë dhe në bashkëpunim me element të brendshëm me prirje radikale e të paguar. Si përfundim, në interest të palëve në konflik, rajonit e më gjërë do të ishte ndërmjetsimi nëpërmjet intensifikimit të rrugëve diplomatike të komunikimit, për të bërë të mundur sigurimin e paqës e shmangien e luftës. Por edhe nëse ndodh fillimi i një konflikti SHBA-Iran, kjo kurrë nuk do të thotë se Amerika do të largohet nga rajonet e tjera, përfshi Ballkanin, për të lënë hapsirë të lirë aq shumë të deshiruar nga të tjerët, të cilët përpiqen me çdo cmim të kenë dominimin e rajonit të Ballkanit.

Eksperiencat e deritanishme kanë treguar se, SHBA janë plotësishtë të afta të menaxhojnë njëherësh disa rajone me konflikte, duke qënë të angazhuar paralel në disa operacione të nivelit operativo-strategjik. Me siguri themi se nuk ka vend për frik e pasiguri, se dikush tjetër mund ta dominojë rajonin e Ballkanit, duke përdorur situatën e krijuar në favour, por shqipëria dhe strukturat e saj të mbrojtjes e sigurisë duhet të jenë vigjilente. Nërkohë që nuk mund të thuhet e njejta gjë për situatën në Teheran e Bagdad, pasi mund të përfitojë grupi terrorist i Shtetit Islamik për të cilin shumë analistë mendojnë se është gati për tu riaktivizuar.SHBA, janë dhe qëndrojnë në gatishmëri e plotësisht të përgatitur për çdo gjë të paparashikueshme, në lidhje me Iranin, por ngelën të gatshëm dhe të hapur për tu ulur në bisedime në interes të një marrëdhënie më normale më Iranin. Nga na tjetër amerika është e gatëshme për tu përgjigjur me forcë, nëse Irani zgjedhë të shkoi në rrugën tjetër, atë të konfliktit dhe konfrontimit ushtarak në shkallë të gjërë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me aleatët e saj janë duke ndjekur situatën për të bërë vlerësimin e marrë vendimet e duhura në mbrojtje të cdo qytetari amerikan, partneri e aleati, si dhe interesave të tyre në rajon e më gjërë.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment