Pjetër Domgjoni, Ju tregoj për “FANTË E KOSOVËS”

Nga Pirusti News

Shënim: “Fantë e Kosovës” – Banorë të Krahinës së Fanit në Mirditë, që janë shpërngulur për në Kosovë.

– “Peshëve, Peshvaxhinj” – Rrëshirë e pishës që prodhohej askokohe në Fanë dhe tregtohej në Kosovë. (Peshvaxhinj-tregtarët e rrësherës së pishës)

Nga: Pjetër DOMGJONI, Kroaci.

-Dhjetë vite ma parë, mbi qytetin e Splitit, m’dalon nji polic trafiku. Kur e lexon letërnjoftimin tim, m’pyetë. Pjetër, ti je Fanë?

M’fal t’lutëm, por nuk t’kuptoj aspak çka m’pyete, ishte përgjigja ime.

Atëherë, ndëgjo: Kam qenë me shërbim n’Kosovë dhe shqiptarët muslimanë, i çuanin FANË, të gjithë t’krishtenët katolikë shqiptarë. Hahahaaa…qesha me t’madhe. Tash t’kuptova plotësishtë dhe ju jeni me fat që me t’vërtetë keni takue nji FANË komplet, me rrajë trup e degë.

-Shumë vite ma parë, udhëtojsha me autobuz me nji hasjanë t’katundit Damjan dhe kur dasht me m’tregue se Ai vinte prej nji familjes trime t’pa shoqe n’krejt Hasin, m’tha: Na kemi qenë aç trima sa, as FANËVE PESHVAXHIJ s’ju kemi tutë.  Po mue, a m’tutesh? i thash unë….hahaaahahaaa…!

-Pasha i Turqisë, me dekret kishte ndalue rrahjenë e kumbonëve t’kishës për natën e Krishndelleve n’Zym të Hasit. Mblidhenë FANTË dhe me mushkat e tyne vijnë prej Mirditës, saktë në orën 24, n’katundin tonë dhe në natën e KRISHTLINDJES, fillojnë me i rrahë kumbontë e Kishës. M’pat tregue nji plak i Zymit.

-Këtë që po shkruej ma poshtë, m’pat thanë nji plakë gjatë bisedës.

Kishte shkue nuse në nji familje ku ishimë t’vetmit katolikë n’tan at katund. Kur për vizitë na vjen daja i burritë, FANË prej Mirdite. Fëmijtë problematikë t’katundit, fillojnë me e sha.

Aha..hahaaa…ma e gjatë pushka se njeri.

Por Daja i burritë hjekë manxerrenë me i gjujtë, por nja 4-5 vetë që kishimë dalë me pritë, e zaptuemë. Tri ditë e netë, daja pat ndejtë te na, por gjatë tan asaj kohe, as burrë as grue e as fëmijë, nuk shifte kush nëpër rrugët e katundit tonë.

-Gjatë viteve t’jetës s’ime ka ndodhë ndoi herë e m’thonin: Pjetër, si t’duket ty me t’thanë FANË?

– M’duket komplimenti ma i mirë se mundet me ma ba dikush, ishte përgjigja ime.

-Sa kishim qenë n’Mirditë, axha Nikollë, shpesh herë kishte zbritë prej Domgjonit, ra n’Prizren e n’Gjakovë për me shitë PESHVE.

He..he..sa herë ua kam shitë peshvën t’përzieme edhe përgjysë me uji…çka dinin kosovartë se çka asht pezhva…tregonte me humor axha Nikollë.

-Mbasi familja jonë shpërngulenë prej Mirditës (viti 1916) gruaja e axhës Prekë, dada Prenë, gjithmonë betoheshin me: “PËR KISHË T’SHMARKUT”.

Simbas kosovarëve, Prej t’krishtenëve katolikë shqiptarë, n’Kosovë ka pas

Llatinët që kanë jetue nëpër qytete, dhe FANË që kanë jetue nëpër katunde.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment