Vendimi. Kulla ku jetoi shqiptari i madh, At” Gjergj Fishta, sëshpejti një kullë vlerash që do presë mijëra vizitorë të munguar.

Nga Pirusti News

– Nga Aleksandër Ndoja –

Më në fund pas shumë thirrjesh dhe premetimesh, inicimesh dhe sabotimesh, Ati i shquar i kombit, Gjergj Fishta do të mund të presë mijëra vizitorë në kullen ku banoi periodikisht, deri kur ne moshe shume te re mori rrugen e formimit si meshtar dhe u formua si pendë e artë dhe patriot të shquar, atje në Fishtë të Lezhës.

Lajmi i shumëpritur është dhenë nga Përgjegjësi i Trashëgëmisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës z. Paulin Zefi.

Në profilin e tij në rrjetet sociale ai ka theksuar  se “sot ndaj lamin e mirë se Projekti i restaurimit të Shtëpisë Monument Kulture të Kateg. II, ku At Gjergj Fishta ka jetuar periodikisht është tenderuar dhe punimet do të nisin brenda pak ditësh”.

Më tej z. Zefi thotë se ditën e djeshme e kam falenderuar personalisht dhe sot dua ta falenderoj publikisht Mininistren e Kulturës, Znj. Elva Margariti, e cila, në ndryshim nga paraardhësja (paraardhësit e vet… shënimi im) në këtë detyrë, e ka mbajtur fjalën e dhënë, duke nderuar pikë së pari Figurën emblematike të të Madhit FISHTA, veten e saj dhe institucionin që ajo drejton. Po ashtu, dua t’i shpreh mirënjohjen time asaj dhe disa prej drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Kulturës, të cilët u kanë sugjeruar drejtuesve të kompanisë fituese, që për çdo detaj në lidhje me zbatimin e këtij projekti të konsultohen me mua personalisht. Respekt për të gjithë ju!

Zefi ka falenderuar Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu, për ndërhyrjen e tij në përshpejtimin e këtij procesi, por edhe shumë faktorë të tjerë mbështetës atyre që janë vetëofruar vazhdimisht për të financuar restaurimin e këtij objekti dhe si rezultat i pengesave të krijuara nga ish drejtuesit e lartë të Ministrisë së Kulturës, një pjesë e tyre janë tërhequr, ka përfunduar z. Paulin Zefi i cili ka falenderuar edhe mediat vendore dhe qëndrore për sensibilitetin e tyre.

Në fakt është rasti për të evidentuar faktin se përpjekjet për restaurimin e Kullës muze të Fishtës nuk kanë startuar apo dhe sabotuar vetëm këto 7 vitet e fundit. Ndërtimi i shtëpisë muze ka qënë edhe pike e rëndësishme fushateske edhe nga deputetë të Lezhës, veçohet këtu ish ministri dhe deputeti i zonës Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë, që pasi kanë marrë votat e fishtianëve duke premtuar edhe restaurimin e kullës fishtiane e kanë lënë të rrënuar atë, duke heshtuar apo mbyllur sytë në disa procese privatizimesh të dyshimta të tokës, çka ka bërë që shumë investitorë të rëndësishëm si Bardh Nëngurra, Sabri Maxhuni Novosella e shumë të tjerë të tërhiqen në nismat e tyre.

Një ndikim të fuqishëm në sensibilizimin e kësaj situate deritash të pa precedentë ka pasur një grup intelektualësh, miq dhe të afërm të Gjergj Fishtës, kryesisht nga vendi i origjinës së parëve të Tij, nga Domgjoni i Mirditës, kryesuar nga Besnik Paci, të cilët prej vitesh kanë qenë një zë i fuqishëm në këtë drejtim.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment