Në Mërkurth të Selitës mirditase, ku natyra dhe historia janë në harmoni…

Nga Pirusti News

– Juljan Vlashi –

Studiuesi Dhimitri Pilika, në librin “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, ndër të tjera shkruan: “Antroponimi Mërkur, binjak i Hermesit pellazg, ka qënë shumë i përhapur te ne deri vonë, duke shprehur disi përkatësinë etnike arbërore. Një prirje në këtë drejtim trupëzon edhe toponimi: Mërkurth, katund në Mirditë.”

Vitet e fundit janë zbuluar nga arkeologët, në krahun e djathtë të përroit të Mërkurthit, në shpatin e Malit të Shenjtë të Oroshit rreth 300 m mbi fshatin Mërkurth, në atë që nga banorët e vendas njihet si “Shpella në Buzë” gjurmë të artit shkëmborë. Sipas arkeologëve Rudenc Ruka, Michael L. Galaty dhe Elio Hobdari: Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” ndahet në dy faza kryesore.

Faza I, paraqet një gërshetim të elementëve të trashëguar nga epoka e bronzit si dhe shfaqjen e atyre të rinj të epokës së hekurit.

Faza II, datohet nga periudhat pas antike.

Gjurmë të artit shkëmbor (prehistorik) janë identifikuar në disa zona të Mirditës: në afërsi të kalasë antike të Matrizës në Rubik, në afërsi të kalasë ilire të Anderfajt në Konaj ku ruhen edhe gjurmët e një vendbanimi të fortifikuar prehistorik, në Xhuxhë dhe në Blinisht.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment