Drejtori i Policisë së Tiranë në 1997, Pashk Tusha: Ju rrëfej përplasjet me “Gjeneralin” Nehat Kulla, i vetëshpallur shefi i Komisariatit nr 5

Nga Pirusti News
-Pjesë nga libri: “Jeta ime në Policinë e Shtetit” me autor z. Pashk Tusha-

 Gjatë periudhës që drejtoja policinë e Tiranës, apo dhe në rastë të tjera nuk ka ndodhur kurrë të kem pasur takime apo të kem kryer veprime proceduriale ligjore ndaj Nehat Kullës. Njohja ime indirekte ka qenë nëpërmjet Ndue Dodës, shoferit tim me të cilin ishte rritur sëbashku në një lagje të Tiranës, të quajtur Babrru. Për kauzën e vrasjes së dy policëve, vëllezërve Neziri efektivë të komisariatit nr. 1 shumë oficerë policie të asaj kohe tregonin se dhuna e ushtruar ndaj Nehatit në ambientet e komisariat ka qenë çnjerëzore, madje janë kryer veprime kanibale ndaj tij. Nuk kam qenë i pranishëm për rastet në fjalë e as nuk kam dijeni nga dosja hetimore gjyqësore, për rrethnanat e vrasjes së vëllezërve Neziri. Di një fakt që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë gjatë vitit 1996 e fillonte e mbaronte punën ditore vetëm me organizime dhe plane për kapjen e Nehat Kullës. Pas dhjetëra e dhjetëra kontrollesh në banesa, magazina e tunele të asaj zone deri në Qaf Prisëkë, Dajt, ish uzinën e artilerisë e repartit 3700 nga forcat speciale, grupet e gatshme të komisariateve e forca e repartit të “Briskut” pas një periudhe shumëmujore u bë e mundur që Nehat Kulla të arrestohet nga komanadanti i “Briskut” të asaj kohe, Paulin Sterkaj. Nehati pasi u rrethua, u dorëzua pa asnjë veprim kundërshtues. Por burgimi i tij nuk zgjati shumë pasi hapja e burgut 313 më 13 mars 1997, bëri që të gjithë të burgosurit të shkonin pranë familjeve të tyre, e për pasojë edhe Nehati shkoi në zonën e tij të Tufinës.

-Sulmi hakmarrës, por zbutës ndaj shefit të policisë kriminale në marsin e 97-

Nga një informacion verbal që më erdhi në zyrë mësova se një ditë nga fundi i muajit mars 1997, Nehati i kishte zënë pritë shefit të seksionit të policisë kriminale të Kom nr. 1, i cili ishte i shoqëruar me familjen e tij. Sapo ka kontaktuar me të, Nehati i është shprehur se unë kam burrëri dhe nuk të çburrëroj në prani të familjes siç ke bërë ti ndaj meje, duke më dhunuar në komisariatin e policisë nr.1. Pasi e ka goditur dy a tre here më shuplaka e ka lënë të lirë dhe është larguar. Gjatë situatës së jashtëzakonshme Nehat Kulla lëvizte me tre shaveletta të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët ja kishin dhënë autoritet e Ministrisë, për të siguar rendin dhe qetësinë në zonë dhe territorin e lagjes ku ai banonte, si dhe të uzinës së artilerisë. Në këtë zonë e territor nuk patrullonte në asnjë moment efektivi i komisariat nr 1, territori i së cilit mbikqyrej sipas planit të shërbimit të policisë.

Nehat Kulla i vetëshpallur shef i komisariatit nr. 5 në zonën e Babrrojit.

 Kjo zonë u njoh si komisariati nr 5 me të vetëshpallurin shef Nehat Kullën. Me gjithë përpjekjet tona për ta kontrolluar këtë pjesë territori, deri zgjedhjet e 29 qershorit, asnjë patrullë policie apo grup i gatshëm nuk ka hyrë në zonë për arsye se të shtënat me armë të rënda dhe të lehta pothuajse ishin gjatë 24 orëve.

 Mbaj mend vetëm një rast në ora 23.00 ku sëbashku me grupet e gatshme dhe shefin e kom nr 1 kemi vajtur në zonë e 3700-tës, ku kishte ndodhur një ngjarje e rëndë për të kqyrur dy të të vrarë. Lëvizja jonë është bërë në mirëbesim të plotë mes Ndue Dodës dhe Nehat Kullës. Në bashkëpunim me komandën ndërkombëtare paqerujatëse “Alba” ishim dakortësuar që në këtë pjesë territori të patrullonin vetëm forcat “Alba”, pasi kishin mjete të blinduara e pajisje trupore të sigurisë së lartë. Shumë të mitur të moshave 14 deri 18 vjeç grumbulloheshin nëpër territore të kësaj zone, duke terrorizuar banorët e qëlluar me armë të rënda automake e mitralozë në ajër, të cilët shpreheshin me mburrje se jemi ushtare të gjeneral Nehat Kullës.

Në muajin qershor 1997 te Kthesa e Kamzës, forcat e policisë së komisariatit nr 4 të organizuara me shërbim postoblloku, mbështetur dhe nga një tank ushtarak kanë qëlluar me automatikë ndaj automjeteve që shoqëronin Nehat Kullën. Edhe grupi i shoqërimit i është kundërpërgjigjur forcave të policisë duke qëlluar me automatikë, Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të plagosur.

Nehat Kulla: Kam qef të përballem me drejtorin e policisë së Tiranës, pasi ai ka shumë tangërllëk.

Dy raste kam në memorien time, kur disa gazetarë i kanë shkuar në banesë dhe i kanë kërkuar të jepte një prononcim duke iu përgjigjur pyetjes, se çfar mendimi keni për drejtorin e policisë së Tiranës Pashk Tusha. Përgjigja e Nehatit ishte, kam shumë dëshirë të përballem me të se shumë “tangërllëk” po na shfaq në televizion. Gazetari i “Gazetës Shqiptare” i shprehet se a je dakort nesër të nxjerrin kryeratikullin e gazetës me titull: “Tusha përballë Kullës”. Jo në asnjë mënyre përgjigjet Nehati, për arsye se drejtori Tusha ka shofer e shoqërues Ndue Dodën, shokun tim të ngushtë me të cilin ka kaluar fëmijërinë. Rasi i dytë ka qënë një ditë të diele kur sëbashku e Ndue Dodën po pinim një kafe në Linzë, në “Mak –Albania”. Ndue Doda u ngrit menjëherë nga tavolina duke lënë kafen e zbriti te kthesa. Nuk po kuptoja se çfar po ndodhte, doli në rrugë e bllokoi 3 automjetet “sheverlet” ku në njërin prej tyre ishte Nehat Kulla, të cilit i kishte thënë: Në asnjë mënyrë nuk do futesh në loklin me pirë kafe, ndërsa jam me drejtorin. Nehati u largua menjeherë në drejtim të Dajtit, sëbashku me shoqëruesit. Ndueja më sqaroi për bisedën e bërë dhe më është shprehur se ketë veprim e bëra për faktin se mund të vinin gazetare me kamera, dhe të na filmonin në të njëjtin lokal me Nehatin.

Incident i rëndë personal me forcat e Kullës, kur po shkoja të merrja në tre transportues të blinduar në ish-uzinën e tankeve.

Është një e vërtetë absolute që më ka ndodhur në muajin qershor 1997, ku kalova në zonën e komisariatit nr 5, me qëllim për të vajtur te uzina e artilierisë, për tu interesuar për tre transportues të blinduar, të cilët në këtë uzinë do tu jepnim ngjyrën blu të policisë, me mbishkrimet në njërën anë “Policia u shërben e ju mbron”. Papritmas në anë të rrugës rreth 20 të rinj në ora 12 të ditës, të armastosur më automatikë qëlluan me breshëri në ajër. Koincidenca e këtij rasti ishte se ishte e vetmja ditë që Ndue Doda nuk ishte me mua, pasi më kishte marrë leje për një problem familjar. Menjëherë aludova me mendjen time, se mos jam përpara ndonjë kurthi të organizuar nga Nehat Kulla. Me shumë shpejtësi kam takuar drejtorin e uzinës së artilerisë, i cili në bisedë e sipër më shprehu vlerësimet maksimale për kontributin e Nehat Kullës, për mos dëmtimin e të vetimit objekt ushtarak që nuk ishte dëmtuar apo grabitur.

Për një orë bisedë nuk i tregova se çfar më kishte ndodhur në rrugë, por dhe e pata të vështirë që ti kërkoja ndihme për të më shoqëruar deri në rrugën kryesore. Sapo kam dalë nga takimi kam informuar Ndue Dodën për çfar më ndodhi, duke i kërkuar mendim për intenerarin e kthimit. Menjëherë më është përgjigjur se do merrem unë me këtë problem e nisu pa merak se situata do të ishte normale, pa asnjë rrezik. Sapo afrohem te vendi i ngjarjes përsëri grupi i të rinjve ishte në anë të rrugës, por të gjithë të pa armatosur më kanë nderuar me dorën e ngritur lart, sikur ata të ishin punonjës policie.

Gjatë fushatës zgjedhore qershor 1997 në këtë territor të ahtuquajtur komisariati nr. 5, masat e sigurisë janë marrë nga Nehat Kulla, në bashkëpunim me misionin policor “Alba. Është fakt se nuk pati probleme e shqetësime të rrezikshme për jetën e votuesve, dhe në asnjë rast nuk lindi domosdoshmëri për të vajtur në këtë territor grupet e gatshme të kom nr. 1.

Gjatë periudhës së jashtëzakonshme mars-qershor 1997 nuk kam parë apo lexuar prova dhe fakte, dokumente gjurmuese operative policore, që mund të ketë patur në fokus Nehat Kullën, për implikim në veprimtari kriminale. Të gjitha bisneset që kishte marrë përsipër me kontrata verbale dypalëshe nuk patën asnjë problem, siç ka ndodhur në disa zona të Tiranës.

“Zhgradimi i general” Kullës është bërë menjëherë pas zgjedhjeve të 29 qershorit  1997, kur forcat e komisariatit nr. 1 morën nën kontroll këtë pjesë të territorit, duke patrulluar me mjete të blinduara e organizuar pika kontrolli, patrullime e postoblloqe policore.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment