Ish efektivi i Gardës Preng Bib Gjomarkaj, ju rrëfej vrasjen e Kastriot Çokut 23 vite më parë në mes të Lushnjës

Nga Pirusti News

-Nga Aleksandër Ndoja-

  • Si m’ua vra para syve Kastriot Çoku.
  • Shoqërimi mes plumbave i makinës së presidentit dhe ndihma e gjirokastrit Boro.
  • Telefonata që na inkuadroi në strukturën e gardës, pas një trainimi të shpejtë nga forcat austriake “Cobra”…
  • – Per të gjtha këto, rrëfen ish-gardisti Preng Bib Gjomarkaj-

Plot 23 vite më parë, atëhere ku sapo kishte mbushur 23 vjeç, Kastriot Çoku nga Oroshi i Mirditës, vritet në krye të detyrës. Vrasja ndodhi në qendër të qytetit të Lushnjës, atëherë kur i gjithë vendi ndodhej në darën e një konflikti të fuqishëm me vetëvehten, ndërsa Çoku ishte pjesë e strukturës së mbetur shtetërore, strukturë speciale në përbërje të gardës së shkatërruar asokohe të Republikës. Kjo strukturë kishte për detyrë shoqërimin dhe ruajtjen e personaliteteve shtetërore shqiptare, por edhe te shumë delegacioneve të huaja, ndër më të njohurit Franc Vranicki. detyrë tjetër parësore ishte edhe ruajtja dhe siguria e institucioneve të pakta shtetërore që kishin mbetur në këmbë si Presidenca, Kryeministria, Pallati i Brigadave etj, por kishin arritur të siguronin deri transportin e vlerave monetare për pensionistët, në disa qytetete tejet problematikë në vend.

Për të qenë të qartë, kjo trupë ishte rekrutuar dhe instruktuar zyrtarisht nga institucioni përgjegjës, trainuar në kohë rekord  nga instructor të forcave speciale policore austriake, me emrin “Cobra”. Por mbi të gjtha ishin djem atdhetarë e patriote që i ishin përgjigjur thirrjes së kohës, që vendi të mos shkonte me çdo çmim në tatëpjetën që ishte nisur.

 Pra nuk ishin vullnetarë nga ato që kishin rekrutuar partitë politike në atë kohë, e që ishin bërë “mish për top” për llogari të tyre, pa asnjë arsye logjike, vetëm nga indoktrinimi skajshëm e që në fakt nuk i sollën dobi askujt, as vehtes së tyre.

– Po si e kujton ngjarjen e rëndë të Lushnjës Preng Bib Gjomarkaj, ku humbi jetën 23 vjeçari nga Oroshi, Kastriot Çoku.!?-

Prenga jo pa dhimbje dhe zhgënjim kujton atë të enjte të zezë të 26 qershorit 1997 në qendrën e qytetit të Lushnjës, ku u përball me një situatë të rëndë vrastare, ndërsa vetë shpëtoi me plagë që nuk i kushtuan të njëjtin fat me kolegun e tij, Çoku.

Nga drejtuesi i gardës Xhahit Xhaferri morëm detyrë që i gjithë grupi prej 26 vetash të niseshim me ifat-t e gardës, për në Lushnjë. Kishim katër muaj që ishim punonjës së sigurisë në gardë, por ishte hera e parë që shoqëronim presidentin, dhe kjo ishte ndoshta hera e fundit, pasi pritesh reduktimi i lëvizjeve të tij, sepse pas dy ditësh do të bëheshin zgjedhjet. Sapo mbërritëm në afërsi të hyrjes së qytetit, për të mos shkaktuar provokime, parkuam makinat dhe të veshur civilë, të armatosur vetëm me nga një pistoletë u nisëm në distance nga njëri tjetri, në drejtim të qendrës së qytetit. Rrethuam vendin ku ishte planifikuar të qëndronte presidenti për të mbajtur fjalimin e tij, dhe po e mbanim nën kontroll. Situata ishte e qetë fillimisht, ndërsa pak nga pak po afroheshin qytetarët dhe të tjerë, anëtarë e simpatizantë të partisë së presidentit. Na vinin informacione se kishte rrezik që grupe të armatosura nga Karbunara dhe Vlora, do të mësynin nga çasti në çast.

Rreth orës 11 në qendër të qytetit u shfaqën 4-5 makina, mes të cilave ishte edhe makina që kishte brenda presidentin. Sapo ai doli, situata u temperua. Simpatizantët i shtuan dozat e entusiasmit, teksa presidenti nisi të mbante fjalimin elektoral për zgjedhjet që do të mbaheshin pas dy ditësh.

Në mes të fjalimit filluan breshëri armësh nga shumë drejtime. Situata u rëndua shumë, ndërsa presidenti përshpejtoi mbylljen e aktivitetit. Menjëherë ngushtuam rrethimin ndaj presidentit. Duke e mbuluar me trup, në bashkëpunim me besnikët e tij që e shoqëronin në çdo dalje të tij, arritëm ta fusnim pa dëmtime në makinën e tij. Më pas siç duket edhe në videot e asaj kohe, e kemi shoqëruar makinën duke bërë mbrojtje fizike nga jashta, deri kur ato u zhdukën me shpejtësi në kthesat dalëse të Lushnjës.

– Zemërimi i grupeve  kundërshtare presidentit,  për largimin e sigurtë të të tij, zbrazet mbi ne, punonjësit e gardës. Vritet Kastriot Çoku –

Pasi presidenti u largua pa asnjë dëmtim, trupa jonë pati për momentin një ndjenjë lehtësimi. Por situata ishte shumë e tensionuar dhe ata që ishin betuar se nuk do e linin që ia të futej në Lushnjë, na u sulën ne si të tërbuar. Duke e ndjerë rrezikun, ne u ndamë në dy grupe në distancë nga njëri tjetri dhe filluam tërheqjen në drejtim të makinave tona. Ishim vendosur në të dy anët e rrugës kryesore dhe po tërhiqeshim. Breshëri të shumta kaotike armësh na fluturonin mbi kokë. Në një moment kam parë në anën tjetër të rrugës Kastriot Çokun, që u shëmb në tokë.

Kam rendur me shpejtësi në drejtim të tij. Kuptova se po na vrisnin të gjithëve. E ngrita në këmbë, por vura re se një presion i fortë gjaku po dilte nga këmba. Në armë kisha vetëm katër fishekë. Në këto momente në drejtim tim vjen një qytetar i Lushnjës, që më vonë mësova se ishte gjirokastrit me banim ne Lushnjë dhe thirrej me nofkën Boro.

Boro më tha të ndalojmë një makinë rasti që po iknin me shpejtësi. Ik i them se ne kemi mbaruar, mos u dëmto të paktën ti. Ai këmbënguli dhe ndaloi një makinë. E futëm Kastriotin në makinë për ta çuar në spital. Kujtoj se edhe ndaj makinës që po transportonim Kastriotin, u drejtuan breshëri të shumta, por për fat nuk na kapi asnjë plumb.

– Situata në Spital –

Sapo mbërritëm në spital, Boro u largua menjëherë. Kujtova se u largua pasi nuk mund të qëndrontë më shumë, por nuk ishte ashtu. Kastriotin e futën në renimacion dhe në kushte emergjente i futën gjak “0”, çka bëri që ai të përmendej. Në këtë situatë që ndodheshim, dëgjojmë rrumuja dhe zhurmë në koridorin dhe oborrin e spitalit. Grupe nga ata të sulmit kishin ardhur të hynin më forcë në spital, për të na sulmuar. Ata në mënyrë të ashpër kërkonin punonjësit e gardës që ishin brenda në spital. Këtu rishfaqet Boro i cili kishte shkuar dhe marr shefin e rojeve të spitalit, i cili ishte njeri me reputacion. Ata bënë të mundur largimin e një kërcënimi serioz për jetën tonë.

Kur pava që Kastrioti dukej se po e merrte vehten, i kam telefonuar komandantit të gardës z. Xhahit Xhaferri. I kam kërkuar të sillte nje helikopter, por ai çuditërisht ka refuzuar. Nuk jam përmbajtur dhe e kam kërcënuar. Ne çoftëse për 30 minuta helikopteri nuk vjen në Lushnjë, me atë ardhur grupi në Tiranë do bënte namim. Pas kësaj ka mbërritur helikopteri dhe na mori sëbashku me Kastriotin e plagosur. Në fakt gjaku zero vetëm sa i kishte dhënë mundësi pak momente, por gjithçka kishte mbaruar. Kur mbërritëm ne spitalin ushtarak, çdo gjë kishte mbaruar.

– Xhahit Xhaferri mbërrin në spital –

Nuk vonoi shumë dhe në spital erdhi komandanti i gardës Xhahit Xhaferri. Menjëherë nga ngushëlloi dhe më thotë se do ta vishnim me një kostum të ri policie, për ta çuar në Orosh. E refuzova kategorikisht duke i thënë se prindërit kanë pritur dhe e kanë bërë 23 vjeç për ta veshur dhëndërr dhe ashtu do e veshim, jo polic. Nuk pranova ta çojmë me rrobë policie në Orosh dhe personalisht   unë, me mbështetjen e Sokol Mulosmanit, Kastriot Çoku u varros në Orosh, me nderime nga vetëm nga familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.

– Telefonata që na rekrutoi në njësinë e gardës së Republikës –

Siç dihet në vitin e mbrapshtë 1997, Gjon i Mark Gjomarkut ishte deputet i Mirditës.  Për të qenë afër qytetarëve në këto kohë të vështira, Ai kishte zgjedhur të banonte në Rrëshen përkohësisht. Duke qenë se përveçse jemi kushërinj zjarri, kisha një lidhje tjëtër më të afërt, pasi babai i tij Mark Gjomarku dhe nëna ime ishin kushërinj të parë nga nënat, nipa të Zef Përvizit. Pra ai zgjodhi në banonte në familjen time, në qytetin e Rrëshenit.

Një kohë dreke më bie zilja e telefonit të shtëpisë, pasi aso kohe nuk kishte mundësi tjetër komunikimi. Tefonin e ngrita unë. Nga ana tjetër me thotë, jeni familja e kapedanit, Gjon Marka Gjoni a është aty. I drejtohem duke e pyetur se kush jeni. Jam Sali Berisha më thotë. prit, i them ndërkohë afrohet Gjoni i cili merr telefonin dhe e përshëndet. Berisha i drejtohet, a ti kapedan je. Po, i thotë Gjoni. Ju lutem, me kë kam nderin të flas, vijoi Gjoni..Jam Berisha dëgjohet nga ana tjetër e telefonit.  Gjoni me korrektese i drejtohet me z. President, duke e pyetur si është gjëndja, etj.

Në mes të bisedës Presidenti i  i thotë: O Gjon, o sot o kurrë unë kam nevojë për ndihmën tënde dhe të Mirditës. Dua me patjetër që brenda mundësive, sonte të më takosh. Në këto kushte Gjon Marka Gjoni i thotë se po vij menjëherë në Tiranë e të takoj, në presidencë. Situata ishte shumë e  rëndë. Flitej se nga momenti në moment presidenti mund të largohej nga vendi. Kur shkuam në presidencë Gjoni u fut ta takonte i vetëm, pasi unë nuk pranova për të qenë në atë takim. Kur doli Gjoni u takuam në kafe. Gjoni më tha se presidenti i kishte kërkuar 300 burra mirditas të hynin në rrugë ligjore, në përbërje të gardës. Këtyre do ju besohej ruajtja e institucionve kryesore. Më tej Gjoni më thotë se presidenti i kishte premtuar 300 banesa dhe 300 vende pune për sejcilin nga këta gardistë, nëse do të përmbushnin misionin kurdo që të fitonte pushtetin.

E dëgjova me vëmendje. I thashë o Gjon ne i mbledhim 300 burra, por kurrë mos u premto atë çfar më tregove mua, pasi politikanët shqiptarë, janë të pa besë. E kanë shfrytëzuar besnikërinë e mirditasve kur kanë qenë në rrezik, por më vonë nuk e kanë vlerësuar. E ka treguar historia edhe më herët këtë. I them si me gjysëm shaka, dije se as ti nuk e kap ditën kur ai të vijë në pushtet, se këta të çojnë të të shumtit. Dhe ashtu ndodhi, jo shumë kohë më vonë..

Por koha e vërtetoi se ato 300 banesat nuk u dhanë kurrë e as 300 vëndet e punës, madje as gjaku i Kastriot Çokut nuk u vlerësua kurrë. Babai i tij Ndue Çoku më kot është përpjekur të vlerësohet si babai i një polici që u vra në krye të detyrës.

– Me shume shkrime me Preng B. Gjomarkaj –

Si u rezistoi Martja e Përvizëve presioneve për të mos u martuar me Bib Frrok Gjomarkun, dënuar me 101 vite burg

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment