Abacia e Shën Llezhdrit në Orosh, fotografuar nga Geg Marubi në vitin 1928

Nga Pirusti News

Punoi: Julian Vlashi.

Abacia e Shën Llezhdrit në Orosh ishte ndër qendrat kishtare më të rëndësishme të Shqipërisë veriore, vend nderimi dhe pelegrinazhi për banorët e krahinës e më gjërë. Pritëse e shumë kuvendeve krahinore e ndërkrahinore, nga ku janë projektuar kryengritjet antiosmane. Sipas relatorëve të shek. XVII, në ditën e Shën Llezhdrit dhe në ditën e Shën Gjonit, në malin e Shenjtë të Oroshit mblidheshin banorë nga disa krahina të veriut të Shqipërisë, ku organizoheshin panaire, kuvende, etj.

Abacia e Shën Llezhdrit fatkeqësisht u shkatërrua në vitin e marrëzisë 1967.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment