“Stema e Artë” për mësues Llukman Kosovrastin nga Bashkia Mirditë. Përkujtohet 45 vjetori i “Matura-1975”

Nga Pirusti News

-Speciale pergatitur nga Aleksander Ndoja-

Ora 10.30 ka qenë e veçantë në ambientet e kompleksit shkollor të gjimnazit Rrëshen. Janë maturantët që kanë mbushur këto ambiente, por e veçanta ishte se kësaj rradhe ishin ata që i rrikthehen ambienteve të tyre, pas plot 45 viteve. Janë flokëbardhe, prindër e shumë të tjerë gjyshër, por shfaqin emocionet e ngjashme me ato të 18 vjeçarëve të dikurshëm, kur mësuesi kujdestar i tyre, z. Llukman Kosvrasti tashmë rreth 75 vjeç, bën apelin.

Është kujdestari i kësaj klase, ish-nxënësi Fran Ruçi i cili përgjigjet për sejcilin që mungon. Edhe pse ka drejtuar ndër vite brigadat më në zë të ushtrisë shqiptare dhe disa institucione të rëndësisë së veçantë, përsëri ka shumë emocione teksa rendit arsyet për disa mungesa. Keqardhje për ata që nuk mund të vinin nga disa shtete për shkak të situatës me covidin, por dhimbje e madhe për tre prej maturantëve që nuk jetojnë.

Nxënësja Dila Gjoka-Bazhadari mban fjalën e rastit në emër të kësaj mature, ndërsa thekson se “..Sot është dita për t’i sjellë në kujtesë ato vite të paharruara kur ne ishim të rinj dhe mësuesit tanë, gjithashtu të rinj, përpiqeshin shumë në ushtrim të profesionit të nderuar të edukatorit. Ne, ish-maturantët, këto 45 vite, ndoqëm rrugët tona të jetës, duke shërbyer në sektorë të ndryshëm: arsim, kulturë, ekonomi, mjeksi, polici, jurisprudencë, ushtri, etj., me përkushtim e dinjitet.

Vitet e fundit pati prej nesh që shkuan në emigracion, në Itali, Greqi, Amerikë, Kanada etj. Edhe nëse sot nuk jemi të gjithë të pranishëm, kjo është vetëm fizikisht, prej pamundësisë së disa prej shokëve e shoqeve për të udhëtuar në këtë kohë Covidi drejt Shqipërisë, por shpirtërisht janë të gjithë këtu.

Dila me mjaft keqardhje i drejtohet të pranishmëve me fjalët: Më lejoni t’Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për shokët tanë që nuk rrojnë më: Tonen, Jakun dhe Nikollën! Qofshin të paharruar!”

Në përfundim të fjalës së saj përshëndetëse, Dila Gjoka ka ftuar kryetarin e bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj për të bërë dekorimin e rastit.

-Ceremonia-

Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj i ka akorduar titullin e lartë të mirënjohjës “Stema e Artë” për mësuesin e shumë brezave në Mirditë z. Llukman Kosovrasti.

 Një titull i tillë i lartë jepet në raste të veçanta dhe vetëm për merita të veçanta. Ndërsa për mësues Llukman Kosovrastin dedikimi i merituar është si më poshtë:

Për sherbimin e tij unik si mesues elitar i shkencave ekzakte (matematike) ne shkollat e Mirdites, duke filluar nga Kurbneshi ne vitin 1969, pastaj ne Gjimnazin “Bardhok Biba” Rreshen (1970- 1977) dhe ne shkollen e Mesme Industriale Rubik (1977-1984). Mesues me emer per gjithe gjeneratat e ketyre viteve, me punen e tij te perkushtuar beri qe nxenesit dhe studentet mirditas, kudo neper auditoret e universiteteve te shkelqenin ne matematike. Gjithashtu ka ndikuar me rritjen cilesore te mesimdhenies ne shkollat e Mirdites duke dhene eksperiencen e tij pa kursim. Shume shpejt ne Mirdite erdhen nje fluks specialistesh dhe kuadro te devotshem ne te gjitha deget e profesioneve aplikative neper ndermarrje apo institucione te ndryshme ne te gjithe Mirditen”.

Mes duartrokitjeve të shumta kryetari i Bashkisë i ka dorëzuar profesorit të nderuar titullin e lartë të mirënjohjes “Stema e Artë”

Në fjalën tij me këtë rast, kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj u shpreh:

 Mësues Llukmani ka qenë mjaft i emocionuar dhe falenderues për titullin e lartë që i akordoi Mirdita, falë kontributit të tij të jashtëzakonshmëm ne formimin intelektual e qytetar të disa breza maturantësh në Rrëshen e Rubik ku nxënësit ishin nga çdo zonë e Mirditës, madje dhe nga rrethe të tjera si Mati, Kukësi, Puka, Kurbini etj.

Fjala Përshëndetëse e prof. Llukman Kosovrasit

I pranishëm në këtë aktivitet, Ipeshëkëvi i Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta tha se Jam i lumtur të jem pjesë e këtij aktiviteti për arsye shumë objektive, se të nderohesh nga shkolla, nga persona që kanë 45 vite që kanë mbaruar maturën, pasi mosha e maturës suaj është një vit më e madhe sa mosha ime. Arsyeja tjetër është shumë personale që mua më pëlqen ta them, pasi sa herë ka festa në shkolla sjell dhe dy prindërit e mij, të cilët kanë një jetë në arsim, ndërsa tani janë në pension. Arsimi është shtylla e zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Më tej, Ipeshëkëvi tha se ndjehem shumë i privilegjuar të përshëndes dy persona që janë në këtë sallë si znj. Vitore Tusha e cila na bën krenar të gjithëve se ka mbetur në këmbë në sistemin më të kalbur të shoqërisë shqiptare, drejtësisë. Dua ti bëj një homazh dhe dy prinndërve që kanë ardhur këtu në këtë festë, e ndërsa kanë pasur një fatkeqësi të madhe.

Ndërsa Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit për rajonin e veriut u shpreh se klasën tuaj e njoh afërsisht si klasën time, pasi një nga nxënësit e kësaj klase cdo ditë më flet se kemi qënë një klasë shumë e mirë, kemi pasur një mësues shumë të mirë. Për z. Kosovrasit unë kam dëgjuar shumë gjatë 20 viteve që kam qenë mësues në këtë shkollë.

Me mjaft interes u ndoq një reportazh filmik përgatitur me jetëshkrimet 45 vjecare të maturantëve të vitit 1975…

Për më shumë ndiqeni reportazhin në linkun mësposhtë:

Aktiviteti “Matura 1975” ka vijuar me një vizitë në Katedralen e Rrëshenit, ku janë pritur nga Ipeshkëvi Gjergj Meta, për të përfunduar në një nga resortet elitare të turizmit mirditas, në resort “Marubi” në Katundin e vjetër.

Gjatë drekës festive nxënës dhe mësues kanë bërë përshëndetje të shumta, ndërsa mësues Llukman Kosovrasit mjaft i emocionuar për rastin, u shpreh:

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje