-TËRRNOVCI NËPËR SHEKUJ-, monografi që evidenton vlerat e patjetërsueshme të gjithë Bujanovcit

Nga Pirusti News

– Monografi me vlerë e autorëve Prof. Sali Salihu dhe Prof  Nexhat Salihu

-Nga. Mr.sc Murat AJVAZI-

Monografia « Tërrnovci » , e autorëve Prof. Sali Salihu dhe Prof Nexhat Ramizi, e ndarë në shumë tituj e nëntituj me një volum prej 650 faqesh na jep një pasqyrë të shumëanshme, të njërit nga fshatrat më të mëdhenj  të Kosovës Lindore. Sëpari të njohim autorët e kësaj monografie:

Sali Salihu i lindur me 05.08.1954 në Tërrnovc, Komuna e Bujanovcit. Shkollën fillore  e kreu në vendlindje, pastaj gjimnazin «Sezai Surroi“  në Bujanovc. Pas kryerjës së shkollës së mesme u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakultetitn Filozofik – Dega e Histrorisë ku dhe diplomoi në kohë. Pas kryerjes së fakultetit punoi po në gjimnazin ku e kishte përfunduar shkollën e mesme, pas disa viteve vazhdoi të punojë si profersor i historisë në shkollën fillore «Muharrem Kadriu“  në Tërrnoc, ku edhe sot e kësaj dite jeton dhe vepron në të mirë të çështjes shqiptare – kombëtare në Komunën e Bujanovcit. Disa vite ishte drejtor i shkollës fillore Muharrem Kadriu në Tërrnoc. Është pjesmarrës në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar punime të shumta shkencore.

Nehat Ramizi i lindur në vitin 1952 në Tërrnoc, Komuna e Bujanovcit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e kreu në Bujanovc. Shkollën e lartë, pastaj Fakultetitn Filologjik – Dega gjuhë dhe letërsis hqipe në Universitetin e Prishtinës. Punon në procesin më simor në vendlindje. Ka të botuar shumë vepra të zhanreve të ndryshëm. Tërrnovci është fshati i pasur me begati natyrore që nga flora dhe fauna, pasuritë ndryshme nga kohërat e lashta dhe të mëvonshme historike. Tërrnoci shtrihet në jug të Bujanovcit, nga ana lindore kufizohet me Rakocin, në veri – lindje me Llopardincën, në veri me Malltërrnovcin, në perendim me Konqulin dhe në jug – perendim ne Turin. Sipas regjistrit të vitit  2002, Tërrnovci kishte mbi 8.893 banorë dhe konsiderohet fshati më i madh në regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, bile lirisht mund të themi si fshati më i madh në mbarë hapësirat etniko – shqiptare, por edhe vendbanimi më i madh rural në Serbi me një sipërfaqe prej 18 km, është fshat etnikisht i pastër me shqiptarë.

Autorët Salihu dhe Ramizi kanë bërë një punë të madhe dhe të suksesshme në grumbullimin e sistemimin dhe mbarështrimin e materialeve të shumta gojore, dokumenteve të ndryshme dhe literaturës në gjuhët e ndryshme. I mbarështruar me kujdes në shumë tituj dhe nëntituj, monografia në fjalë na njeh përsëafërmi në gjurmët e lashta,. Pasurinë, banorët, lagje për lagje, zhvillimet kulturore e arsimore, personalitetet e veçanta, dëshmorët, viktimat , dhunën turke, serbe dhe luftën titanike të tërrnocasve për çlirim etj.

Tërrnovci ndonëse shtrihet në regjionin e Preshevës, si dhe edhe sot vazhdon të jetë i anashkaluar nga planet zhvillimore të pushtetarëve në Beograd. Në fillim autorët paraqesin Tërrnovcin gjatë periudhës parahistorike (kohën e sudimit romak), periudhën e antikës së vonshme dhe mesjetës së hereshme, krishterimin e hershëm, prejardhjen e emërtimit të fshatit si pjesë e Dardanisë. Në vazhdim paraqesin veçoritë ekonomike, ndalen në shtëpitë e banimit, tipet e tyre gjatë kohrave të ndryshme, përhapjen e islamizmitetj. Autorët po ashtu paraqesin toponime dhe mikrotoponime që e pasurojnë më tej monografinë.

Është interesante se për herë të parë autorët paraqesin në gjuhën shqipe kryengritjen e shqiptarëve të viteve 1842-1844, në pashallakun e Vranjës kundër osmanëve të udhëhequr Fejzë Tala (Sahit Tala i gjati), nga Tërrnovci, Ymer Presheva, Selman Rogoqica –  Maloku, Selim Marku, Sheh Hyseni- Presheva etj, të cilët arritën ti tubojnë gjatë këtyre viteve shqiptarët nga visetet enike të Shqipërisë së vjetërveri- lindore si nga Nishi, Kurshumlia, Prokuplja, Shkupi, Leskovci, Bujanovci, Presheva, Gostivari, Gilani, Kumanova, Dibra dhe Tetova të cilët me 3 dhe 6 prill të vitit 1844 sulmuan ushtrinë osmane edhe hynë nëVranjë, duke mundur ushtrinë osmane të udhëhequr nga HysejinPasha. Në vazhdim paraqesin jehonën e vendimeve të kongresit të Berlinit, Luftrat ballkanike, shprënguljet e tërrnocasve deri në ditët e sotme të paraqitur në një tabelë me numra rendorë me emër dhe mbiemër, vitet e shprënguljës dhe vendet ku kanë shkuar, zejet dhe zejtarin e fshatit duke i pasqyruar me fotot e ndryshme.

Më tej autorët paraqesin një pasqyrë të zgjerur mbi Tërrnovcin gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore me ç`rast ky fshat ishte shëndrrruar në bastionin e nacionalizmes shqiptare të udhëhequr nga Gjon Sereqi i cili në fshat kishte qëndruar afër 3 vjet, Avni  Mehmet  Qorovinja i cili ishte mësuesi i parë nga Tërrnovci, i burgosur politik etj. Monografinë e pasurojnë të dhënat e paraqitura për likuidimet, vrasjet dhe plagosjet që i kanë bërë serbët dhe bullgarët në fshat në periudha të ndryshme. Gjithashtu autoret paraqesin lëvizjet gjatë viteve 1990 -1998, mobilizimin e dhunshëm të shqiptarëve nga ushtria dhe policia serbe gjatë bombardimeve të NATO-së në Kosovë gjatëvitit 1999, luftën e Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovcë (UÇPMB) dhe luftimet e saj kundër ushtrisë dhe policisë serbe gjatë viteve 1999-2002, dhe kontributin e tërrnocasve të dhënë në UÇPMB të udhëhequr nga komandatët Lleshi (Ridvan Qazimi), Sami Azemi, Menderez Rufati etj. Më tutje flasin për marrëveshjen e Konqulit, vrasjen e komandant Lleshit, zgjedhjet e para historike demokratike në këtë pjesë të Kosovës lindore ku u fitua pushteti lokal në Bujanovc nga shqiptarët për herë të parë gjatë historisë me Nagip Arifin kryetarë i parë shqiptarë në Komunën e Bujanovcit.

Në fund të kësaj monografie autorët paraqesin gjeonologjinë e familjeve të Tërrnovcit që është në interes dhe si i tillë për brezat e ri të tërrnocasve është një burim i rëndësishëm për ta njohur gjeolonogjinë e tyre familjare. Kjo monografi ka vlerë të rëndësishme për studime të mëtutjeshme të çdo pjese të Kosovës lindore, por është edhe një kontribut në shkrimin e drejtë të historisë kombëtare të kësaj ane. Lënda shumë e pasur arkivore, literatura e shfrytëzuar në shumë gjuhë të ndryshme, gojëdhanat e tjera e bëjnë këtë monografi një thesar të vërtetë studimor duke i dhënë shkencës së hisotrisë një monografi shkenocre që pasuron njohurit e lexuesve mbi Tërrnovcin dhe të kaluarën e tij, traditën, historinë etj. Autorët meritojnë përgëzime për këtë arritje të madhe e cila është një shembull se si duhet të trajtohen vendbanimet dhe ngjarjet historike në hapësirat shqiptare.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment