Kushtuar të Lumit Atë Shtjefen Kurti. Nga Artan Lleshi, Gjomarkaj

Nga Pirusti News

Te qoftë ajri i lehtë Ati ynë Shtjefen

Sindonet tua janë degë Palme

Eshtrat tua janë rrënje Ulliri

Ja ku janë eshtrat tua Atë

Posht levores së dashurisë së një populli

Nder gjymtyrë të Fjalës së Krishtit

Mbi gjurmët e Kombit Tim jan ende eshtrat tua Atë

Galilea për ty është Dardania Jonë

Mali Siion -është Kodra e Diellit

Lumi Dardan-cdo lum shqiptar në gjak mbytur

Sinagoga-eshte ne çdo arë të zaptuar.

 

Ponzi Pilat -është i vdekur ende gjallë

Juda është ende me monedhat në brez

O i Lumi Ati Shtjefen Kurti

Trupi im nuk lëshon dot hije

Trupi yt është gjallë o Atë

e lëshon te bukurin diell mbi sup të dhimbjes.

Maria është Gjuha e timit Komb

Jozefi është Gjergji i timit

Komb Juda eshte sllavi i timit Komb

E gryka e varrit bosh-zgavër e syve tanë qe s’dimë

të shohim.

Të qoftë ajri i lehtë o i Lumi Atë Shtjefen

Biri i Denjë i Kombit Tim.

Në memorje të të Lumit Atë Shtjefen Kurti.

Artan Lleshi Gjomarkaj Mirdite.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment